-
Kronikë
Mjekja Dollenberg flet nga Gjermania: Shqipëria në rrugën e duhur me vaksinimin, por nuk mjafton! Duhet të vijojë respektimi i masave anti-COVID!
Për "Report Tv", Dollenberg tha se Shqipëria është në rrugën e duhur sa i përket vaksinimeve, por theksoi se pandemia nuk mposhtet vetëm me vaksinat, duke bërë apel për qytetarët që të vijojnë të respektojnë masat anti-COVID.
26 Maj 2021, 17:27 -
Kronikë
Kryhen 11.230 vaksinime, në total mbi 736 mijë vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’
Ka shkuar në 736.365 numri i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavirusit. Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila thotë po ashtu se vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 11230 vaksinime.
25 Maj 2021, 21:57 - Kronikë
-
Kronikë
Sezoni turistik, Klosi: Të angazhuar që turizmi këtë vit të ketë një sezon më të mirë se viti i parë i pandemisë
Komiteti Ndërministror i Menaxhimit të Sezonit Turistik zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua mbi masat dhe format e qasjes së turzmit këtë vit. Me një postim në Facebook, Ministri Blendi Klosi ka postuar disa foto nga mbledhja, ndërsa shpreh angazhimin për të patur një sezon turistik më të mirë se viti i parë i pandemisë.
25 Maj 2021, 15:37 - Kronikë
-
Kronikë
COVID 'ikën' nga spitalet rajonale, të infektuarit nga rrethet do trajtohen tek Infektivi! Manastirliu: Pritet lehtësim i masave nga komiteti
Me uljen e numrit të infektimeve me Covid, 3 spitalet rajonale në Elbasan, Shkodër dhe Durrës, tashmë janë kthyer në normalitet duke mbyllur pavionet për të infektuarit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se pritet lehtësim i masave nga mbledhja e Komitetit të Ekspertëve këtë javë.
25 Maj 2021, 14:59 -
Kronikë
Tomini për Report Tv: Marrin dozat e dyta Sinovac kujt iu shty data! Do preferoja të hiqeshin maskat në ambientet jashtë
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha për Report Tv se nga fundi i majit mund të diskutohet për një lehtësim të masave duke parë situatën aktuale, megjithatë është ende herët për të folur pasi situata duhet të shihet në dinamikë. Ajo shtoi se me ardhjen e vaksinave, marrja e dozës së dytë do të nis aty ku u pezullua dhe se këto persona do të njoftohen nga mjeku i familjes.
24 Maj 2021, 12:36 -
Kronikë
Sot kryhen 4372 vaksinime, në total mbi 712 mijë vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’
Gjatë ditës së sotme janë kryer 4372 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa në total janë kryer 712.466 vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’. Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka
22 Maj 2021, 21:03 -
Kronikë
Manastirliu poston foto të mjekëve e infermierëve të spitaleve COVID: Situata e kontrolluar, por ka ende nevojë për kujdes
Në Facebook, ku ka postuar një foto të mjekëve e infermierëve të spitaleve Covid, Manastirliu shkruan se ata vijojnë të shërbejnë me të njëjtin përkushtim e profesionalizëm, por shton se nevojitet ndihma e të gjithëve 'në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i pandemisë'.
22 Maj 2021, 18:13 -
Kronikë
23 raste të reja, 1 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID! Sot kryhen 4372 vaksinime, në total mbi 712 mijë vaksinime
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 23 raste të reja me OCVID-19 dhe vetëm një humbje jetën. Gjatë ditës së sotme janë kryer 4372 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa në total janë kryer 712.466 vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’.
22 Maj 2021, 16:36 -
Kronikë
Silva Bino publikon faktet e reja për efikasitetin e vaksinës kineze: 86% efektive në parandalimin e vdekjeve
Bino i referohet një studimi të publikuar më 17 maj në Kili për Coronavac, ku shkruan se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.
