-
COVID i futi në krizë, peshkatari në Vlorë: Tani bukë me ullinj, jemi si në Bagdad, shtet po falimentojmë
Situata e krijuar nga koronavirusi në vend ka futur në krizë sektorin e peshkimit. Edhe pse kjo veprimtari nuk është e bllokuar peshkatarët e Vlorës thonë se orari i reduktuar dhe mbyllja e subjekteve tregtare i ka futur në kolaps, ku mungon fuqia blerëse kyçe për ta që janë restorantet.
7 Prill 2020, 19:15 -
Situata në qarkun Shkodër/Ndihmohen me pako ushqimore 39 familje në vështirësi, shpërndahen 594 pensione
Ka vijuar dezinfektimi i rrugëve dhe ambienteve të institucioneve të shërbimit privat. Janë mbështetur kërkesat e qytetarëve për pastrimin dhe zhbllokimin e KUZ, riparimet e defekteve të rrjetit ujësjellës.
7 Prill 2020, 18:56 -
4 net jashtë në doganën e Kapshticës! Zgjidhet problemi, 35 shqiptarë dërgohen 14 ditë në hotelin karantinë
Pasditen e sotme nisi evakuimi i emigrantëve shqiptarë të bllokuar prej katër ditësh në pikën kufitare me Greqinë. Në pikën kufitare janë mbi 40 emigrantë aktualisht, por autoritetet vendosën që të pranojnë vetëm 35 prej tyre që nuk janë rezident në vendin fqinj, ndërsa të tjerët duhet të kthehen. Shpenzimet për 27 shqiptarët do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës.
7 Prill 2020, 18:35 -
Mësimi online, Voshtina në Repolitix: Punë kolosale, e vërteta e zbritjes së pagës së mësuesve
Nevila Voshtina në një lidhje skype për Report Tv në emisionin Repolitix tha se mësimi online ka pasur rezultate të mira dhe se nga paga janë të prekur vetëm ata mësues që japin mësim larg vendbanimit të tyre.
7 Prill 2020, 18:04 -
U infektua pasi i shërbeu të moshuarës që vdiq! Testohet familja dhe kolegët e infermierit të prekur në Shkodër
Specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër kanë vijuar gjurmimin dhe kryerjen e testeve për persona të cilët dyshohen se mund të jenë prekur nga Covid-19. Një ditë më parë, u bë publik fakti që një infermier i bluzave të bardha në Shkodër është prekur nga Covid
7 Prill 2020, 17:55 -
Testet për COVID-19/ Ekspertët i përgjigjen Bashës: Strategjia ka funksionuar, s'ka arsye pse ta ndryshojmë
Sipas Komitetit Teknik nisur nga konstatimet dhe rezultatet e deritanishme në Shqipëri, nuk gjejmë asnjë arsye për ta rikonsideruar apo ndryshuar strategjinë e ndjekur pasi ka rezultuar efektive.
7 Prill 2020, 17:52 -
Mbylli bashkinë pas rastit me COVID! Zotkaj i Poliçanit në Repolitix: Risku i lartë, kemi 800 qytetarë të sëmurë kronikë
Lidhja zinxhir e rastit të infektuar me COVID-19 në këtë qytet ka kërkuar masa të rrepta, pasi në këtë qytet, tha ai, janë 800 persona që vuajnë nga sëmundje kronike dhe profesionale, për shkak të punës në uzinë. Adriatik Zotkaj: I infektuari pati mbi 50 kontakte, shkollën e bëmë karantinë
7 Prill 2020, 17:32 -
Voltana Ademi kërkon informacion nga Manastirliu: Sa qytetarë shkodranë kanë telefonuar 127 dhe sa prej tyre u është bërë testi
Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë, Voltana Ademi i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu informacion se sa qytetarë shkodranë kanë telefonuar 127 Urgjencën Kombëtare dhe sa prej tyre u është bërë testi.
7 Prill 2020, 17:24 -
Braçe sulmon Berishën: I ka marrë gjithçka këtij vendi, tani kërkon më shumë vdekje nga shtëpia e tij e luksit
Braçe shprehet se teksa kryeministri i Islandës ka veshur uniformën në shërbim të njerëzve në luftën kundër koronavirusit, Shqipëria ka një mjek që i ka marrë gjithçka këtij vendi dhe që tani kërkon më shumë vdekje nga shtëpia e tij e luksit.
7 Prill 2020, 17:03 -
Kos, mjaltë e domate, Kujtim Gjuzi tregon 'kurën' kundër koronavirusit: Jam stresuar, por s'e kam frikë se jam deputet
Deputeti konservator thotë se mbron mirë organizimin dhe se është i shëndetëshëm, ndërsa paralajmëron se do të shikohet në gjyq me ata që mashtrojnë se është i prekur me koronavirus.
