-
Halimi: Pa dekriminalizim, nuk
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi thotë se nuk është dakord me projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për dekriminalizimin. Në intervistën “5 pyetjet nga Babaramo”, Halimi shprehet se me këtë projektligj shpëtojnë të zgjedhurit vendorë si Artur Bushi dhe Elvis Roshi dhe të tjerë, të cilët tha ai janë me rekorde kriminale në të kaluarën e tyre. VIDEO
e votojmë reformën në drejtësi
21 Shtator 2015, 21:23 -
Peleshi:S'diskutojmë projektet e OSBE
Në një prononcim për mediat zv/kryeministri Niko Peleshi foli rreth situatës së krijuar mes Qeveris shqiptare dhe OSBE-së, ku theksoi se nuk beson se ka arsye për të diskutuar projektet. I pyetur lidhur me çështjen e refugjatëve, zv.kryeministri tha se deri më tani nuk ka asnjë deklaratë për një fluks të pritshëm të refugjatëve. VIDEO
s’kemi negociata për të pritur refugjatë
21 Shtator 2015, 19:09 -
Bashkëpunimi me OSBE, Gjosha:
E kujdesshme në evitimin e komenteve për vijueshmerinë e bashkëpunimit të qeverisë me OSBE, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha është ndalur vetëm në vlerësimet për sugjerimet që OSBE/ODIHR i ka dhënë institucioneve ndërkombetare.
Ka qenë dhe do jetë i mirëpritur
21 Shtator 2015, 18:03 -
Rohani: Iranianët mbështesin gjerësisht marrëveshjen për programin bërthamo
UASHINGTON, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian, Hassan Rohani konfirmoi se pjesa më e madhe e bashkëpatriotëve të tij mbështesin marrëveshjen e arritur me SHBA-në dhe që institucionet e vendit do ta ratifikojnë. Në një intervistë për emisionin ”60 minuta” për stacionin televiziv amerikan CBS transmetuar dje në SHBA, Rohani nënvizoi se Uashingtoni shfaq gjithmonë […]
21 Shtator 2015, 16:59 -
Bushati: Mandatin e OSBE në
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati sqaron se mandatin dhe rolin e OSBE nuk e përcakton dikasteri që ai drejton. Kreu i diplomacisë shqiptare tha se ka zbatuar ligjin duke tërhequr ambasadorin tone në OSBE dhe konfirmoi se nuk ka negociata për të pritur refugjatë nga Siria. VIDEOMPJ, Qirko: Nuk ka largim te OSBE nga ShqipëriaRefugjatë sirianë në Shqipëri? MPJ: Nuk ka asnjë kërkesë!Pranimi i 75.000 refugjatëve sirianë Bushati ia mohon gazetarit të CNNRefugjatët sirianë, Peleshi: Nuk ka kërkesë konkrete,por po përgatitemi
Shqipëri nuk e përcaktojmë ne
21 Shtator 2015, 14:22 -
Ligji për median, propozimi i
I shumëdebatuari neni 62 i ligjit të medias qe fikson perqindjen e pronesise per cdo kanal televiziv pas amendimeve të propozuara nga e majta është shoqëruar me një propozim të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive. Në komisionin kuvendor të Mjeteve të Informimit publik, AMA ka paraqitur sugjerimin për prnauar ndryshimin e nenti 62, por per te mos prekur pikën 12 të tij, që trajton shperndarjen e reklamave. AMA zbut në këtë mënyrë qëndrimin e saj për nenin, i cili edhe pse u miratua me konsensus kohë më parë nga politika, ka sjellë përplasje në Kuvend. “Mos prekni piken 12, TV jo me shume se 30% reklama” VIDEOPronësia e medias, PS-PD pa qëndrim për amendamentin e BallësKiE: Propozimi i Ballës rrezikon pluralizimin e medias, ekspertizë
AMA-s: Mos prekni reklamat
PDF/AMA për amendamentin "Balla"
21 Shtator 2015, 13:42 -
Pronësia e medias, PS-PD pa
Mazhoranca dhe opozita nuk kanë mbajtur qëndrim të qartë lidhur me amendamentin për shfuqizimin e nenit 62 të ligjit te AMA-s propozuar nga Taulant Balla për pronësinë e medias. Në Komisionin e Medias ishte parashikuar shqyrtimi dhe dhënia e qëndrimeve mbi shkresat me të cilat OSBE, KE dhe BE kanë dhënë sugjerime për Kuvendin.
qëndrim për amendamentin e Ballës
21 Shtator 2015, 11:38 -
OSBE organizon forum të nivelit të lartë për personat e zhvendosur nga Kosova
PRISHTINË, 20 shtator /ATSH/.- Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) do të organizojnë takime të nivelit të lartë dhe teknik për zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova, të hënën dhe të martën (21-22 shtator 2015), në Budva, Mal i Zi. Me 21 shtator, Grupi […]
21 Shtator 2015, 08:00 -
Eduart Ndocaj letër Metës:Më fut
Kuvendi i Shqipërisë këtë sesion të ri Parlamentar ka në axhendën e saj ligje e reforma të rëndësishme si dekriminializimi dhe sistimin e drejtësisë. Por lënia e mandatit të deputetit nga Arben Ndoka dhe me Armando Prengën në burg i ka lënë qytetarët e Lezhës pa përfaqësuesit e tyre në mazhorancë. Pikërisht ky ka qenë edhe thelbi i letrës së dërguar nga emri i radhës në listë, Eduart Ndocaj, kreut të Kuvendit Ilir Meta.
