-
Kronikë
Rënia e rasteve me COVID, mjeku infeksionist: Vaksina po jep rezultat! Pas një viti pandemi, më në fund veshëm sërish bluzat e bardha pa 'armatimin' mbrojtës
Në një intervistë për Report Tv, rënien e infektimeve ditore, mjeku e lidhi me disa faktorë që nga fakti që po shkojmë drejt imunitetit të tufës, vaksinimit por dhe respektimit të rregullave anti-COVID.Puca tha se më në fund ai dhe kolegët e tij arritën pas një viti pandemi të vishnin sërish përparësen e bardhë dhe të hiqnin veshjet speciale anti-Covid për t'u mbrojtur nga virusi.
10 Maj 2021, 12:53 -
Kronikë
COVID-19/ Pëllumb Pipero: Situata te Infektivi më e qeta që pas fillimit të pandemisë! Personeli i COVID-3 do të bëjë disa ditë pushim
Situata në spitalet COVID-19 është mjaft e qetë. Kështu shprehet mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero gjatë një interviste për ku raportoi për situatën e pandemisë në vendin tonë
19 Prill 2021, 19:17 -
Sot 602 raste të reja, 16 viktima nga COVID! Humb jetën ish-zv.ministri i Turizmit e mjeku nga Kavaja! Një 20-vjeçare shtatzënë e intubuar, bën lindje të parakohshme
Në 24 orët e fundit janë shënuar 602 raste të reja dhe 16 viktima nga COVID! Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe ish-zv.Ministër i Turizmit, Genci Pasko dhe një mjek neurolog nga Kavaja. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1080 vaksinime antiCovid
11 Mars 2021, 17:46 -
1 vit pandemi, Manastirliu: Të hënën vijnë vaksina të tjera Pfizer! Mjekët e COVID 1 rrëfejnë përjetimet në vijën e parë të luftës (VIDEO)
Sot bëhet një vit në luftën ndaj COVID19, e cila nisi me identifikimin e dy rasteve të para në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe trajtimin e dy pacientëve të parë në Spitalin Infektiv, më 9 Mars të vitit 2020.
9 Mars 2021, 16:02 -
Ikën Çomo, COVID 1 do të drejtohet nga një i komanduar, shefi i ri i Infektivit do të zgjidhet pas 25 prillit! Emrat e përfolur
Pas zgjedhjeve të 25 prillit Najda Çomo do të lërë drejtimin e shefes së infektivit për t’u futur në garën elektorale për një karrige deputeti nën siglën e PS-së. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata tregon se në vend të saj do të ketë një drejtues të komanduar i cili ndër të tjera duhet të ketë eksperiencën e duhur për të përballuar pandeminë COVID-19.
8 Mars 2021, 15:45 -
Najada Çomo do të vijojë punën në spital, zëvendësimi pas zgjedhjeve! Pipero e Harxhi, kandidatët për vendin e saj
Pavarësisht angazhimit të saj më të ri në politikë, Najada Çomo do të jetë në krye të këtij shërbimi dhe pjesë e strukturave të shëndetësisë deri në zgjedhjen e saj si deputete. Pas 25 prillit, me një procedurë të veçantë, në vend të saj do të komandohet një mjek tjetër, pjesë e strukturës së Infektivit. Ndër pretendentët kryesorë mësohet të jenë Arjan Harxhi dhe Pëllumb Pipero.
5 Mars 2021, 21:14 -
E shantazhonte prej 2 javësh përmes telefonatave, Najada Çomo denoncon 32 vjeçaren nga Berati! Flet vajza: Kam ngatërruar numër
Një 32 vjeçare nga Berati është denoncuar nga shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo, pasi e ka shantazhuar këtë të fundit prej 2 javësh përmes telefonatave. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se e reja e merrte prej 2 javësh në telefon dhe i fliste me fjalë banale, duke e shantazhuar.
