-
Vijon trendi ulës i rasteve të reja ditore dhe i viktimave me COVID/ Sot 422 të infektuar dhe 10 humbje jete! Shërohen 631 qytetarë
Nga 1908 teste të kryera janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 422, një shifër kjo e ulët krahasuar me një ditë më parë. Edhe këtë të hënë trendi i rasteve të reja vijon të pësoj një ulje të lehtë, e ndërsa e njëjtë paraqitet edhe numri i viktimave. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 viktima, 4 më pak se një ditë më parë. Viktimat janë nga mosha 60-81 vjeç.
21 Dhjetor 2020, 17:16 -
COVID-i i merr jetën një prej violinistëve më të spikatur të TKOB-së (EMRI)
Koronavirusi i ka marrë jetën një prej violinistëve më të spikatur të Teatrit të Operas dhe Baletit, Pavllo Papalilo. Lajmi është bërë i ditur nga vetë TKOB në faqen zyrtare. "Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mëso
20 Dhjetor 2020, 21:44 -
Ulet numri i rasteve të reja, por më shumë viktima! Sot 461 të infektuar dhe 14 humbje jete! S'fitojnë betejën me COVID ish-deputeti i PD-së, mësuesit e regjisorit
Kjo e diel ka shënuar sërish një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 461 persona, ose 77 më pak se një ditë më parë. Në ndryshim nga rastet e reja, fatkeqësisht numri i viktimave ka një trend në rritje. Bëhet e ditur se 14 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 1927 testimeve të kryera.
20 Dhjetor 2020, 16:50 -
Ndërron jetë si pasojë e koronavirusit, ish-deputeti i PD-së Bedri Çollaku
Ndërron jetë si pasojë e koronavirusit, ish-deputeti i PD-së Bedri Çollaku. Ai ndodhej prej disa ditësh i shtruar në një spital në Turqi ku po merrte kurim por fatkeqësisht nuk arriti t'i mbijetojë dot koronavirusit.
20 Dhjetor 2020, 15:31 -
U dërgua për kurim në Turqi, humb jetën nga COVID mësuesi në Elbasan
Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e mësuesve mëngjesin e sotëm (20 dhjetor). Ka humbur jetën Neim Istrefi, mësues nga Elbasani i cili jepte mësim në gjimnazin profesional "Sahli Çeka". Ai ishte dërguar për kurim në Turqi.
20 Dhjetor 2020, 11:49 -
COVID i merr jetën krijuesit të 'Teatrit në ekran', regjisorit të njohur Kadri Metohu
COVID-19 ka marrë një tjetër figurë të rëndësishme të ekranit shqiptar. Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare regjisori dhe skenaristi Kadri Metohu. Ai prej disa ditësh ishte i infektuar me koronavirus, teksa së fundmi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar
20 Dhjetor 2020, 09:35 -
E infektuar me COVID, ndërron jetë në moshën 75-vjeçare, ish-Ministrja e Bujqësisë, Themie Thomai! Erion Braçe: Ishte e drejtë, zonjë e nderuar
Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare si pasojë e koronavirusit, ish-Ministrja e Bujqësisë gjatë regjimit komunist, Themie Thomai mbrëmjen e sotme.
19 Dhjetor 2020, 20:14 -
COVID-19 në Shqipëri/ Vijon trendi ulës, 538 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë! 376 të shtruar në spitale! Ndërron jetë ish-Ministrja e Bujqësisë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 538 raste të reja me koronavirus ndërsa 8 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën. Gjithashtu këtë të shtunë u raportuan 405 persona të shëruar. Aktualisht në 4 spitale COVID po marrin trajtim 376 qytetarë prej të cilëve 10 janë në intubim.
