-
-
Shumica e studentëve 4 muaj pa marrë paratë e bursave: Shteti nuk na vlerëson, truri do edhe ushqim! Rektorati: Fondet janë alokuar, në janar nis shpërndarja
Paratë e bursave studentore janë vonuar afro 4 muaj, por me interesimin e Report Tv, kjo gjë ka ndodhur për shkak të burokracive, dhe shpërndarja e parave do të nis brenda Janarit dhe Shkurtit
25 Janar 2023, 12:47 -
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në të gjitha shkollat e vendit, kemi si qëllim ruajtjen e saj
Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Përballë sfidës së madhe dhe alarmit të dhënë nga gjuhëtarët se gjuha shqipe është në rrezik, Ministria e Arsimit ka marrë një nismë që ka si qëllim ruajtjen saj dhe kalimin e gjuhës shqipe brez pas brezi.
24 Janar 2023, 09:41 -
Muzhaqi: Bursa deri në 300.000 lekë për të rinjtë që duan të mësojnë programimin! Aplikimet të hapura në e-albania
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se mbështetja për të rinjtë do të variojë nga 150 mijë lekë deri në 300 mijë lekë, ndërsa shtoi se do të ketë subvencionim me 20
23 Janar 2023, 18:01 -
Kushi: Të rinjtë të pajisen me aftësi që janë emergjente për zhvillimet e kohës! Muzhaqi: 300 mijë lekë subvencion për të rinjtë që ndjekin kurse programimi
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë aktivitetit ku u lançua programi i kodimit për të rinjtë, u shpreh se zhvillimet e vrullshme të kohës ofrojnë shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë, të cilët janë të talentuar dhe ecin me ritme shumë të shpejta.
23 Janar 2023, 17:14 -
Mbyllja e 56 shkollave për shkak të motit të keq, PD e Berishës thirrje Ministres së Arsimit: Pse nuk funksionon platforma SMIT ka kushtuar 8 mln euro
Lili Sula, drejtuese e departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mbyllen e 56 shkollave për shkak të motit të paqendrueshëm në disa të vende. Sula ka ngritur shqetësimin se nxënësit ngelin pa mësim për shkak se platforma SMIT, nuk funksionon
21 Janar 2023, 15:37 -
Shmangën ‘e-Albania’ e futën në klasë të parë fëmijët nën 6 vjeç, Ministria: Drejtorët do penalizohen! Asnjë nxënës s'përjashtohet, AKSHI do t’i regjistrojë manualisht
Drejtuesit kanë pranuar në klasë të parë fëmijë 5-vjeçarë që mbushin moshën 6-vjeçare brenda muajit dhjetor. Në fakt, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e prindërve që fëmijët e tyre të regjistrohen në shkollë ende pa mbushur 6 vjeç duke qenë se i kanë fituar njohuritë bazë përmes parashkollorit
20 Janar 2023, 17:33 -
Himni i flamurit çdo të hënë, nxënësit: Të këndohet çdo ditë! Mësuesit: Rrënjos dashurinë për vendin
Këtë të hënë, në shkolla rikthehet tradita e këndimit të himnit kombëtar. Nxënësit janë entuziastë, madje kërkojnë që kjo praktikë të jetë e përditshme. Por ndryshe ndodh me të rriturit, shumë prej të cilëve e kanë harruar.
19 Janar 2023, 17:15 -
Trajneri i boksit Sead Bushati zgjidhet si 'përfaqësuesi më i pëlqyer’ i studentëve në Universitetin e Sportit: Kam raport pa barriera
Trajneri i boksit Sead Bushati është përzgjedhur nga studentët e Universitetit të Sporteve në Tiranë si pedagogu më i pëlqyer për përfaqësimin e tyre. Në një intervistë për Report Tv Bushati tregon për këtë raport të veçantë e miqësor dhe dëshira e tij është që Ministria e Arsimit të repektojë vullnetin e studentëve.
15 Janar 2023, 17:49 -
'Programi i Futbollit për Shkollat', FSHF e Ministria e Sportit do të firmosin marrëveshje bashkëpunimi për projektin e FIFA-s
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit e Sportit do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Programi i Futbollit për Shkollat” që do të realizohet me mbështetjen e FIFA-s.