16 Shkurt 2021, 09:58 -
COVID-19 në Shqipëri/ 1105 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit! Shuhet gazetarja Zenepe Luka, ndërrojnë jetë dy mjekë të njohur
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u raportuan 1105 raste të reja me COVID nga 4092 testime të kryera në total. Në Tiranë u regjistruan 339 raste të reja. Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 14 qytetarë të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 1.517.
11 Shkurt 2021, 17:45 -
I mbijetoi sulmit me tritol në ’98 në Vlorë, por jo COVID-19! Ndërron jetë gazetarja Zenepe Luka
I mbijetoi tritolit të vendosur në banesë ku qëndronte me familje, sulmeve të shumta politike, por nuk mund të mposhte virusin e pabesë COVID-19. COVID-19 i ka marrë jetën gazetares Zenepe Luka, e cila ishte e shtruara në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë që i kishte shkaktuar virusi.
11 Shkurt 2021, 17:15 -
Të infektuar me COVID, humbin betejën 2 mjekë, një prej tyre neuropsikiatri i njohur në Elbasan! Ndërron jetë edhe një pedagog
Humbin betejën me COVID-19, dy mjekë në vendin tonë. Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare një nga neuropsikiatrët më të njohur shqiptarë prof. dr. Hiqmet Shqerra dhe mjeku Rustem Keko, i cili i shërbeu me devotshmëri Përmetit. Po ashtu ka ndërruar jetë si pasojë e COVID edhe pedagogu Luis Seiti
11 Shkurt 2021, 10:10 -
VIDEOLAJM/ Policia e armatosur 'gjer në dhëmbë' 'rrethon' Infektivin, është i shtruar me COVID Dritan Dajti! Edhe Shullazi në QSUT
Pamjet e mëposhtme janë marrë nga Spitali Infektiv në Tiranë, i cili sot është gjendur i rrethuar nga forca të shumta policie të armatosur. Kjo për faktin se prej disa ditësh është i shtruar aty, Dritan Dajti, i cili është infektuar me COVID.
1 Shkurt 2021, 11:59 -
I vodhi pacientit me COVID pas vdekjes 60 mijë lekë, i bllokohet licenca e ushtrimit të profesionit infermieres së Infektivit
Urdhri i Infermierëve i pezullon licencën e ushtrimit të profesionit, Ronida Hysës, infermieres e cila i vodhi paratë pacientit me COVID. Lajmi është konfirmuar nga Urdhri i Infermierëve pas interesimit të Report Tv.
27 Janar 2021, 10:36 -
I vodhi 60 mijë lekë pacientit që ndërroi jetë nga COVID, në pranga infermierja e Spitalit Infektiv
Pas rastit të sanitares Tire Alldervishi, policia ka arrestuar një infermiere të Spitalit Infektiv e cila i vodhi paratë një pacienti pasi ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit. Policia ka vendosur në pranga 30-vjeçaren Ronida Hysa e cila banonte në Durrës.
26 Janar 2021, 09:17 -
S'ndalen denoncimet në spitalet COVID! Pas skandalit Tire te Shefqet Ndroqi, tek Infektivi pacienti me Covid ndërron jetë, punonjësit i vjedhin lekët në portofol dhe llogari
Në Spitalin Infektiv ose në spitalin Covid 1 një qytetar, djali i një 58-vjeçari, ka denoncuar se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.
19 Janar 2021, 21:15 -
'Vaksinat që në janar'/ Rama: Do të vaksinoheni shumë shpejt, çështje javësh! Do ta bëjmë në stadiumin 'Air Albania'
Në vizitën që bëri në Spitalin Infektiv, Kryeministri Rama foli për marrëveshjet për vaksinën. "Unë jam shumë i kujdesshëm në fjalët por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa komponentë për vaksinën kështu që shpreso
25 Dhjetor 2020, 13:33 -
Krishtlindje, Manastirliu: I uroj të gjithë stafit shëndetësor gëzuar! Po lëmë pas një vit të pazakontë
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka uruar të gjithë besimtarëve festën e Krishtlindjes. Përmes një videomesazhi ajo ka uruar në veçanti të gjithë mjekët të cilët janë në frontin e parë të luftës me armikun e padukshëm, koronavirusin.
