-
195 mln € mashtrim me TVSH-në, goditet grupi kriminal që operonte në Shqipëri e 16 shtete! 14 të arrestuar, sekuestrohet jaht me vlerë 3 mln € dhe 1.2 mln € cash
Një grup kriminal me bazë në Gjermani që kryente mashtrim me TVSH-në është goditur nga autoritetet, ndërsa 14 persona kanë rënë në pranga. Grupi operonte me aktivitetin e tij kriminal në Shqipëri dhe 16 vende të tjera, kryesisht europiane. Përmes skemës kriminale ata kanë kryer një mashtrim me TVSH-në me vlerë 195 mln euro.
1 Mars, 09:31 -
‘Zgjedhorja’/ PD e PS përplasen për financimin rus, Alibeaj: Po çështja ‘Mc Gonigal’? Gjiknuri: E heton SPAK, je i paqartë si partia që s’di ku e ka vulën
Financimi i dyshimtë i partive politike përplasi Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Alibeaj hodhi akuza edhe për shit-blerjen e votës për të cilën tha se është një nga problemet më të mëdha që vjen nga rekomandimet e OSBE.
29 Shkurt, 16:26 -
Aksidentet në Kardhiq-Delvinë, PD: Kushtoi 154 milionë euro e nuk ka përfunduar, rrezikohen qytetarët! SPAK të hetojë korrupsionin
Partia Demokratike reagoi sot për aksidentet në rrugën Kardhiq-Delvinë duke thënë se ndonëse ka kushtuar 154 milionë euro, vijon të jetë e papërfunduar duke rrezikuar jetë qytetarësh.
29 Shkurt, 15:45 -
-
Deklarata e fortë e gazetarit Doçi: SPAK kërkoi 3 herë arrestimin e Ilir Metës, GJKKO e refuzoi! Nën hetim 5 ministra e ish-ministra
Një deklaratë të fortë ka bërë gazetari Adriatik Doçi i cili në studion e “Repolitix” me Denis Mingën në Report TV ka deklaruar se SPAK ka kërkuar tre herë arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Këto kërkesa të SPAK sipas Doçit janë refuzuar nga GJKKO
27 Shkurt, 22:45 -
'I vrau por s'i njihte', gazetari Doçi: Vendimi skandaloz i gjykatës për Ndrea Prendin
Vendimi i Gjykatës për ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish- oficerit të gardës, Agim Llupo për vrasjet e 21 janarit, është skandaloz sipas gazetarit Adriatik Doçi. Në “Repolitix” në Report Tv ai thotë se sipas vendimit vrasjet janë bërë nga pakujdesia me arsyetimin se nuk i njihte viktimat.
27 Shkurt, 22:23 -
21 janari, kush rrezikon? Meçe: Urdhrin për vrasjet e dha Berisha, por Basha kishte dijeni, ka fshehur krimin
Të implikuar në çështjen e 21 janarit për analistin Arben Meçe janë Sali Berisha por edhe Lulzim Basha. Në emisionin “Repolitix” në Report Tv Meçe tha se urdhrin për vrasjet e ka dhënë Berisha por Basha sipas tij ka pasur dijeni dhe ka fshehur krimin prandaj duhet të hetohet.“Basha
27 Shkurt, 22:05 -
9 nga 11 gjyqtarët që vendosën për ’21 janarin’ u shkarkuan nga vettingu! Doçi: Muaj pas vendimit skandaloz, deklaruan qindra mijëra euro
Gazetari Adriatik Doçi, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv dha detaje tronditëse lidhur me gjyqtarët që morën vendimin për dënimin qesharak prej 4 vitesh burg të 2 gardistëve që qëlluan dhe vranë protestuesit në 21 janar.
27 Shkurt, 22:10 -
Vendimi i Strasburgut, gazetari Doçi: Faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e 21 janarit
Nga studioja e “Repolitix” në Report Tv, gazetari Adriatik Doçi ka nënvizuar faktet që sipas tij impikojnë Sali Berishën në vrasjet e 21 janarit.“Vendimi i Strasburgut vesh me përgjegjësi Berishën si i implikuar dhe për manipulimin e ngjarjes, nuk thotë gjë p&eu
27 Shkurt, 22:00 -
-
’21 janari’, Ngjela: Nëse shqyrtohet vendimi i dhënë për gardistët, rrezikohen gjyqtarët që dhanë dënimin! Të korruptuar ose të paaftë
I ftuar në 'Frontline Interview', avokati Spartak Ngjela tha se nëse Gjykata e Lartë shqyrton dënimin e dhënë për 2 gardistët që qëlluan drejt protestuesve, rrezikohen edhe gjyqtarët të cilët kanë miratuar vendimin për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon duke i dënuar me 1 dhe 3 vite burg.
27 Shkurt, 20:37 -
VIDEOLAJM/ Momenti kur Vangjush Dako del nga burgu i Durrësit për të shkuar në shtëpi, takohet me familjarët nga makina e policisë
Report TV ka siguruar pamje nga momenti kur Vangjush Dako del nga burgu i Durrësit pasi GJKKO i caktoi arrest shtëpie. Ai shihet teksa takohet me të afërmit nga patrulla e policisë që po bën transportimin e tij për në shtëpi.