22 Maj 2021, 10:23 -
Kronikë
Sot janë kryer 5103 vaksinime, në total që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ mbi 708 mijë vaksinime
Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin. Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se sot janë kryer, 5103 vaksinime. Ndërkohë në të gjithë vendin në total, në nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’, janë kryer 708.074.
21 Maj 2021, 20:22 -
Kronikë
COVID-19/ 35 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit! Asnjë pacient i intubuar! Sot 5103 vaksinime
Në 24 orët e fundit janë shënuar në vendin tonë 35 raste të reja dhe vetëm një humbje jete. Lajmi i mirë është që prej ditësh vijon të mos ketë asnjë pacientë të intubuar në spitalet COVID, ndërsa vetëm 7 persona janë në terapi intensive.
21 Maj 2021, 16:33 -
Kronikë
Vonesë për dozat e reja të Sinovac, sqaron Bino: Shtyrja e dozës së dytë nuk shkakton problem për qytetarët, rrit antitrupat! Dozat e radhës priten brenda fundjavës
Bino sqaron se dozat e vaksinës kineze nuk kanë mbaruar, por janë të pamjaftueshme për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë tashmë dozën e parë. Sipas Binos strategjia e ndjekur është vaksinimi i sa më shumë qytetarëve me dozën e parë, duke theksuar se shtyrja e marrjes së dozës së dytë, jo vetëm që nuk përbën problem për qytetarët, por rrit edhe antitrupat.
19 Maj 2021, 12:21 -
Kronikë
Ndërpritet prej dy ditësh vaksinimi me Sinovac në Pogradec, mbarojnë dozat! Rreth 1 mijë persona në pritje të dozës së dytë! Në Korçë procesi vijon vetëm me Pfizer
Janë rreth 1 mijë persona që presin të marrin dozën e dytë të vaksinës, ndërsa doza të tjera të Sinovac pritet të vijnë javën që vjen.
19 Maj 2021, 11:29 - Kronikë
-
Kronikë
Task-Forca për Turizmin, Manastirliu: Brenda majit vaksinohet i gjithë personeli i turizmit! Klosi: Hapet sistemi i aplikimit për stacione plazhi
Në një takim me task Forcën e Turizmit, ministrja e Shëndetësisë tha se brenda majit pritet të përfundojë vaksinimi i punonjësve të strukturave akomoduese. Ndërsa ministri Klosi njoftoi se është hapur sistemi për aplikimin e operatorëve turistikë për stacionet e plazhit. Edhe këtë vit do ketë protokolle anti-Covid, por masat pritet të jenë më të lehtësuara.
18 Maj 2021, 11:38 -
Kronikë
Manastirliu: Në 24 orët e fundit janë kryer 10.549 vaksinime anti COVID, në total mbi 680 mijë vaksinime
Procesi i vaksinimit masiv kundër COVID, në vendin tonë po ecën me ritme të shpejta. Ditën e sotme janë kryer 10.549 vaksinime në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se në total që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh', janë kryer 680.083 vaksinime.
17 Maj 2021, 22:25 -
Kronikë
Mbërrijnë në Rinas mbi 12 mijë vaksina Pfizer, Rama: Në total mbi 773 mijë vaksina të ardhura në Shqipëri! Sot 10.549 vaksinime në mbarë vendin
Mbrëmjen e sotme në vendin tonë ka mbërritur 12 870 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin e Rinasit. Në vendin tonë numri total i vaksinave është mbi 773 mijë që po përdoren për vijimin e vaksinimit masiv.