25 Dhjetor 2020, 13:10 -
Festa e Krishtlindjes/ Rama dhe Manastirliu, lule dhe dhuratë simbolike të gjithë atyre që janë në krye të detyrës në luftë me COVID: Ndërtojmë nga fillimi 'Infektivin'! Vaksina për ju vjen në janar
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur që në këtë ditë festë të zhvillojë një takim me mjekët dhe infermierët në Spitalin Infektiv në Tiranë.
25 Dhjetor 2020, 12:47 -
809 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID! Humb betejën punonjësi i OSHEE-së! Ministria: Numri i të shtruarve vijon të jetë i qëndrueshëm! I burgosuri përfundon te Infektivi
2711 testime, 551 të shëruar, 809 raste të reja dhe 12 humbje jete nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë sa i përket pandemisë për 24 orët e fundit në vendin tonë
15 Dhjetor 2020, 17:00 -
'Jemi shumë mirë edhe ti do të bëhesh mirë', pamje prekëse brenda Infektivit! Pacientët me COVID flasin me të afërmit përmes tabletave
Pacientët e shtrur në spitalet COVID tashmë kanë një mënyrë të re komunikimi me të afërmit dhe familjarët që ndodhen jashtë spitalit në pritje për të marrë informacione për shëndetin e tyre. Kjo mënyrë komunikimi do të bëhet përmes tabletave të posaçme që janë vënë në dispozicion.
6 Dhjetor 2020, 13:30 -
Familjarët e pacientëve me COVID: Më shumë kohë për të marrë informacion e psikologë në spitale! Manastirliu: Tableta që të komunikoni e shihni të afërmit e shtruar
Shqetësimin e familjarëve se nuk mund të flasin dot më të afërmit e tyre të shtruar në spitalin infektiv dhe se kërkojnë më shumë informacion mbi gjendjen e tyre. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur se disa persona nga stafi mjekësor të pajisjen me tableta dhe se familjarët të mund të flasin dhe shohin me figurë gjendjen e të afërmeve të tyre.
1 Dhjetor 2020, 16:32 -
Shtrohet në Infektiv nga COVID artistja Justina Aliaj, miku i saj: Të gatshëm të japim frymë nga fryma jonë! Mjekë para jush është një heroinë, ju lutem shpëtojeni
Mes dhjetëra qytetarëve që po lufton me COVID-in është edhe artistja, Justina Aliaj. Lajmin e ka dhënë një miku i saj, Sokol Parruca.
12 Nëntor 2020, 10:43 -
Rama publikon pamjet nga Spitali Infektiv, Çomo: Nuk i kemi ezauruar kapacitetet! Disa barna përdoren vetëm në kushte specifike
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me pamje nga brenda Spitalit Infektiv ku pacientët luftojnë me pandeminë e koronavirusit si dhe mjekët të cilët bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzish.
10 Nëntor 2020, 16:06 -
I infektuar nga koronavirusi, aktori i humorit Koço Devole në gjendje të rënduar! Futet në intubim
Burime për Report Tv mësojnë se aktori ka qenë prej disa ditësh në spital, ndërkohë dje ka dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit është rikthyer sërish dhe është futur në intubim.
1 Nëntor 2020, 14:45 -
Mjekja kalon ditëlindjen në shërbim të pacientëve të prekur nga COVID
Mjekja Ana Luca feston ditën e sotme ditëlindjen por pavarësisht kësaj, ajo është në shërbim të pacientëve të prekur nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama e ka uruar kryeinfermieren e infektivit.
26 Shtator 2020, 14:39