-
U shty për shkak të dhunës në 8 janar, Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve të PD në selinë e shkatërruar nga protesta e Berishës
Mbledhja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me Kolegjin e kryetarëve nuk arriti që të shkohej deri në fund për shkak të xhamave dhe gurëve që "u fluturuan" përpara fytyrave në 8 janar. Për këtë arsye mbledhja u shty dhe u vendos që ajo të zhvillohet ditën e nesërme, 12 janar në selinë e shkatërruar nga protesta e Sali Berishës.
11 Janar 2022, 21:21 -
Mbledhja e PD-së për përjashtimin e Berishës zgjati deri në mesnatë, anëtarja e Kryesisë zbulon arsyen! (S'ka të bëjë me debatet)
Një nga debatet që është përfshirë sot PD është mbi arsyet se përse vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga partia si edhe pezullimi 19 të tjerëve, është marrë në një mbledhje të orëve të vona. Anëtarja e Kryesisë, Taulanta Jupi ka zbuluar në 'Studio Li
11 Janar 2022, 19:16 -
Protesta e 8 janarit/ Jupi: Më fluturuan xhama e gurë para fytyrës! Pezullimi i mbështetëse të Berishës, kohë për të reflektuar! Bumçi: S'kishte dhunë! Tërhiqemi përkohësisht nga marrja e selisë
Në një debat të ashpër në 'Studio Live' në Report Tv, anëtarja e Kryesisë, Taulanta Jupi dhe ish-deputeti Aldo Bumçi ndajnë mendime të ndryshme sa i përket protestës së 8 janarit.
11 Janar 2022, 18:52 -
Njoftoi se do largohet nga politika, Kokalari: Nuk jam dorëzuar akoma, s’po e braktis Berishën! E ardhmja do ketë surpriza plot
Evi Kokalari ka reaguar sërish lidhur me largimin e saj nga politika aktive, që ka qenë gjatë kësaj kohe si një mbështetëse e Sali Berishës. Kokalari thotë se ky largim i saj nuk ka të b&eu
11 Janar 2022, 17:21 -
EKSKLUZIVE/ Protesta e dhunshme e 8 janarit, PD u çon raport të detajuar ambasadave dhe KE: Berisha sulmoi brutalisht selinë e PD, një deputet u mor në mbrojtje nga Garda
Përmes një raporti 8-faqësh, që përshkruan në orë pas ore atë që ndodhi në selinë e blu gjatë protestës së dhunshme të 8 janarit duke e shoqëruar edhe me foto të dhunës në seli, militantë me vare e çekiçë në duar, ndërsa përgjegjësin kryesore dhe udhëzuesin e të gjithë kësaj dhune PD bën fajtor Sali Berishën.
11 Janar 2022, 14:54 -
Basha e pezulloi, Këlliçi për Report Tv: Me vendimin për përjashtimet pushkatoi politikisht elitën e PD! Distancohem nga dhuna, nuk ndalemi pa e nxjerrë nga zyra
Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi e cilësoi “pushkatim politik të elitës së PD” vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga PD.
11 Janar 2022, 13:32 -
Kur të jep mend Ilir Meta!
Ka kohë që vërehet një qasje e qëndrimeve të Ilir Metës dhe krahut të Berishës në aksione politike dhe mbështetje mediatike. Por së fundi ajo është bërë më e hapur. Përtej rolit të tij institucional dhe gardhit që nuk duhet të kapërcejë dhe që mesa duket e ka harruar me kohë, ai ka filluar të komentojë edhe zhvillimet në PD.
11 Janar 2022, 13:23 -
U përplas fizikisht me Kokalarin, demokratja: Mbushe xhepat me dollarët e Foltores, tani ikën si limon i shtrydhur
Largimi Evi Kokalarit nga Komisioni i Rithemelit dhe politika siç thekson ajo ka nxitur reagimin e anëtares së Partisë Demokratike, Violeta Geci me të cilën pati një përplasje verbale dhe fizike në selinë e PD. Geci u përball me Kokalarin kur kjo e fundit shkoi në selinë e PD me arsyetimin se do të zhvillonte mbledhje por gjeti dyert e mbyllura.
11 Janar 2022, 11:38 -
Berishës i largohet edhe e vetmja ‘amerikane’ që e mbështeste! Evi Kokalari: Tërhiqem nga politika, ‘Foltoret’ më lanë pas dore jetën personale
Sali Berishës i është larguar edhe e vetmja ‘amerikane’ që e mbështeste deri tani. Evi Kokalari, e cila ka shoqëruar thuajse në çdo ‘Foltore’ Sali Berishën, vendos të tërhiqet nga politika dhe nga Komisioni i Rithemelimit të PD.
