-
COVID-19/ Mbi 106 milionë raste infektimesh në botë dhe mbi 2.3 milionë viktima! SHBA-ja kryeson listën, më e prekura
Prej më shumë se një viti, virusi më vdekjeprurës i dekadave të fundit COVID-19, ka goditur tokën dhe lufta e përbashkët kundër tij pavarësisht përpjekjeve ende nuk ka mbaruar. Aktualisht numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 106.353.381, ndërkohë që ai i viktimave është 2.320.692 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.
7 Shkurt 2021, 08:53 -
Serbia do të prodhojë vaksinën Sputnik V, Vuçiç: Do të ndihmojmë edhe fqinjët
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të investojë për të prodhuar brenda vendit vaksinën ruse Sputnik V. Në deklaratën e tij presidenti serb tha se deri në fund të vitit Serbia synon të prodhojë vaksinën ruse jo vetëm për nevojat e saj, por edhe me qëllimin për ta eksportuar në rajon.
6 Shkurt 2021, 11:59 -
COVID-19 në Kosovë/ 284 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit
Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 284 persona dhe janë raportuar 5 viktima. Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është ulur, pasi dje janë regjistruar 318 raste pozitive me virusin, ndërkohë numri i viktimave është i njëjti.
5 Shkurt 2021, 15:26 -
OBSH e shqetësuar për variantet e reja të COVID-19: Të përshpejtohet vaksinimi
Evropa dhe kompanitë farmaceutike duhet të bashkëpunojnë për të përshpejtuar vaksinimet kundër Covid-19 dhe për të ndarë dozat me vendet më të varfra, u shpreh kështu kreu i OBSH-së për Evropën duke shprehur shqetësim në lidhje me përhapjen e varianteve të reja të virusit.
5 Shkurt 2021, 10:27 -
Vaksina e parë anti-COVID me një dozë/ Kompania farmaceutike amerikane ‘Johnson & Johnson’ kërkon miratimin nga FDA
Kompania farmaceutike “Johnson & Johnson” i ka kërkuar rregullatorëve amerikanë ditën e djeshme të autorizojnë vaksinën e parë anti-COVID në botë me një dozë të vetme.
5 Shkurt 2021, 08:53 -
Pasaportat COVID-19/ Rrugë drejt normalitetit apo krijimit të problemeve të reja?
Qeveritë dhe zhvilluesit e teknologjive në mbarë botën po eksplorojnë mënyra të mundshme të përdorimit të “pasaportave të vaksinave”, si një mënyrë për të rihapur ekonominë, duke identifikuar personat që janë të mbrojtur ndaj koronavirusit.
5 Shkurt 2021, 08:17 -
Vijon fushata e vaksinimit/ Preza për Report Tv: Infektimi pas dozës së parë të vaksinës shtyn marrjen e të dytës, ja efektet anësore më të shpeshta
Për personat që infektohen pas dozës së parë të vaksinës, shtyhet vaksinimi deri në një periudhë më të vonë. Kështu shprehet specialistja e ISHP, Iria Preza ndërsa thotë se efektet anësore më të shpeshta janë dhimbje e temperaturë.
4 Shkurt 2021, 17:22 -
COVID-19 në Kosovë/ 318 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit
Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 318 persona dhe janë regjistruara 5 viktima. Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka rënë, ndërkohë që ai i viktimave është rritur.
4 Shkurt 2021, 15:13 -
Pasiguritë për AstraZeneca, shtohen vendet që rekomandojnë përdorimin nën moshën 65 vjeçare, Zvicra nuk autorizon përdorimin e saj
Në një kohë që COVAX, ka bërë publik ditën e djeshme se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të marrin dozat e para të vaksinës së AstraZeneca dhe Oxford, brenda pak kohësh, rekomandimet e autoriteteve shëndetësore evropiane për mos përdorimin e tyre mbi moshat 65 vjeç vazhdojnë orë pas ore.
4 Shkurt 2021, 10:38 -
'Prova' në Mbretërinë e Bashkuar, dy dozat e vaksinës antiCOVID nga kompani të ndryshme farmaceutike
Në përpjekje për të siguruar sa më shumë mbrojtje kundër Covid-19, në Mbretërinë e Bashkuar autoritetet shëndetësore kanë filluar tu injektojnë qytetarëve dy lloje vaksinash. Ideja është të sigurohet sa më shumë fleksibilitet me përdorimin e vaksinave dhe të ndihmohet në trajtimin e çdo ndërprerje të mundshme të furnizimeve.
4 Shkurt 2021, 10:18 -
The Economist: Shqipëria vendi me përmirësim më të ndjeshëm të demokracisë! Pritet të vaksinojë kundër COVID 70% të popullsisë deri në fund të vitit 2022
Ky përmirësim nga ana e Shqipërisë vjen si rrjedhojë e disa faktorëve, përfshi këtu një rritje në nivelin e mbështetjes që i është dhënë demokracisë nga publiku. Qeveria po ashtu ka ndërmarrë një sërë reformash zgjedhore, të cilat i bëjnë ligjet elektorale të Shqipërisë të kenë të njëjtat standarde si ato të Bashkimit Evropian, ndërkohë që vendi përgatitet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.