14 Janar 2023, 14:27 -
S’i pëlqen nota? Maturanti mund të kërkojë rivlerësim! Rregullorja e re për provimet e Maturës Shtetërore
Cilido gjimnazistë që nuk është i kënaqur me vlerësimin gjatë provimeve të maturës shtetërore, mund të kërkojë që testi të rivlerësohet. Në rregulloren e re, sqarohet se ankesa dorëzohet në momentin që dalin përgjigjet e të gjitha lëndëve, dhe nga 3 korriku Qendra e Shërbimeve Arsimore ka 4 ditë kohë për të bërë rivlerësimin e testit, duke nxjerrë një notë më të lartë, të njëjtën, apo edhe një vlerësim më të ulët
13 Janar 2023, 13:32 -
U përjashtuan nga ‘pakoja e madhe’, studentët të zhgënjyer: Qeveria na la sërish në harresë, asnjë mbështetje
Këtë të hënë studentët i janë rikthyer auditoreve për herë të parë për vitin 2023. Por ky vit për ta ka nisur me zhgënjimin për shkak të mospërfshirjes në kategoritë përfituese nga ‘Pakoja e madhe’, fondi që akordoi qeveria për gati 1mln shqiptarë për të zbutur efektet inflacionit
9 Janar 2023, 20:07 -
Rinis mësimi, nxënësit mall për njëri-tjetrin: Morëm plot dhurata, lexuam edhe libra
Pas pushimeve të festave të fundvitit nxënësit e të gjithë shkollave në vend i janë rikthyer mësimit. Për Report Tv ata tregojnë se si i kaluan ditët e pushimit, duke u dhënë hapësirë edhe librave jashtëshkollorë
5 Janar 2023, 16:13 -
Shkolla rifillon më 5 janar pas pushimeve të dimrit, studentët kthehen në auditorë në 9 janar! Në arsimin 9-vjeçar këtë vit rikthehen pushimet e pranverës
Për shkak të festave të fundvitit, në të gjitha shkollat dhe universitetet e vendit kanë nisur pushimet dimërore që zgjasin gati dy javë. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në mbarë vendin do të rikthehen në shkollë më 5 Janar 2023.
26 Dhjetor 2022, 13:22 -
Matura Shtetërore 2023/ Publikohen datat e provimeve, më 1 qershor i pari, i fundit më 19 qershor
Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2023. I pari do të jetë më 1 qershor, i dyti më 7 qershor, i treti më 13 qershor dhe i fundit më 19 qershor.
23 Dhjetor 2022, 20:48 -
Rama batuta me mësuesit: Kur jam unë në mbrëmje askush nuk ha dhe kërce, s’jam aq i frikshëm! Sa iki plas vallja
Me batuta e ka mbyllur kryeministri Edi Rama takimin më mësuesit teksa iu tha atyre se në mbrëmjet që merr pjesë edhe kreu i qeverisë të pranishmit as nuk kërcejnë e as nuk hanë. Por, në momentin që largohet ai plas vallja dhe muzika."Kam mësuar që vetëm kur iki un&eu
21 Dhjetor 2022, 19:21 -
Rama: Mësueset që ndalin në pension t’i bëjmë drejtoresha, do e drejtonin shkollën më mirë se burrat
Kryeministri Edi Rama i ka propozuar Ministrisë së Arsimit që mësuesit që dalin në pension t’i kalojnë si drejtuese shkollash. Rama tha se ata kanë eksperiencën e shumë viteve për të drejtuar shkollat dhe sipas tij do ta bëjnë shumë më mirë se disa burra.&ld
21 Dhjetor 2022, 19:12 -
-
Rama: Mësuesit sot i zgjedhim nga portali me meritokraci, vite më parë i vendoste politika ose e blinin vendin e punës me para
Kryeministri Edi Rama thotë se mësuesit zgjidhen sot për t’u bërë pjesë e sistemit me meritokraci përmes portalit. Rama tha se sistemi arsimor ka përparuar krahasuar me vite më parë kur mësuesit futeshin në punë nga partitë politike apo duke blerë vendin e punës me para.