19 Dhjetor 2020, 16:45 -
9 raste të reja me COVID në Berat, të infektuarit në disa institucione
Në 24 orët e fundit në Berat janë shënuar 9 raste të reja me COVID-19. Virusi ka 'prekur' disa institucione mes të cilëve bashkia e Beratit, Kadastra, mësues dhe infermierë. Konkretisht të infektuarit janë : një te Shërbimi i Provës, një në Bashkinë Berat, nj&a
18 Dhjetor 2020, 22:53 -
Ulen lehtë shifrat! 580 raste dhe 11 humbje jete nga COVID! Numri i të shtruarve në spitale i qëndrueshëm
Kjo e premte ka shënuar ulje të rasteve ditore dhe viktimave nga koronavirusi. Nga 2615 testime kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë,185 prej tyre në Tiranë. Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin 11 qytetarë.
18 Dhjetor 2020, 16:57 -
COVID-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 661 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 661 raste të reja me koronavirus nga 2108 testime të kryera. Gjithashtu gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 13 qytetarë duke e çuar numrin total të viktimave në 1016.
14 Dhjetor 2020, 16:47 -
COVID-19 në Shqipëri/ 873 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit! Ndërron jetë mjekja Flutura Hashrova! Riinfektohen futbollistët Hysaj e Rrahmani
Koronavirusi ka shënuar 873 raste të reja me COVID nga 2714 testime të kryera në 24 orët e fundit. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 14 qytetarë të tjerë.
10 Dhjetor 2020, 16:35 -
Të intubuar prej ditësh në spitalin 'Shefqet Ndroqi', humbin jetën inxhinieri i Spitalit të Beratit, Alfred Lulaj dhe ai i OSSHE-së Armand Spathara
Armand Spathara dhe Alfred Lulaj2 inxhiniera në dy institucione të rëndësishme në qytetin e Beratit kanë humbur sot jetën, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID-19.Inxhinieri i Spitalit Rajonal Berat, 55
7 Dhjetor 2020, 20:38 -
COVID-19 në Berat/ Infektohen 4 mësuese, virusi prej 1 infermiere në repartin e pediatrisë në spitalin rajonal
Ditën e sotme në qytetin e Beratit u raportuan 12 raste të reja me koronavirus. Mësohet se ndër të infektuarit janë 4 mësuese në shkollat 9-vjeçare në këtë qytet.Gjithashtu dhe një infermiere n&am
7 Dhjetor 2020, 20:38 -
COVID-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 695 raste të reja dhe 17 viktima në 24 orë! Humb jetën pedagogia në Vlorë e inxhinieri në Berat
Koronavirusi ka shënuar një tjetër bilanc negativ këtë të hënë në Shqipëri. Në 24 orët e fundit u raportuan 17 viktima dhe 695 raste të reja nga 1,963 testime të kryera. Gjithashtu gjatë kësaj kohe, 563 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 22,180.
7 Dhjetor 2020, 16:11 -
COVID-19 në Shqipëri/ Shënohen 840 raste të reja dhe 16 viktima në 24 orë! Humb jetën ish-kampioni i notit i njohur si 'peshkaqeni'! Infektohen 4 mjekë në Berat
Sot Shqipëria shënoi 840 raste të reja me koronavirus nga 2374 testime të kryera në 24 orët e fundit. Gjithashtu gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 16 qytetarë, ndër to dhe ish-kampioni i notit, Ilir Gjebrea i njohur me nofkën "peshkaqeni".
6 Dhjetor 2020, 16:14 -
846 raste të reja dhe 19 viktima me COVID/ Humb jetën Kasem Hysenbelliu, po kurohej në Turqi! Virusi i merr jetën dhe ish drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër
Si rezultat i 2.308 testimeve të kryerja, këtë të shtunë janë regjistruar 846 raste të reja dhe 19 viktima. Tirana është qyteti me më shumë raste të reja për të ndjekur nga Durrësi dhe Fieri.