4 Shkurt 2021, 09:54 -
COVID-19/ Zyrtarët bënin vaksinën te parët në vend të mjekëve, qytetarët gjermanë të revoltuar
Një valë zemërimi ka pushtuar popullsinë gjermane pas disa raportimeve se zyrtarët në klinikat në veriperëndim të vendit kanë marre dozat e tyre të vaksinave para personelit mjekësor dhe punonjësve në vijën e parë në frontin e emergjencave.
3 Shkurt 2021, 20:59 -
Koronavirusi/ 125 mjekë e infermierë morën dozën e dytë të vaksinës!
125 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ku përmes një postimi në Facebook publikoi rezultatin e ditës së dytë të punës për marrjen e dozë së dytë të vaksinës Pfizer-Biontech nga mjekët e infermierët të spitaleve COVID.
3 Shkurt 2021, 19:45 -
COVID-19/ Vaksina e re e Oxford-AstraZeneca për të trajtuar variantet e reja gati në vjeshtë
Ekipi i vaksinës Oxford-AstraZeneca thotë se në vjeshtë do të kenë gati një vaksinë për të trajtuar variantet e reja të korona virusit. Ky lajm vjen në një kohë kur Britania e Madhe njoftoi se më shumë se 10 milion njerëz kishin kryer një dozë injeksioni.
3 Shkurt 2021, 19:27 -
Vatikan/ Papa Françesku merr dozën e dytë të vaksinës COVID-19
Papa Françesku mori sot dozën e dytë të vaksinës COVID. Duke ndjekur procedurën për vaksinimin anticovid, tre javë pas dozës së parë, të cilën ai e mori 13 janarin e kaluar, sot Papa Françesku u kthye në klinikën në Sallën Paul VI për të përfunduar procesin e imunizimit nga virusi.
3 Shkurt 2021, 19:00 -
COVAX bën gati planin për shpërndarjen e vaksinës COVID, Shqipëria merr 141 mijë e 600 doza të AstraZeneca
Teksa, e gjithë bota është në një moment kyç me debatet dhe vështirësitë e vaksinimit kundër COVID, aleanca GAVI, COVAX, ka publikuar zyrtarisht sot planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer, që kapin në total 1.2 milion doza.
3 Shkurt 2021, 15:46 -
Kryetarja e Komisionit Evropian: BE-ja e hapur për aprovimin e vaksinës ruse dhe kineze kundër COVID-19, duhet të jenë transparent
Kryetarja e Komisionit Evropian ditën e djeshme Ursula von der Leyen tha se vaksinat anti-COVID ruse dhe kineze mund të aprovohen nga EMA për BE-në nëse ato plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme.
3 Shkurt 2021, 12:39 -
Pas Gjermanisë edhe Francës dhe Greqia është e hapur ndaj përdorimit të vaksinës ruse kundër COVID-19
Pas deklaratës se djeshme të kancelares Angela Merkel dhe ministrit të jashtëm francez të cilët mbështetën përdorimin e vaksinës anti-COVID ruse edhe Lazaros Karnesis, mjeku i përgjithshëm dhe anëtari i Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, tha se Greqia mund të përdorë vaksinën Sputnik V.
3 Shkurt 2021, 11:53 -
Studimi/Vaksina e AstraZeneca ngadalëson përhapjen e virusit
Në një studim të publikuar në Britaninë e Madhe është arritur në përfundimin se vaksina e AstraZennecës mund të zvogëlojë përhapjen e Covid-19. Rezultatet janë vlerësuar si "absolutisht të shkëlqyera" nga sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.
3 Shkurt 2021, 09:30 -
'S'i njeh askush në vendin e tyre', Gahler nga 'Zeni.TV' i përgjigjet Ramës: Rreshtimi krah një vendi autoritar si Kina a Rusia, mund të vlejë për disa njerëz, jo për popullin
Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian Michael Gahler është shprehur se rreshtimi krah vendit autoritar të Kinës apo Rusisë duke menduar se është më mirë për njerëzit, është ide e gabuar.
3 Shkurt 2021, 08:01 -
Kryeministri i Kanadasë: Do të prodhojmë vaksinat tona deri në fund të vitit 2021
Kanadaja thotë se ka nënshkruar një marrëveshje të mundshme me firmën e vaksinave amerikane Novavax për të prodhuar miliona doza të vaksinës së saj kandidate kundër COVID-19 në një strukturë në Montreal.
2 Shkurt 2021, 22:20 -
Situata e COVID-19, Rakacolli: Nuk ka më raste infektimi pas marrjes së vaksinës! Nuk kemi raste të variantit të ri (VIDEO)
Sot morën dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit të gjithë ata që u vaksinuan më 11 janar, një proces i cili do të vijojë krahas atyre që marrin dozën për herë të parë. Zëvendësministrja e Shëndetësisë njëkohësisht dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se nuk ka pasur asnjë efekt anësor të vaksinave tek mjekët.
