-
Greqi-Shqipëri bashkojnë forcat për shuarjen zjarrit! Digjen 40 ha pyje halore
Autoritetet shqiptare dhe ato greke kanë arritur të shuajnë një zjarr në kufi mes dy shteteve, në zonën e Pustecit. Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën greke dhe më pas flakët janë përhapur në tokën shqiptare.
27 Gusht 2019, 21:55 -
Shpërthimi i depozitës/ Bllokohet karburanti, nuk plotësonte kushtet e sigurisë, Braçe: Kontroll për inspektorët
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka shkuar në pikën e karburantit përgjatë aksit rrugor Lezhë-Milot ku inspektorët kanë bërë të mundur bllokimin e kësaj pike për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.
27 Gusht 2019, 11:40 -
Zjarret/ Emergjencat Civile bëjnë bilancin e gushtit: 917.2 ha sipërfaqe e djegur nga 128 zjarre
Gjatë gushtit në vendin tonë kanë rënë gjithsej 128 zjarre, ndërsa për të neutralizuar këtë, janë angazhuar 164 mjete zjarrfikëse, 1701 forca nga (MSZH AZM, ushtare nga FA dhe vullnetarë të ndryshëm.
27 Gusht 2019, 11:25 -
I vendosën zjarrin malit të Shëngjinit, gjykata jep 'detyrim paraqitje' por autorët mohojnë akuzat
Ditën e sotme, gjykata e Lezhës ka dhënë detyrim paraqitje për Ardit Ujkan dhe Milton Ivanajn, si autorë të dyshuar të zjarrit për qëllime përfitimi, hapje kullotash për bagëti në malin e Shëngjinit.
27 Gusht 2019, 10:53 -
Fier/ Ndezin zjarr për të pastruar arën, flakët djegin rrjetin elektrik dhe lënë fshatin pa energji (VIDEO)
Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 10:15 minuta dhe dyshohet se kanë qenë disa banorë të zonës të cilët fillimisht i kanë vënë zjarrin për të pastruar një arë dhe më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
25 Gusht 2019, 11:19 -
Zjarr pranë fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, rrezikohen disa banesa (VIDEO)
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Persona të paidentifikuar i ka vënë flakën një sipërfaqe të mbuluar me ferra dhe shkurre në ambientet e jashtme të fabrikës. Zjarri rrezikon edhe disa banesa dhe një biznes aty pranë.
24 Gusht 2019, 19:45 -
Zjarri në Shëngjin/ Prefekti: Situata në kontroll! U rrezikua jeta e zjarrfikësve dhe e FA-ve, por jo e banorëve
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku ka deklaruar se situata e zjarreve është vënë në kontroll, teksa ka sqaruar se në asnjë moment nuk është
24 Gusht 2019, 10:10 -
Bashkia nis zjarrfikëset në Shëngjin, Veliaj: Solidaritet jo vetëm me fjalë, siç i ka hije Tiranës
“Solidaritet me Shengjinin/Lezhen. Jo vetëm lutjet e solidaritet me fjalë, BashkiaTirane nisi zjarrëfikse e staf për të ndihmuar Bashkinë Lezhë në betejën me zjarret! Kolegët tanë do bëjnë më të mirën - siç i ka hije Tiranës!”, - shkroi Veliaj në rrjetet sociale.
23 Gusht 2019, 15:36 -
Zjarrfikëset prej orësh 'luftë' me flakët në Shëngjin, 200 efektivë vënë në kontroll zjarrin (VIDEO)
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se prej dy ditësh e netësh, FA me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë janë në terren dhe do të jenë në aty deri në shuarjen e flakëve. Aktualisht janë 200 efektivëve të nga strukturat e mësipërme të angazhuar për situatën në Shëngjin.
23 Gusht 2019, 13:38 -
Shkrumbohet 10 ha tokë në Fier, zjarrfikësit 6 orë 'luftë' me flakët (VIDEO)
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Alket Halimi tha se në fillim zjarri ka rrezikuar dy stalla, por fatmirësisht tashmë situata paraqitet e qetë. Nga flakët janë djegur rreth 300 rrënjë ulliri, e ndërsa pjesa tjetër me shkurre.
21 Gusht 2019, 14:50 -
Zjarr në një zdrukthtari në Konispol, flakët shkrumbojnë një magazinë e dy godina të tjera
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar një magazine dhe 2 godina të tjera në fshatin Mursi, të Konispolit. Fatmirësisht, flakët janë shuar duke mos rrezikuar banesat e tjera përreth.
15 Gusht 2019, 21:44 -
Bashkia Kukës shpëton nga zjarri Parkun Kombëtar Korab-Koritnik, në Ersekë digjen 15 hektarë dushqe e pisha (VIDEO)
Zjarri në Ersekë është ndarë në 7 vatra dhe ka djegur 15 hektarë tokë me dushqe e pisha. Ndërsa në bashkinë e Kukësit është izoluar zjarri në disa fshatra duke mos e lejuar që të përhapet në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik/.
14 Gusht 2019, 09:29