21 Dhjetor 2022, 18:49 -
Rama kritika: Nuk jam i kënaqur me drejtorët e shkollave, propozoj që gratë mësuese që dalin në pension t’i kalojmë në nivel drejtues
Kryeministri Edi Rama thotë se mësuesit zgjidhen sot për t’u bërë pjesë e sistemit me meritokraci përmes portalit. I pranishëm në ceremoninë "Mësuesi i Vitit 2022", Rama tha se sistemi arsimor ka përparuar krahasuar me vite më parë kur mësuesit futeshin në punë nga partitë politike apo duke blerë vendin e punës me para.
21 Dhjetor 2022, 18:37 -
Universitetet publike të pavarura, Sindikata e Pedagogëve kundër nismës së Ministrisë së Arsimit: Po rrezikohet dhënia me PPP e institucioneve arsimore
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Aleksandër Kovaçi është shprehur kundër vendimit të këshillit të ministrave të datës 23 nëntor. Në VKM thuhej se universitetet do të mund të shndërroheshin në insititucione publike të pavarura.
20 Dhjetor 2022, 13:01 -
Rama ndan certifikatat për artistët e vegjël të pikturës: Qëndroni larg telefonave! Plan për një program jashtëshkollor për artet, zejet e sportet
Artistë të vegjël nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për finalistët e konkursit të pikturës të titulluar, “Shqipëria Ime”.
20 Dhjetor 2022, 11:30 -
Pas ankesës së prindërve, nxënësit nga klasa 1-3 do marrin libra të rinj falas! Ministrja: Deri në klasë të 9, me detyrim kthimi
Me vendim të qeverisë për nxënësit nga klasa e 1 deri nw tw tretwn, librat do të jepen falas dhe nuk do të dorëzohen në fund të vitit shkollor. Ministrja e Arsimit Evis Kushi, tha se vendimi u mor pasi librat në këto tre klasa kanë shumë shënime dhe bëhej i vështirë përdorimi nga një brez tjetër.
19 Dhjetor 2022, 12:31 -
-
Ministrja e Arsimit e paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshme Vokshin! Deputetja e PD: Kushi të japë dorëheqjen
GJKKO ka shpallur të pafajshme deputeten Albana Vokshi, e cila ishte paditur për shpifje nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Në dalje para mediave, deputetja e PD kërkoi sërish dorëheqjen e Kushit duke e cilësuar si shkaktare të degradimit të arsimit.
9 Dhjetor 2022, 12:02 -
Tirana përmbyll vitin si metropoli i rinisë, Kushi për të rinjtë: Të largojmë gjuhën e urrejtjes! Mision që vetëm ju mund ta arrini
Tirana përmbylli vitin si Kryeqyteti Evropian i Rinisë me një ceremoni festive. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë fjalës së saj në këtë ceremoni lëshoi një mesazh të fortë për gjithë të rinjtë shqiptarë
9 Dhjetor 2022, 09:52 -
70-vjetori i Universitetit të Mjekësisë, Rama: Nëse Universitetet tona futen në sistemin e arsimit të lartë të BE, do jetë fitore e madhe
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në 70-vjetorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë Kreu i qeveri tha se Universiteti i Mjekësisë në Tiranë është i pari në renditjen për fondet e përthithura nga BE
5 Dhjetor 2022, 19:32 -
S'ka pushim më 6 dhjetor, ministrja e Arsimit: Të gjitha shkollat e Tiranës do të vijojnë mësimin normalisht
Të gjitha shkollat e Tiranës do të vijojnë mësimin normalisht. Ka qenë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ajo e cila e ka nënvizuar edhe një herë sot këtë, nisur nga fakti se shumë janë keqkuptuar pas lajmet se 6 dhjetori mund të ishte pushim prej Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
2 Dhjetor 2022, 18:27 -
Nipi ia bëri dhuratë portretin për 85-vjetorin dhe fitoi konkursin, gjyshja Terezë heroinë e 13 fëmijëve e 28 nipërve e mbesave: Gjë më të bukur s'ka!
Në 85-vjetorin e ditës së lindjes, Mario zgjodhi që t’i realizonte një portret gjyshes së tij Terezës, e më këtë jo vetëm e gëzoi atë vetë, por edhe rrëmbeu edhe zemrat e publikut duke e bërë fitues të çmimit të parë në konkursin e Ministrisë së Arsimit.