2 Shkurt 2021, 19:14 -
Ulet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 245 raste të reja dhe 3 persona humbën jetën në 24 orët e fundit
Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 245 persona dhe janë regjistruar 3 viktima. Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është ulur, pasi dje janë regjistruar 282 raste të reja pozitive dhe 5 persona humbën jetën si pasojë e virusit.
2 Shkurt 2021, 15:31 -
Rama i bindur: Deri në vitin 2030 do keni PS në pushtet, me ose pa mua
Kreu i qeverisë Edi Rama ka thënë sot në konferencë se Partia Socialiste do të jetë në pushtet deri në vitin 2030 me apo pa të. “Kur të bëjmë 8 vite do jenë bërë akoma më shumë punë. Programi ynë është i qartë dhe i hapur publikisht
2 Shkurt 2021, 15:08 -
Debati për vaksinat, Rama: S’kam akuzuar Francën! Jemi të rrethuar nga BE, jemi mëlçia, por duan të na mbajnë në xhep pa u infektuar
Kryeministri Edi Rama iu kthye edhe një herë kritikave ndaj Bashkimit Evropian për vaksinat dhe letrës së Ambasadës Franceze, e cila thoshte se kreu i qeverisë sonë kishte bërë deklarata të pavërteta. Rama thekson edhe njëherë se ambasada ka nxjerrë nga konteksti deklaratat e tij, pasi ai nuk ka sulmuar Francën.
2 Shkurt 2021, 12:42 -
Aeroporti i Tiranës nga kinezët te 'Kastrati Group', Rama: Jam i lumtur, do të kthehet në kantier ndërtimi dhe do ketë çmime 25% më lirë
Aeroporti i Rinasit do të kthehet shumë shpejt në një kantier ndërtimi dhe do të ofrojë çmime shumë më të lira për të gjithë pasi kaloi nga kinezët te kompania 'Kastrati Group'. Kryeministri Rama u shpreh i kënaqur për këtë zhvillim të rëndësish&eum
2 Shkurt 2021, 12:41 -
Debatet për vaksinën, Rama për kritikat e koordinatorit të PE-së: S’kam përgojuar BE-në, janë dokra të pakonceptueshme, made in albania
Gjatë konferencës kryeministri Edi Rama, komentoi deklaratat e Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler i cili në vazhdën e debateve për shpërndarjen e vaksinës anti-COVID, i kërkoi Ramës të mos përgojojë BE-në por të plotësojë kushtet për anëtarë
2 Shkurt 2021, 12:25 -
Rama: LSI një sistem që duhet çmontuar komplet! Do e çonim për skrap, por Basha më tradhtoi! Kreu i PD s'e mohon: Është i lodhur! Kryemadhi: Do e çojmë në azil
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se LSI sipas tij është një sistem që duhet çmontuar. Ai më tej ka shtuar se bashkë me Bashën do e çonin për skrap por ai e ka “tradhëtuar”, pasi tashmë sipas kryeministri, kryedemokrati është pjesë e SHPK por në minorancë.
2 Shkurt 2021, 12:14 -
Programi i PS, Rama: Do ndajmë një platformë të vitit 2030! Qytetarët të krahasojnë karakteret e liderëve, për të kuptuar kush bën më shumë
Lidhur me programin elektoral të PS, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të prezantojnë një platformë të vitit 2030. Rama shtoi se jemi në kushte kur s’mund të flasim thjesht per një program elektoral per të marrë në dorë punët e vendit,por për një vizion për të vazhduar më tej mbi at&
2 Shkurt 2021, 12:01 -
Debati për taksat, Rama: Nuk do të lejojmë që 530 milionë dollarë të kthehen serish në xhepat e 'oligarkëve'! Biznesi i vogël është me zero taksa
Me vendosjen e taksës së sheshtë buxheti i vendit do të humbiste 530 milionë euro taksa, që do të mbetnin në xhepat e biznesmenëve të mëdhenj. Kryeministri Rama tha sot se mazhoranca e tij nuk do ta lejojë një gjë të tillë. "Jemi duke vizituar një rishp&
2 Shkurt 2021, 11:44 -
Ahmetaj: Taksa progresive në favor të klasës së mesme! Ulja e kontributit në 18%, tallje e PD me shqiptarët
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar se me taksën progresive do të përfitojë klasa e mesme. Për ministrin programi i Partisë Demokratike për uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18%, është tallje me shqiptarët. “Progresiviteti ësht&eum
2 Shkurt 2021, 11:40 -
Programi ekonomik i PD, Rama: Ngjan me karakterin e Bashës, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore! Do rishikojmë taksën progresive për të ardhurat personale
Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin se Qeveria do të rishikojë taksën progresive që lidhet me të ardhurat personale. Ai tha se me vendosjen e taksës së sheshtë buxheti i vendit do të humbiste 530 milionë euro taksa, që do të mbetnin në xhepat e biznesmenëve të mëdhenj.
2 Shkurt 2021, 11:29