27 Shkurt, 19:13 -
Mori 55 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person! SPAK çon në gjyq dosjen e oficerit gjyqësor në Tiranë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfundon hetimet paraprake, dhe paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të ish oficerit të policisë gjyqësore të prokurorisë së Tiranës pasi akuzohet se ka pranuar një shumë monetare prej 55 mijë lekësh për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjykatësi i çështjes së Ermir Llagaçit.
27 Shkurt, 14:29 -
Vangjush Dako lirohet nga burgu i Durrësit! Report Tv sjell pamjet! Kaluan afatet e paraburgimit, i caktohet arrest shtëpie
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Gjyqtarja Flojera Davidhi ndryshoi masën e sigurisë, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” me argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit për Dakon.
27 Shkurt, 12:41 -
Dosja ‘21 janari’ drejt SPAK, Gjykata e Lartë vendos më 12 mars në seancë gjyqësore! Thirrja e Strasburgut për drejtësi: Krim shtetëror, të hetohet
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 12 mars për shqyrtimin e çështjes së ‘21 Janarit’, e cila do të zhvillohet në një seancë gjyqësore dhe jo në dhomë këshillimi.
27 Shkurt, 07:30 -
Vendimi për gazetarin Qyno, si Gjykata e Lartë ‘rrëzoi’ vetveten
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin gazetari Elton Qyno dhe avokatët e tij të cilët kishin ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe të lënë në fuqi dhe nga Apeli për sekuestrimin e paisjeve te punës së gazetarit dhe kontrollet e ushtruara ne banesë dhe në vëndin e punës.
26 Shkurt, 17:33 -
‘SPAK ka vdekur’, Aleanca për Teatrin padi Krajës e Dumanit! Kalaja: S’përjashtuan Kondillin, 4 vite që nuk heton Teatrin
Me një kurorë në dorë për të dhënë mesazhin se sipas tij SPAK ka vdekur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marshuar drejt Prokurorisë së Posaçme. Avokatja Adriana Kalaja ka akuzuar ish drejtuesin e Kraja dhe kreun aktual Duman, se nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre, për ta përjashtuar prokurorin Edvin Kondili, që për 4 vite nuk heton dosjen e prishjes së Teatrit.
26 Shkurt, 15:25 -
-
-
Sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, SPAK dërgon për gjykim 7 trafikantët e klandestinëve
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 7 trafikantët e klandestinëve, të cilët hapën zjarr ndaj policisë kufitare në Morinë në maj 2023. Sipas SPAK 5 sirianët dhe 2 algjerianët ishin pjesë e 2 grupeve që vepronin në Shqipëri e Kosovë.
24 Shkurt, 12:18 -
Deklarata e Spahos në Report Tv për amnistinë penale, analisti: Rithemelimi kërkoi hapur pazar me mazhorancën
Deklaratën e djeshme të bërë nga deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho në Report Tv ku vuri si kusht bashkëkryetarin e Reformën Zgjedhore në mënyrë që të jepte votën për amnistinë penale, analisti Flogert Muça e cilësoi në “Studio Live” si kërkesë të h
23 Shkurt, 18:07 -
Muça: Mostakimi me Blinken dhe ‘federata opozitare’, dy shuplaka për Lulzim Bashën
Analisti Flogert Muça, nëpërmjet një lidhje ‘skype për emisionin “Studio Live” në Report Tv tha se kryetari i PD-së Lulzim Basha ka marrë 2 goditje të forta pasi sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken nuk e takoi dhe së fundmi bashkimin e 11 partive opozitare me Rithemelimin në një ‘Federatë opozitare’.&l
23 Shkurt, 18:00 -
Protesta e Rithemelimit, zëdhënësja e PD: U bë për interesa personale! Muça: Ishte miting i orientuar në sulme ndaj SPAK dhe SHBA
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina e ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv e konsideroi protestën e Rithemelimit të bërë në 20 shkurt para kryeministrisë si një organizim të bërë për interesa personale.
23 Shkurt, 17:44 -
Lufta kundër korrupsionit, prokurorët e SPAK takohen me përfaqësuesit e OPDAT dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë kroate
Përfaqësues të Lartë të Zyrës për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar së Kroacisë (USKOK) dhe përfaqësues të OPDAT në Shqipëri dhe Kroaci zhvilluan sot një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.
23 Shkurt, 13:08 -
Mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi, GJKKO lë në fuqi arrestin shtëpiak për avokatin Petraq Semani
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ për avokatin Petraq Semani i cili akuzohet se mori 25 mijë euro ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarët që të lehtësonin dënimin e një prej të arrestuarve për plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen.