11 Janar 2022, 09:56 -
Sulmi në PD, Berisha do thirret në prokurori si dëshmitar: Do shkoj dhe do them faktet e mia
Ish-Kryeministri Sali Berisha do të merret në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit nga Prokuroria e Tiranës. Berisha tha se është i gatshëm të shkojë të dëshmojë nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së.
10 Janar 2022, 22:22 -
Dhuna në selinë blu, Basha nxjerr pamjet nga punimet: Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar disa fotografi që tregojnë gjendja e selisë së Partisë Demokratike. Ai siguron se nga protesta e fundit, PD do të ngrihet edhe më e fortë.“Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!”, shkruan Basha teksa ndan pamjet.
10 Janar 2022, 17:47 -
Sulmi në PD, Berisha dhe Basha do të thirren në prokurori si dëshmitarë! Sekuestrohen pamjet filmike në selinë blu! Ish-kryeministri: Do shkoj
Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Burime për Report Tv nga prokuroria konfirmojnë lajmin se do të thërrasin Berishën dhe Bashën si dëshmitarë. Sekuestrohen pamjet filmike në të gjitha ambientet e selisë së PD.
10 Janar 2022, 15:09 -
Të rinjtë mbështetës të Berishës shkojnë sërish në selinë e PD, gjejnë mbyllur dyert e zyrave të FRPD: Pse Basha na ka frikë? Kemi punuar 8 vite për ta bërë kryeministër, por ai s'donte
Pas protestës së 8 janarit, ku u shkatërruan dyert e dritare e selisë blu, të rinj mbështetës të Sali Berishës kanë shkuar sërish sot në 'shtëpinë e demokratëve' për të bërë një deklaratë, por janë hasur me dyert e mbyllura të zyrave të PD.
10 Janar 2022, 14:38 -
Spartak Ngjela: Atë që për 40 vjet s’e bëri dot askush për të likuiduar Enverin, e bëri Basha kundër Berishës në vitin 2022
Pardje shqiptarët kaluan sërish në mesjetë: në një luftë kështjellash; dhe sërish të bezdisur nga marrëzia e Sali Berishës. Për këtë mjeran të dhunshëm publicistika shqiptare duhet të shkruajë një libër për bëmat e tij. Titulli i librit duhet të jetë: nga Ceno bej Kryeziu te Sali Berisha.
10 Janar 2022, 12:44 -
‘Lufta’ në PD, Kulluri zbulon për Report Tv: Po përgatis një platformë për zgjidhjen e krizës! Basha nëse është kaq trim të bëjë zgjedhje
Selia blu pas pasdites së djeshme ka marrë hijen e një skene lufte, ku viktimë “ra” Partia Demokratike, ndërsa teksa po komentonte mbi situatën, ish-kryetari i anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri zbuloi për Report Tv se po përgatit një platformë për t’i dhënë fund krizës politike brenda partisë.
9 Janar 2022, 12:02 -
Kadilli ripërsërit bindjen pas sulmit të djeshëm në PD: Vetëm largimi i të dyve shpëton partinë! Basha e Berisha të 'vdekur' politikisht
I vetmi zë kundër të dyve në kuvendet e organizuara nga Berisha dhe Basha, Fatbardh Kadilli, në reagimin e parë pas sulmit të djeshëm në selinë blu ka ripërsëritur qëndrimin se vetëm largimi i të dyve shpëton PD-në.
9 Janar 2022, 10:07 -
Tek selia e PD ranë maskat: njëri unik në mizori, tjetri mizor unik
Vendosini çfarë emër të doni kësaj kohe të çmendur në të cilën po jetojmë sot, sepse vetëm demokraci nuk quhet. Demokracia për fatin e saj të keq dhe fatin e mirë të politikanëve shqiptarë, u përdhunua që në foshnjëri në këtë vend. Ne kurrë nuk kemi jetuar në demokraci, por në një autokraci moderne, me disa të drejta më shumë, dhe me të njëjtët ekzekutues të demokracisë mbi kokat tona.
9 Janar 2022, 10:01 -
Sulmi në PD, Zëri i Amerikës: Organizatorët kishin angazhuar të rinj, nuk u distancuan nga dhuna! Berisha 'non grata' e kishte paralajmëruar
Sulmin e përkrahësve të ish kryeministrit Sali Berisha ndaj Partisë Demokratike ditën e djeshme e ka komentuar edhe 'Zeri i Amerikës'. Në lajmin e gjatë të detajeve të asaj që ndodhi dje VOA shkruan se organizatorët e kësaj proteste më së shumti kishin mobilizuar të rinj dhe adoleshentë në veprimet e dhunshme dhe nuk shprehën ndonjë distancim nga dhuna e ushtruar ndaj selisë së PD-së, madje pohuan se do të protestojnë përsëri.