2 Dhjetor 2022, 09:11 -
Degët prioritare në rrezik, studenti vjen nga Shkodra për të marrë pjesë në protestën para Ministrisë: Këtë vit asnjë i regjistruar për fizikë
Një grup studentësh kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit për degët që janë në rrezik, pasi kanë një numër shumë të ulët studentësh të regjistruar. Report Tv mori në intervistë një prej tyre, Kolindo Vjerdha, i cili kishte ardhur në këtë
30 Nëntor 2022, 12:05 -
Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit, kryejnë ‘homazhe’ për degët e mbyllura në universitete: 71.6% e programeve prioritare në rrezik
Qëndresa Qytetare organizoi sot një protest homazh përpara Ministrisë së Arsimit dhe sportit për të ironizuar mbylljen e degëve të studimit në universitetet publike të vendit.
30 Nëntor 2022, 10:26 -
-
Fshati pa shkollë në Pogradec! 15 nxënës në Peshkëpi në kërkim të një mësuesi! Banorja: Kanë ikur nuset me fëmijët të jetojnë me qira për t'i shkolluar
Në fshatin Peshkëpi të Pogradecit shkolla është mbyllur edhe pse godina është e re. Shkolla nuk ka mësues, të cilin banorët e kanë kërkuar prej vitesh pranë Drejtorisë Arsimore, por kërkesa e tyre është injoruar.
23 Nëntor 2022, 17:10 -
Ministrja thirrje studentëve: Aplikoni për bursa, 3 kategoritë që përfitojnë
Ministrja e Arsimit i ka bërë thirrje studentëve që të aplikojnë për bursat."I bëj thirrje studenteve që të aplikojnë për bursa studimi. Është fjala për bursat e studimet që janë të barasvlershme me pagën minimale dhe janë parashikuar p
23 Nëntor 2022, 13:28 -
Vendimi i Qeverisë, universitet do të mund të shndërrohen në institucione publike të pavarura! Përcaktohen kriteret, do të jenë jo fitimprurëse
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se universitet do të kenë mundësi të shndërrohen në institucione publike të pavarura. Kushi shpjegoi se është marrë vendimi i Këshillit të Ministrave, ku janë parashikuar të gjitha kriteret dhe procedurat për të kthyer një institucion në publik të pavarur, duke thënë se kjo formë do t’i ndihmojë universitetet për të rritur cilësinë, por edhe për kërkimin shkencor.
23 Nëntor 2022, 13:19 -
Nga janari shërbim për zhvillim karriere te klasat e nënta! Drejtoresha në MAS, Gjini: Nxënësit do të marrin vendime të orientuara drejt prirjeve
Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ofrojë prej muajit janar 2023 Shërbimin për Këshillimin e Karrierës që në klasën e 9-të në të gjitha shkollat e vendit. Përmes komisioneve të posaçme me drejtues të arsimit 9 vjeçar, staf mësuesish e punonjës të shërbimit social për t'i orientuar nxënësit që të marrin vendimet e duhura kur zgjedhin nëse do ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe arsimin profesional.
22 Nëntor 2022, 21:07 -
-
-
Studentët nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia mblidhen në Tiranë, diskutojnë për sfidat e arsimit! Kërkesë Kushit për hapjen e 4 mensave studentore
Për 2 ditë me radhë, 150 studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të diskutojnë problematikat në secilin prej vendeve, ku ajo që i bashkon është cilësia e dobët në mësimdhënie, por edhe infrastrukturë. Duke marrë shembullin e bashkëmoshatarëve të tyre në rajon, studentët tanë do t’i kërkojnë bashkisë, ndërtimin e 4 mensave publike.
18 Nëntor 2022, 16:49 -
Iu refuzua kërkesa për 100 euro ndihmë nga qeveria, studentët: Duan të na largojnë nga Shqipëria! Do i kthehemi protestave
Pasi Ministria e Arsimit i refuzoi kërkesën për ndihmë 100 euro në muaj për t’u përballur me kushtet e jetesës, studentët thanë se do të konsultohen me njëri-tjetrin për të nisur protestat. Ata thonë se qeveria ka synim vetëm për t’i larguar nga Shqipëria ndërsa jetesa thonë se po bëhet e papërballueshme.
9 Nëntor 2022, 10:14