22 Shkurt, 15:52 -
Në sitë pasuritë e ‘çunave’ të Londrës, mbërrin në Tiranë drejtori i agjencisë së krimit në Angli! Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes SPAK dhe NCA
Drejtori i Agjencisë kundër krimit të Britanisë së Madhe, e njohur si NCA mbërriti në Tiranë ku firmosi një memorandum mirëkuptimi me kreun e SPAK për të forcuar bashkëpunimin në goditjen ndaj grupeve kriminale në Angli e Shqipëri, e veçanërisht për të hetuar pasuritë që ata vënë nga krimi
22 Shkurt, 12:11 -
Lufta ndaj korrupsionit dhe vetëpastrimi i policisë, Balla takim me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit
Ministri bën me dije se gjatë takimit kanë biseduar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, si edhe mbështetjen teknike dhe ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj
22 Shkurt, 09:30 -
-
Asgjë e re nga “fronti anti SPAK”
Ndaj demokratëve të thjeshtë, një tallje më shumë, sikur ‘bashkimi’ do sillte fitore dhe rrëzim të Ramës, por, në fakt, ‘bashkimi’ i tyre thjesht do të përsëris pafundësisht zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës, ku mes turpit të Safetit dhe turpit të këtyre, kukësianët ia treguan ‘bashkimin’ Gazit dhe Mulit.
20 Shkurt, 20:29 -
Pjesë e rrjetit ndërkombëtar të drogës, shtatë shqiptarë të arrestuar në Firence, operacioni bashkëpunim mes antimafias italiane e SPAK
Shtatë shqiptarë janë arrestuar për trafik droge në Itali gjatë një operacioni të kryer nga Karabinierët midis provincave të Firences dhe Pratos, i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë së Firences.
20 Shkurt, 17:41 -
-
Erzen Breçani i shtruar në spital, kërkon ndryshim mase: Kam probleme me zemrën! GJKKO cakton mjekët për të kryer ekspertizën
Gjykata pranon kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore, pasi pretendojnë se ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën. Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin
20 Shkurt, 12:53 -
Mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi, GJKKO cakton arrest shtëpie për avokatin Petraq Semani
GJKKO ka caktuar arrest shtëpie për avokatin Petraq Semani i cili ka marrë 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi. Marrja e ryshfetit është regjistruar me audio dhe video nga personat që ia kanë dhënë
20 Shkurt, 11:23 -
Ministrja Ogerta Manastirliu në SPAK, pyetet për 2 orë si person që ka dijeni për Koncesionin e Sterilizimit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).
19 Shkurt, 17:43 -
Plani për vrasjen e Xhevdet Plakut, Kep Arapi kërkon lehtësim mase: Jam sëmurë! GJKKO cakton ekspert mjekoligjor për ekspertizë
Gjykata e Posaçme pranoi këtë të hënë kërkesën e avokatëve të Rexhep Rapit njohur si Kep Arapi për të caktuar ekspert që të kryejnë ekspertizën mjekësore të tij
19 Shkurt, 10:02 -
Basha: Mbështesim SPAK, që ti japi fund pandëshkueshmërisë! Këtë javë dy kallëzime ndaj Ramës
Partia Demokratike do të ri-ngrejë vendin nga situata e vështirë në të cilën ndodhen u shpreh përpara mbështetësve Lulzim Basha i cili premtoi një kulturë dhe ofertë të re politike. Një sërë akuzash pati edhe për kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se do të bëhen 2 kallëzime penale, teksa theksoi se PD-ja mbështet SPAK që ti japë fund pandëshkueshmërisë
18 Shkurt, 19:02 -
Federatë opozitare pa Bashën, zëdhënësja e PD: Është ndërtuar në kurriz të qytetarëve! Nuk pranojmë aleancë me ata që nuk mbështesin SPAK
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina në një lidhje skype në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu foli për mungesën e PD-së në federatën opozitare të krijuar së fundmi, pjesë e së cilës është edhe Rithemelimi.
18 Shkurt, 12:42 -
VIDEO/ Pamjet e operacionit 'Trekëndëshi' në Vlorë që çoi në pranga 1 nga 3 bashkëpunëtorët e atentatit ndaj Inez Hajrulla
Publikohen pamjet e kontrolleve në Vlorë të ndërmarra në kuadër të operacionit të koduar “Trekëndëshi” që çoi në pranga një 35-vjeçar me tre identitete, pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë.&
17 Shkurt, 18:29 -
Adriatik Doçi: E vërteta e hetimit të Belind Këlliçit dhe kur gomarin e ha ujku nga pas në ëndërr! Dy fakte penale për SPAK-un
Tre javë më parë, anëtari i Kryesisë së PD-së të Rithemelimit, Belind Këlliçi, tha se kishte marrë një informacion, sipas të cilit atij i kishin hapur një hetim.
17 Shkurt, 18:08 -
U parandalua plani i tretë për ta vrarë, kush është i forti i Vlorës Inez Hajrulla, si u ka shpëtuar dy atentateve
Inez Hajrulla i njohur si i forti i Vlorës dyshohet se ishte shënjestra e grupit kriminal prej tre personash që u godit sot nga policia dhe prokuroria, pasi po siguronin kushtet për kryerjen e vrasjes së tij verën e 2023.Emri i Inez Hajrullës &e
17 Shkurt, 17:20