7 Prill 2020, 16:41 -
SHBA i dhuron 30 mijë teste Shqipërisë, lideri i PD: E vetmja mënyrë për të mposhtur virusin! Rama: Basha ia fut kot
Qeveria dhe opozita vijojnë debatin në distancë lidhur me testet për koronavirusin. Lulzim Basha teksa ka falenderuar SHBA-në për dhurimin e 30 mijë testeve, thotë se ndihma do t'i mundësojë sistemit shëndetësor shqiptar kitet, sipas tij aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë, pasi shton se testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. Rama shprehet se Basha ia fut kot, pasi strategjinë e testimit e vendos Komiteti Teknik.
7 Prill 2020, 16:14 -
PD: Qeveria të lejojë ekspertët të kryejnë testim të zgjeruar! Rama: Ia fusni kot dhe pikë
Partia Demokratike këmbëngul se qeveria duhet të lejojë ekspertët të kryejnë testim të zgjeruar, por në përgjigje të kësaj deklarate kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk është në dorën e tyre! Rama thotë se është Komiteti Teknik i Ekspertëve që përcakton strategjinë e testimit dhe jo qeveria duke shtuar se " PD i'a fut kot".
7 Prill 2020, 15:40 -
Karantina 'shpik' tjetër rrugë për trafikun, drogë me motorë 'delivery' apo biçikletë
COVID-19 nuk ndal aktivitetin e trafikut të narkotikëve. Report TV ka mësuar se kjo veprimtari e paligjshme vijon normalisht pavarësisht se më ritme më të ulëta. Nga ana tjetër mësohet se për të zhvilluar këtë veprimtari këto grupe lëvizin me biçikleta, në këmbë apo të kamufluar si motorë "delivery". Nisur nga kjo sektori i anti-Drogës ka nisur kontrollet për këto kategori mjetesh transporti.
7 Prill 2020, 15:13 -
Mbante hapur biznesin, pronari: Më ishte prishur...por e 'tradhton' filxhani i kafes! Qytetarët marrin 1 orë leje, por se respektojnë! (VIDEO)
Bilanci i ndëshkimeve në 24 orë. Në 4 javë karantinë qytetarët vijojnë të mos jenë ndërgjegjësuar përballë rregullave të ndalim qarkullimit ku në 24 orët e fundit policia ka ndëshkuar 270 këmbësorë me 10 mijë lekë secili pasi lëviznin përtej orareve të lejuara.
7 Prill 2020, 14:48 -
'Profesor Neri thoshte do ta fitoj edhe këtë betejë!' COVID-19 i mori mësuesin, boksieri për 'Report TV': Të gjithë e donin
Skënder Kurti ishte viktima e 21 nga koronavirusi në Shqipëri. Ish-boksieri fillimisht u kthye në jetë pasi pësoi vdekje klinike, por edhe pse luftoi fort virusi famëkeq e mposhti.
7 Prill 2020, 14:22 -
Pagat e koronavirusit/ Shpërndahet kësti i parë për 9 mijë e 506 punonjës! Refuzohen 7.512 aplikime (kryeson Tirana)
Nga data 1 prill deri më datë 5 prill kanë aplikuar 36 mijë e 419 biznese, numri më i lartë i aplikimeve ka qenë në 2 prill ku kanë aplikuar 12 mijë e 826 biznese, ndërsa numri më i ulët i aplikimeve ka qenë më 5 prill me vetëm 2 mijë e 223 aplikime.
7 Prill 2020, 14:09 -
Ditët e karantinës, çfarë kërkojnë shqiptarët në internet, rekord leja për të dalë dhe… bastet online
Po bëhet gati një muaj që ka nisur kufizimi i lëvizjeve dhe shqiptarët janë vendosur në karantinë të detyruar brenda shtëpive të tyre është interesante ajo që ka ndodhur me atë çka ata kërkojnë në internet, ku kanë liri të plotë.
7 Prill 2020, 14:02 -
Mjekja e familjes sqaron për Report Tv: Ja procedura e trajtimit të një pacienti me COVID-19 në shtëpi! 3 këshillat bazike
Mjekja e familjes Adelina Qose Selimi, në qendrën shëndetësore nr.2 në një intervistë për gazetaren Doris Sallaku ka sqaruar se në momentin që marrin informacion nga epidemiologët që pacienti i tyre ka dalë pozitiv me COVID-19, ruajnë kontakte të përditshme me anë të telefonit.
7 Prill 2020, 13:50 -
Nga mbrojtja e grave nga burrat në karantinë deri tek fëmijët, vendimet e gjykatave që do lejohen të zbatohen në kohën e epidemisë
Nisma e radhës ligjore shkon në Kuvend, bo lejohet vetëm zbatimi i vendimet të gjykatave për çështje emergjente, prioritet mbrojtja e grave nga dhuna në karantinë
7 Prill 2020, 13:40 -
Infermierja shqiptare në Gjermani: Nuk kam frikë, kur kthehem në shtëpi u them familjarëve 'do e mundim'! Ja si i trajtojmë të infektuarit (VIDEO)
Infermierja shqiptare në Hamburg, Dasantina Çerpja ka shpjeguar në një lidhje me Skype për Report Tv protokollin gjerman për trajtimin e të prekurve me COVID-19. Çerpja ka sjellë në vëmendje masat të cilat ka marrë qeveria gjermane për të parandaluar përhapjen e koronavirusit!
7 Prill 2020, 13:04