17 Maj 2021, 21:38 -
Kronikë
Vaksina kineze 'Sinovac', vetëm për dozat e dyta! Fluks qytetarësh në Tiranë në radhë për t'u vaksinuar
Në sheshin “Skënderbej” po ofrohen vaksinat kineze vetëm për dozat e dyta, ndërsa po përdoret AstraZeneca për qytetarët që kryejnë injeksionin e parë. Gjatë ditës së sotme pati një fluks në orët e para të mëngjesit, ndërsa disa prej qytetarëve u ankuan për vonesa
17 Maj 2021, 10:23 - Kronikë
-
Ekonomi
20 mijë qytetarë e biznese shtynë dhe ristrukturuan kreditë, BSH për Report TV: Masat lehtësuese frenuan rritjen e kredisë së keqe
Shtyrje e kësteve të kredive, rishikim i afatit për të shlyer detyrimet deri tek ulja e normës së interesit janë disa nga masat e ndërmarra nga bankat për të ndihmuar bizneset dhe individët në vështirësi si pasojë e pandemisë. Sipas Bankës së Shqipëri janë 20 mijë klientë bankar që kanë përfituar nga këto masa.
15 Maj 2021, 12:55 - Kronikë
-
Kronikë
Koronavirusi, shkon në mbi 650 mijë numri i vaksinimeve të kryera, Manastirliu: Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve
Vijon të ecë me ritme të shpejta procesi i vaksinimit masiv në vend, ku numri total i vaksinimeve të kryera ka shkuar në mbi 650 mijë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë objektivit të vendosur nga Qeveria e Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.
14 Maj 2021, 21:28 -
Kronikë
Sot një humbje jete nga COVID-19 dhe asnjë i intubuar në spitale! Shënohen 49 infektime të reja
Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar vetëm një humbje jete si pasojë e COVID-19. Gjithashtu janë shënuar edhe 49 raste të reja duke bërë që infektimet në vend të jenë në trend ulës. Gjithashtu edhe në shtrimet në spitale nuk ka asnjë të intubuar.
14 Maj 2021, 17:03 -
Kronikë
Rakacolli përlotet për mjekët e rënë në betejën me COVID: Janë shokët tanë, i njihja! Brataj: Mund të ishim dhe ne te lista e tyre
Nuk ka mundur t'i përmbajë emocionet dhe lotët zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, pasi kujtoi 56 mjekët e rënë në betejën me pandeminë e COVID. E ftuar në "Repolitix", Rakacolli tha se i njihte shumicën prej mjekëve dhe se ka jetuar me ta vuajtjet nga sëmundja q&e
13 Maj 2021, 23:05 -
Kronikë
Sallabanda në Repolitix: Shqipëria një nga vendet me të dhënat më pozitive nga COVID në Europë
Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda tha se Shqipëria është një nga vendet që ka të dhënat më pozitive në lidhje me COVID në Europë. Ai tha se aktualisht Shqipëria ndodhet në 5 % e pikut, ndërsa Spanja ndodhet në 16 %. Në një lidhje për emisionin 'Repolitix', Sallabanda tha se ësh
13 Maj 2021, 22:37 -
Kronikë
Mjekët hezitues për lehtësimin e masave antiCOVID! Rakacolli: Po shohim dritë në fund të tunelit! Brataj: Grumbullimet për Bajram, çfarë t'u themi besimtarëve kur e bëri politika në fushatë
Skënder Brataj tha se grumbullimet për faljen e Namazit janë me rrezik dhe se nuk duhet të bëheshin, por shtoi se nuk kanë se çfarë të komentojnë veprimin e besimtarëve, ku vetë politika dha shembullin e gabuar me tubime elektorale gjatë fushatës zgjedhore. Në lidhje me lehtësimin e masave anti-COVID për heqjen e maskave të atyre që kanë bërë vaksinën apo dhe orës policore mjekët u shprehën hezitues.
13 Maj 2021, 22:16 -
Ekonomi
Rivlerësohen 35 mijë pasuri të paluajtshme, Kadastra: Kemi në proces vlerësimi mbi 3 mijë dosje të tjera
Pandemia duket se ka ndikuar negativisht tek qytetarëve për të rivlerësuar pronat e tyre. Sipas të dhënave të Kadastrës Shqiptare janë rivlerësuar mbi 35 mijë prona, ndërkohë që janë në proces edhe mbi 3 mijë aplikime të tjera.
