-
Ekonomia shqiptare nën ndikimin e COVID-it, Denaj: 87 mijë të papunë në periudhën Maj-Qershor
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një një takimi bilateral me Ministrin e Punëve dhe Çështjeve Sociale të Kosovës, Skënder Raçica tha se gjatë muajve maj dhe qershor janë larguar 87 mijë persona nga puna.
2 Shtator 2020, 12:27 -
Xhixho: Gratë më të prekurat nga kriza ekonomike e keqqeverisja
Sipas saj, në 2019-ën përqindja e grave të vetpunësuara arrin në 19,6% , shifër kjo më e ulta që nga 2016 ku regjistrohej 21,6%. Ndërsa në 2020-ën bizneset e drejtuara nga gratë kanë qenë 25,4% e krahasuar me 2017 që ka qenë 29,7% e ka një ulje me 4,3% pikë.
9 Gusht 2020, 12:26 -
Tabaku: 1.3 mld euro të bizneseve shqiptare investohen jashtë vendit, kur radhët e të papunëve këtu shtohen përditë
Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro dhe shumica kanë shkuar në fqinjin e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që radhët e të papunëve në Shqipëri shtohen përditë.
9 Gusht 2020, 12:09 -
Raporti S&P/ Gjosha: Nëse vazhdohet me koncesione e PPP, vendi mund të hyjë në recesionin më të thellë
Pas publikimit të raportit të Standard & Poor ka reaguar edhe ish-deputetja Klajda Gjosha e cila thotë se dhe pse me këtë tregues katastrofik, qeveria vazhdon të ndërmarrë projekte të mëdha bazuar mbi modelin PPP. Sipas saj nëse do të vazhdohet me koncesione dhe PPP, Shqipëria mund të hyjë në recesionin e saj më të thellë.
1 Gusht 2020, 14:32 -
Raporti/ Tabaku: S&P kërcënon të ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP
Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të raportit të Standard & Poor's, ku ka theksuar se Shqipëria rrezikon tkurrjen e ndjeshme gjatë këtij viti. Sipas Tabakut, qeveria shqiptare nuk ka as ndjeshmërinë dhe as vizionin për të ndërmarrë reforma reale strukturore.
1 Gusht 2020, 11:34 -
Raporti i Moody’s, Ministria e Financave: Ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare
Raportin e agjencisë Moody’s qeveria shqiptare e shikon si vlerësim për ekonominë shqiptare. Ministria e Financave thotë se pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.
12 Korrik 2020, 10:02 -
Tabaku publikon raportin e agjencisë së njohur: Qeveria shkaktarja kryesore e krizës ekonomike në Shqipëri.
Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë Moody’s, ku raportohet se qeveria shqiptare është pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Sipas saj, në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar.
11 Korrik 2020, 21:27 -
Guvernatori Sejko: Gjatë pandemisë Shqipëria humbi 17 mijë vende pune! Të ardhurat buxhetore u tkurrën me 30% (VIDEO)
Gjatë kohës së pandemisë Shqipëria ka humbur 17 mijë vende pune, ndërsa ekonomia pësoi tkurrje me 2.52%. Pavarësisht kësaj, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri të ditur se sektori bankar mbetet i shëndetshëm.
1 Korrik 2020, 16:23 -
Thellohet hendeku ekonomik, Kukësi dhe Elbasani për mbijetesë, qarku i Tiranës më i pasuri
Thellohet hendeku i të ardhurave për frymë në vend. Kukësi dhe Elbasani janë qarqet më të varfra dhe të ardhurat për frymë janë për mbijetesë, ndërsa qarku i Tiranës më i pasuri, ku të ardhurat për frymë janë 783 mijë lekë.
27 Maj 2020, 19:09 -
Banka Botërore: Tërmeti dhe pandemia godasin rëndë ekonominë shqiptare, minus 1.4% në 2020
Në raportin vjetor të pranverës 2020, Banka Botërore vlerëson se Shqipëria, ekonomia e së cilës u godit nga tërmeti i nëntorit, do të pësojë humbje të mëtejshme si pasojë e pandemisë së koronaviorusit.
9 Prill 2020, 12:08 -
Rimëkëmbja e turizmit nga koronavirus? Mehmeti: Duhet të ulemi me këmbë në tokë, të konkurojmë me shërbimin dhe çmimin
Kur ndodhemi ende në fillimet e ndikimit të koronavirus në Shqipëri, e kur ende nuk është bërë një kalkulim i qartë se cilat janë dëmet që do i sjellë ekonomisë shqiptare përfshirja në hartën e vendeve të prekura nga koronavirus, sektori i turizmit duket se do jetë ndër më të prekuri
24 Mars 2020, 11:38 -
Moody’s konfirmon vlerësimin, tërmeti asnjë ndikim në ekonominë shqiptare
Moody`s vijon të mbajë në “ba3” notën për forcën ekonomike të vendit, gjë që reflekton ekonominë e vogël, me një nivel të ulët diversifikimi krahasuar me të ngjashmit e saj si dhe një numër të sfidash strukturore.