në Kuvend,mos mbaj inate politike
20 Shtator 2015, 11:54 -
Raporti konfidencial i OSBE
Një nga aleatet e hershem të Partisë Demokratike, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehet se raporti konfidencial i OSBE-së mbi aferat korruptive të politikaneve përmban edhe të vërteta. Ai pranon se ka një bazë vërtetësie në rreshtat e raportit, por pa saktësuar se kujt i adresohen ato. Në intervistë Shehi kërkon që procesi i dekriminalizimit te realizohet ne konsensus mes palëve politike dhe shpreh besimin se ajo do të realizohet falë presionit të ndërkombëtareve VIDEO
Shehi: Aty ka edhe të vërteta
20 Shtator 2015, 09:57 -
-
-
Qeveria rishikon mandatin e
Në një letër që Ministria e Jashtme u ka dërguar ministrive të tjera dhe institucioneve te vendit argumenton se prania e OSBE-së shihet me vend për tu reduktuar. Kjo kërkesë argumentohet me faktin se organizata për siguri dhe bashkëpunim në Europë është e tepërt në një vend tashmë anëtar i NATO-s, i cili pret të anëtarësohet në BE. Letra: Kufizime ne buxhet, rishikoni projektet me OSBE-në. VIDEO
OSBE, ja letra me argumentet
19 Shtator 2015, 16:13 -
Formula 1 – Sebastian Vettel (Ferrari), më i shpejti në provat e treta të lira në Singapo
TIRANE, 19 Shtator /ATSH-AFP/. – Gjermani Sebastian Vettel (Ferrari) ka realizuar kohen me te shpejte ne seancen e 3-te e te fundit te provave te lira per Cmimin e Madh te Singaporit per kampionatin boteror te Formula 1, te shtunen ne cirkuitin urban te Marina Bay (5,073 km) ne Singapor. Sebastian Vettel (GER/Ferrari) 1:45.682 (12 xhiro) (mesatare: 172,809 […]
19 Shtator 2015, 15:12 -
Shqipëria pa ambasador në
Në këto ditë kur marrëdhëniet mes politikës shqiptare dhe OSBE duket se kanë mëse të nevojshme shtigjet diplomatike, Shqipëria mbetet pa përfaqësues diplomatik në selinë qendrore të OSBE-së në Vjenë. Ambasadorit Spiro Koci i ka mbaruar mandati prej nje viti. Presidenti Nishani nuk firmos dekretin e lirimit, Bushati "terheq" ambasadorin ne atdhe. VIDEO
OSBE, Nishani s'firmos lirimin
19 Shtator 2015, 11:44 -
Raporti vjetor i OSBE, Raunig:
Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i mbajtur përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, nga ambasadori i kësaj organizate në Tiranë Florian Raunig, vë theksin tek drejtësia. Duke përshëndetur operacionet e qeverisë për energjinë elektrike dhe antikanabis, OSBE vëren se, edhe pse ka pasur ndjekje penale për zyrtarë të niveli të mesëm, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë mungon. VIDEO
Zyrtarët e lartë nuk ndëshkohen
18 Shtator 2015, 19:29 -
SHBA dhe BE në një zë: Raunig
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë në qëndrimin e shprehur mbi raportin përfundimtar të OSBE-së mbi zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri, u bën thirrje partive politike të çojnë përpara reformën në drejtësi. BE u kërkon palëve politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për të çuar përpara nismat e ndërmarra, duke e konsideruar reformën në sistemin gjyqësor si vendimtar. VIDEO
dhe stafi kanë bërë punë cilësore
18 Shtator 2015, 17:04 -
Dekriminalizimi, Bylykbashi: Qeveria
Projektligji i qeverisë për funksionet publike përjashton thelbin e dekriminalizmit, duke hequr në ligj 5 pikat thelbësore të draftit të demokratëve. Nëse qeveria ka hequr në ligj verifikimin e zyrtarëve , PD me draftin e saj parashikon ngritjen e një institucioni të posacëm brënda prokurorisë që verifikon cdo person që ësstë në detyrë në institucione publike apo i zgjedhur me votë. VIDEO
s’ka vullnet për realizimin e procesit
18 Shtator 2015, 15:50 -
Sport – Formula 1 – Nico Rosberg (Mercedes), më i shpejti në provat e para të lira në Singapo
TIRANE, 18 Shtator /ATSH-AFP/. – Gjermani Nico Rosberg (Mercedes) ka realizuar kohen me te shpejte ne seancen e pare te provave te lira per Cmimin e Madh te Singaporit per kampionatin boteror te Formula 1 ne cirkuitin urban te Marina Bay (5,073 km). Nico Rosberg (GJER/Mercedes) 1:47.995 (27 xhiro) (mesatare: 169,108 km/h) Lewis Hamilton (ANG/Mercedes) 1:48.314 (24) Daniel […]
18 Shtator 2015, 15:38 -
Dekriminalizimi, Meta: Ndihmë
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta deklaroi se nëse nuk arrihet marrëveshja për dekriminalizimin mes palëve politike, do i kërkohet ndihmë ndërkombëtareve. Në një dalje publike kreu i LSI-së u shpreh se dy draftet e paraqitura në thelb kanë përputhshmëri, dallojnë në nisma të vogla, duke i ftuar për të arritur konsensus. VIDEO
të huajve aty ku nuk ka konsensus
18 Shtator 2015, 12:52