13 Maj 2021, 18:22 -
Kronikë
Mbillen 56 selvi te Liqeni në kujtim të 56 mjekëve që humbën jetën nga COVID, Veliaj: Një kënd i kujtesës për të mos u harruar
Në kujtim të 56 mjekëve që humbën jetën në betejën kundër Covid-19, tek Parku i Liqeni janë mbjellë 56 selvi. Kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se kjo do hapësirë do të jetë një oaz reflektimi për familjet e këtyre mjekëve.
13 Maj 2021, 16:49 -
Kronikë
Mjekja Aurora Dollenberg flet nga Gjermania: Shanse të larta që në vjeshtën e këtij viti, beteja me COVID të quhet e fituar
Njerëzimi duket se është në rrugë të mbarë për të shpallur fitoren ndaj COVID-19 deri në vjeshtën e këtij viti. Kjo u bë me dije nga mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, e cila tha për "Report TV" se janë vaksinat dhe medikamente e përdorura kundër COVID-19 që po çojnë këtë pandemi drejt fundit.
12 Maj 2021, 17:28 - Kronikë
- Kronikë
-
Ekonomi
Banka e Shqipërisë: Ekonomia po ringrihet, të vijojnë masat mbështetëse! Rikuperimi total, pas mbylljes së pandemisë
Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia e vendit po rikuperohet më shpejt nga sa u parashikua në fillim. Në raportin e politikës monetare ekspertët kanë sugjeruar që masat lehtësuese të vijojnë pasi edhe pse ka përmirësim, përsëri vijimi i pandemisë është rrezik për ekonominë.
12 Maj 2021, 16:17 - Kronikë
-
Kronikë
Qytetarët s'respektojnë oraret dhe ankohen për dyndjet në pikën e vaksinimit në Fier! Mjekja: Vijnë të gjithë në mëngjes, jo në kohën që u është thënë (VIDEO)
Në qendrën e vaksinimit në Fier e vendosur në ambientet e ish shtëpisë së Pionerit, ka një fluks të lartë qytetarësh në pritje të vaksinës duke u grumbulluar brenda ambienteve. Vetë qytetarët shprehen të nervozuar se po presin prej orësh në radhë, ndërkohë që nga ana tjetër mjekët shprehen se radha krijohet pasi qytetarët nuk respektojnë orarin që u jepet për të ardhur për të bërë vaksinën, por vijnë të gjithë në mëngjes.
11 Maj 2021, 12:09 -
Kronikë
Objektivi 1 mln vaksinime deri në qershor, Manastirliu: Deri tani 20 mijë policë të vaksinuar kundër COVID (FOTO)
Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon me rimte të shpejta aq sa qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor. Vaksinimi ka nisur për disa kategori, ku mes tyre janë edhe uniformat blu, ku deri tani janë vaksinuar rreth 20 mijë efektivë politike, ndërsa në të gjithë vendi deri tani vaksinimet kanë kaluar shifrën e 612 mijë në total.
11 Maj 2021, 09:48 -
Kronikë
Koronavirusi, Manastirliu: Synojmë kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit! Në fund të majit rivlerësojmë lehtësimin e masave
Ndërsa procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se objektivi i ri është kryerja e 1 milion vaksinimeve brenda muajit Qershor. Ndërkohë, sa i përket masave anti-COVID, Manastirliu u shpreh optimiste se nëse shifrat e pandemisë do të jenë në këto trende, do të kemi një lehtësim të tyre në fund të muajit maj.
10 Maj 2021, 23:01 - Kronikë
-
Kronikë
Mbërrijnë 11700 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Çdo javë do vijë vaksina anti-COVID! Deri tani kemi marrë më shumë se 760 mijë
Kanë mbërritur në Shqipëri 11700 doza të vaksinës Pfizer. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në Facebook se numri total i vaksinave të mbërritura n
10 Maj 2021, 21:33