9 Janar 2022, 09:27 -
Flamur Noka nga Komisariati i policisë: Lironi protestuesit, akuzohen për 6 vepra se hapën dyert e shtëpisë së tyre! Arrestoni kriminelët brenda selisë
Disa deputetë të grupit të Rithemelimit të Sali Berishës kanë kërkuar nga komisariati nr 1 që të lirohen protestuesit që janë shoqëruar aty. Flamur Noka, i shoqëruar nga Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, tha se protestuesit nuk kanë bërë asnjë dëm, por vetëm kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre.
8 Janar 2022, 21:38 -
‘Demokratët po terrorizohen’, Policia -Bardhit: Po bëjmë detyrën, të shoqëruarit po merren në pyetje
Policia e Shtetit i është përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi i cili tha se efektivët po terrorizojnë demokratët. Policia thotë se ajo po bën detyrën e vetë dhe personat e shoqëruar nga selia e PD është vetëm për t’u marrë në pyetje për t&
8 Janar 2022, 21:23 -
Unë nuk ndjehem i turpëruar si demokrat sot, por koka e krimit duhet të arrestohet
Unë nuk ndjehem i turpëruar si demokrat sot, por koka e krimit duhet të arrestohet. Une sot nuk ndjehem i turperuar edhe pse jam PD-ist fanatik. Shfaqa qe pame sot ishte jo vetem e turpshme, por ishte edhe penale.
8 Janar 2022, 21:08 -
Për të marrët që bërtasin pse ndërhyri policia, le të vriteshin
Propaganduesve mediatikë të Sali Berishës, që deri dje ishin këshilltarë të Lulzim Bashës, nuk iu ka bërë përshtypje ajo skenë kafshërore para selisë së PD-së, ku një çetë e dalë mendsh, me vare e trapanë në dorë, u lëshua si e tërbuar për të hyrë brenda godinës ku ndodhej jo vetëm “besëpreri” Lulëzim Basha, por edhe dhjetëra persona të tjerë, fati i të cilëve mund të ishte tragjik, nëse turma depërtonte brenda.
8 Janar 2022, 21:05 -
U dhunua para selisë blu, Roland Bejko u godit nga vëllai i ish-kryetarit të komunës Bërxull
Sekretari për Pushtetin Vendos në PD, Roland Bejko, u përplas vizikisht me një mbështetës të Berishës. Mësohet se një nga personat që rrahu Roland Bejkon është vëllai i ish-kryetarit të Komunës Bërxull, Ymer Marku, bën me dije portali Hashtag.al. Enver Marku personi i rrethuar në foto është vë
8 Janar 2022, 19:57 -
Video ku shoqërohen disa persona në oborrin e PD, Bardhi: Demokratët po terrorizohen, përse u morën anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD? Policia: Po bëjmë detyrën
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se policia dhe prokuroria kontrolluan zyrën e cdo deputeti ne selinë e PD dhe çdo person brenda.
8 Janar 2022, 20:04 -
U dhunua nga protestuesit, Bejko për Report Tv: Mund të më kishin futur thikën, nga PD mund të dilnin arkivole sot! Berishizmi duhet të marrë fund
Roland Bejko tha se kjo protestë ishte fytyra e vërtetë e Sali Berishës. Ai u shpreh se Berisha përgjaku PD dhe se nga selia blu mund të dilnin arkivole, madje nuk përjashtonte që në rrethimin që i bënë protestuesit mund ta gjuanin me thikë.
8 Janar 2022, 19:21 -
Mediat ndërkombëtare raportojnë dhunën e militantëve të tij, Berisha i sulmon: Do i shkruaj vetë Reuters se si ndodhi ngjarja, janë lidhur me gazetarët e Ramës
Mediat ndërkombëtare raportuan për dhunë e protestës së thirrur nga Berisha, por ky i fundi tha se shkrimet e tyre janë bazuar nga gazetarët e Ramës n
8 Janar 2022, 19:03 -
Ti po flet nga hoteli, Basha nga PD, humbe apo fitove sot? Ja çfarë thotë Berisha
Edhe pse me dhunë Sali Berisha nuk mundi dot sot të marrë selinë blu, ku pas një proteste 3-orëshe e deklaroi atë të mbyllur, ndërsa tha se do të ketë të tjera. Pas protestës Berisha mbajti një konferencë në një nga hotelet e Tiranës, ndërsa Basha nga selia e PD. I pyetur humbi apo fitoi sot, Berisha tha se p
8 Janar 2022, 20:57 -
Berisha ‘mbyll sytë’ për dhunën e militantëve të tij: Protesta paqësore, nderim atyre që çan dyert e PD! Sefer Shata, një nga banditët që shoqëron Bashën
Sali Berisha duket se ka vendosur të ‘mbylle sytë” dhe të mos shoh dhunën që u zhvillua gjatë protestës së sotme në selinë e PD. Ai tha se protesta ishte paqësore dhe nderoi personat që çan dyert e blinduara të PD.