5 Dhjetor 2020, 16:12 -
COVID-i i merr jetën ish drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër, Sokol Marku! Po kurohej prej javësh në Turqi
COVID-i i ka marrë jetën ish drejtorit të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, në Shkodër, Sokol Marku. Ai u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare dhe ishte dërguar për kurim në Turqi.
5 Dhjetor 2020, 11:57 -
COVID-i i merr jetën Kasem Hysenbelliut, po kurohej prej javësh në Turqi! Meta: Lajm tronditës! Basha: Luftëtar i medias së lirë! Veliaj: Ditë e trishtë për gazetarinë
COVID-19 i ka marrë jetën presidentit të televizionit “Fax News” Kasem Hysenbelliu. Pas infektimit dhe rëndimit të gjendjes ai ishte dërguar në Turqi për kurim, por nuk mundit të fitonte dot betejën me këtë virus. Ndërkohë që politika ka shprehur mesazhe ngushëllimi.
5 Dhjetor 2020, 09:23 -
Të gjitha shifrat/ Muaj i vështirë në luftë me COVID në Shqipëri, infektimet dhe vdekjet më të larta! Ditët më të zeza 20 dhe 24 nëntori! Lajmi i mirë, rekord të shëruarish
Më shumë se 17 mijë raste pozitive dhe 301 viktima nga COVID-19 u shënuan vetëm gjatë muajit nëntor në vendin tonë. Gjatë këtij muaji vendi ynë njohu shifrat më të larta të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, ç'ka solli dhe hapjen e spitalit të katërt COVID në kryeqytet.
2 Dhjetor 2020, 15:26 -
835 raste pozitive, 11 viktima nga COVID! Humb jetën mjeku në Kavajë e polici në Elbasan! Infektohet deputeti i PS e këngëtarja Manjola Nallbani
Në 24 orët e fundit janë infektuar 835 persona dhe janë shënuar 11 humbje jete. Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe mjeku në Kavajë, Hidajet Deda i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi, si dhe një efektiv policie në Elbasan. Ndërsa janë infektuar edhe deputeti socialist për Beratin, Fadil Nasufi dhe këngëtarja Manjola Nallbani.
29 Nëntor 2020, 16:13 -
Manjola Nallbani pozitive me COVID: Jam e izoluar në shtëpi, shpresoj t'i rikthehem normalitetit së shpejti
Këngëtarja Manjola Nallbani ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmi është dhënë nga vetë këngëtarja, e cila thekson se prej disa ditësh është e izoluar në banesën e saj.
29 Nëntor 2020, 11:51 -
656 raste të reja, 10 viktima me COVID-19! Infektohet ambasadori i Kosovës në Tiranë, mbyllen 12 kopshte e çerdhe në Fier! 3 spitalet COVID në limite kapaciteti
10 humbje jete dhe 656 raste të reja në 24 orët e fundit me covid-19 në vendin tonë. Gjatë ditës së sotme është infektuar edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë si dhe janë mbyllur për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe në Fier. Në 3 spitalet COVID janë shtruar 469 pacientë duke treguar se është në limitet e kapacitetit të tyre.
26 Nëntor 2020, 16:15 -
Fieri vatër e nxehtë e koronavirusit, mbyllen për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe, shtim rastesh dhe mes pensionistëve
Sipas gazetarit të Report Tv, Kristaq Thano vihet re një numër i madh i të moshuarve të prekur me COVID, nga ku vetëm ditën e djeshme kanë rezultuar 19 pensionistë të infektuar.
26 Nëntor 2020, 14:57 -
Koronavirusi në Shqipëri/ 644 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! Ndërrojnë jetë mjeku i QSUT-së dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës
Shënohet një ulje e rasteve dhe viktimave nga koronavirusi në vend. Në 24 orët e fundit u regjistruan 8 viktima dhe 644 raste të reja. Kanë ndërruar jetë një mjek pranë QSUT-së, Bledi Nini si dhe pedagogia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Kozeta Noti.
25 Nëntor 2020, 16:08