10 Shkurt 2020, 20:42 -
KE-ja skanon ekonominë shqiptare: Plani ambicioz për të ardhurat nuk u realizua
Komisioni Evropian ka analizuar ecurinë ekonomike dhe treguesit e saj për vitin 2019, ku thekson se plani i buxhetit ishte ambicioz dhe nuk është realizuar. Raporti i publikuar vlerëson treguesin e ndjesisë ekonomike të përkeqësuar duke zbritur në nivelin e 2016-ës. Po ashtu në raport thuhet se ka rënë papunësia por ka diferenca të mëdha në paga.
29 Janar 2020, 20:54 -
KE: Ekonomia shqiptare do të rritet nën 3% këtë vit, energjia ndikoi negativisht
Komisioni Evropian vlerëson se ekonomia e Shqipërisë do të rritet nën 3% këtë vit. Sipas një raporti të publikua së fundmi KE thekson se në ecurinë ekonomike ndikoi negativisht energjia elektrike. Analiza vijon më tej duke shtuar se ka pasur ecuri pozitive të kreditimit të sektorit privat me 6% përgjatë 2019.
11 Nëntor 2019, 18:24 -
'Në vitin 2018 falimentuan 15 mijë biznese', PD: Nëse shqiptarët do të lejojnë që t'i qeverisë sërish Rama, situata do të përkeqësohet
Partia Demokratike e komenton situatën ekonomike në vend si të rënduar dhe propozon si zgjidhje të vetme për familjet shqiptare që mbahen me një biznes të vogël zbatimin e planit të kësaj force politike, që konsiston në rimëkëmbjen e biznesit dhe të ekonomisë nëpërmjet uljes së ndjeshme të taksave.
4 Janar 2019, 16:21 -
Ekonomia gjatë 2018-s, Çoçoli në Report Tv: Rritje pozitive me 4%, por problem mbetet pastrimi i parave dhe funksionimi i PPP
Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli ka komentuar këtë të shtunë në studion e Report Tv situatën ekonomike në vend. Ai deklaroi se viti 2018 ka pësuar një rritje pozitive me 4%, por pavarësisht kësaj, Cocoli theksoi se ka sërish "dritë-hije" në ekonominë shqiptare sikurse janë lufta e dobët që po i bëhet pastrimit të parave dhe mënyra e funksionimit të PPP-së.
22 Dhjetor 2018, 17:05 -
Takimi i vjeshtës/ FMN e BB: Shqipëria të përgatitet ndaj goditjeve të mundshme ekonomike
Ekspertët e huaj nënvizuan se ekonomia shqiptare ka vijuar të ecë në një trajektore pozitive, ndërkohë që trajtimi i sfidave kryesore, me të cilat ajo përballet, është mjaft i rëndësishëm dhe mbetet një prioritet, vijimi i punës për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit, nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja, si dhe rritjen e eficiencës dhe zgjerimit të potencialit ekonomik.
16 Tetor 2018, 07:30 -
Eurobondi, ministri Ahmetaj flet për Report Tv: Jemi optimist, ky është test për Shqipërinë
Sot Shqipëria pritet të dalë në tregjet ndërkombëtare me synimin për të marrë 500 milionë euro përmes emetimit të eurobondit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është shprehur optimist dhe ka thënë se ky është një skaner për ekonominë
2 Tetor 2018, 13:24 -
Arben Ahmetaj: Sërish notë pozitive për ekonominë shqiptare nga Moody’s dhe Standard and Poor’s
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, theksoi sot se ekonomia shqiptare ka marrë sërish notë pozitive nga dy agjencitë prestigjioze të vlerësimit të riskut të kreditit të ekonomive në të gjithë botën, Moody’s dhe Standard and Poor’s.
4 Gusht 2018, 18:55 -
Situata ekonomike, Ahmetaj: Shqipëria humbi 28 milionë euro nga rënia e euros
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, zhvilloi dje një konferencë mbi zhvillimet e fundit ekonomike në vend, ku tha se ka besim tek rritja ekonomike. Ai tha se ekonomia shqiptare ka humbur më shumë se 28 milionë euro nga rënia e euros.
7 Korrik 2018, 07:52 -
Raporti i FMN: Shqipëria, me ecuri më të dobët se Europa në zhvillim, investimet rishikohen me ulje
Ndonëse Shqipëria është ndër vendet me rritjen më të lartë ekonomike në Europën Juglindore, kjo nuk reflektohet në treguesit e tjerë makroekonomisë, të cilët janë më të përkeqësuar se mesatarja e rajonit dhe e Europës në zhvillim.
15 Maj 2018, 19:06