8 Janar 2022, 18:32 -
Protesta e dhunshme e Berishës pasqyrohet në mediat ndërkombëtare, Reuters: Mbështetësit e tij sulmuan zyrat e PD, lufta mes rivalëve shkaktoi përplasje
Protesta e dhunshme në selinë e PD e thirrur nga Sali Berisha është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. Reuters shkruan se policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori autobotët me ujë, ndërsa protestuesit gjuanin me gurët selinë e Partisë Demokratike.
8 Janar 2022, 17:48 -
Protesta e dhunshme e Berishës, Ministria e Drejtësisë: S’ka bërë vaki që një parti politike të kthehet në një arenë lufte! Policia ishte shembull
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka vlerësuar sjelljen e policisë në protestën e dhunshme të thirrur nga Sali Berisha, ndërsa ka kërkuar nga ajo që të vihen para përgjegjësisë të gjithë persona që kryen akte dhune. Manja shkruan se nuk ka bërë vaki në botë që një parti politike t&am
8 Janar 2022, 16:57 -
Sulmi ndaj Selisë së PD-së për fatin e Metës, Mediut dhe Shkëlzenit?! Një mesazh i koduar i Berishës dhe disa prapaskena të dhunës së orkestruar
Sali Berisha i alarmuar për humbjen e votës së Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese teksa kishte rrethuar selinë e PD-së me grupin e sulmit. Ja pse me Gjykatën Kushtetuese janë të lidhura interesa jetike të Berishës që përfshijnë edhe Fatmir Mediun për Gërdecin.
8 Janar 2022, 16:51 -
Protesta e dhunshme e Berishës, Ministria e Brendshme: Policia u tregua e paanshme dhe profesionale, keqardhje kush e baltos
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se ndërhyrja e policisë nw prostestwn e dhunshme ishte profesionale. Sipas tij aktet e dhunës dhe tentativat për të cenuar rendin publik nuk do të tolerohen.
8 Janar 2022, 16:42 -
Misteri i mesazhit në celular që e detyroi Berishën të ndërronte mendje e të tërhiqej vetëm pak minuta pasi kishte nisur sulmin e dytë në PD (VIDEO)
Pas 3 orësh protestë askush nuk e priste që Sali Berisha të tërhiqej ashtu në mënyrë të papritur dhe të njoftonte shpërndarjen e mbështetësve të tij për t'ia lënë 'çlirimin e shtëpisë së demokratëve' një dite tjetër.
8 Janar 2022, 16:23 -
Protesta e dhunshme e Berishës, Frrok Çupi: Ishte sulm ndaj SHBA, mbeti si sorrë e vetmuar në mes të oborrit! Ai ka pasur gjithmonë grupin e vetë terrorist brenda PD
Analisti Frrok Çupi e konsideroi protestën e dhunshme të thirrur nga Sali Berisha një sulm ndaj PD dhe vetë SHBA për të shfryrë inatin se pse e shpalli "non grata". Çupi tha se brenda PD ka pasur gjithmonë persona të dhunës dhe sipas tij Berisha është kujdesur gjithmonë që t'i mbledhë këto persona të krimit rreth vetes.
8 Janar 2022, 15:52 -
Protesta e Berishës, Braçe-Bardhit: Mos bëj propagandë, po ndërhyn në një skenë krimi! Prokurorët i ke aty dhe krimet janë në prova
Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar për protestën e zhvilluar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë selinë e PD. Braçe shprehet se se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka ndërhyrë në
8 Janar 2022, 15:36 -
Basha fton gazetarët në selinë e PD, policia nuk i lejon se hetuesit po mbledhin provat! Gazment Bardhi: Janë vegël e Ramës! Prokuroria merr serverin e kamerave
Pas sulmit të pësuar nga mbështetësit e Sali Berishës, Lulzim Basha ka ftuar mediat të futen brenda në seli për të parë se çfarë ka ndodhur. Basha pritet të ketë një komunikim për situatën kaotike të krijuar sot në selinë e PD, ku u desh ndërhyrja e policisë, FNSH dhe RENEA për të shpërndarë turmën.
8 Janar 2022, 15:05