-
Kush parkon gabim në Tiranë e pëson, specialistët e qarkullimit rrugor në Report Tv: Gjoba deri në 7 mijë lekë, heqje mjeti me karrotrec! Nismë për të lehtësuar trafikun
Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë masash për lehtësimin e trafikut në kryeqytet me qëllim uljen e trafikut në Tiranë
27 Shtator 2023, 14:35 -
VIDEO/ Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 896 shoferë në Tiranë gjatë një jave
Gjatë javës që lamë pas, 17 persona janë arrestuar ose janë vënë në hetim në gjendje të lirë në Tiranë,për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë, janë gjobitur 896 shoferë.
18 Shtator 2023, 13:43 -
Nesër dita e parë e shkollës, policia e Tiranës prezanton planin e masave! 500 efektivë në terren
Nesër nis viti i ri shkollor 2023-2024. 300 punonjës të Policisë Bashkiake dhe 200 të Policisë Rrugore bëhen bashkë për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë e nxënësve. Disa prej masave të marra nga policia përfshijnë jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe këmbësorët
10 Shtator 2023, 17:25 -
Monopatinat, policia rrugore: Të gjitha në korsi biçiklete! Policia rrugore propozon kolaudim të mjeteve më të shpejta
Të gjithë përdoruesit e monopatinave, si më shpejtësi të ulët, edhe me shpejtësi më të madhe duhet të lëvizin në kryeqytet në korsinë e dedikuar për biçikleta, aty ku është e mundur. Në rrugë, drejtuesit e tyre e kanë të obliguar respektimin e qarkullimit dhe sinjalistikës. Rrugorja po mendon propozimin e kolaudimit të këtyre mjeteve, sidomos atyre me shpejtësi më të lartë
9 Shtator 2023, 21:00 -
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten mbi 1 mijë drejtues mjetesh gjatë muajit gusht në Durrës! 20 në pranga, 5 në hetim
Më shumë se 1 mijë shoferë janë gjobitur nga Policia Rrugore e Durrësit, ndërsa 20 prej tyre janë vënë në pranga dhe 5 nën hetim pasi u kapën në shkëlje të rregullave të qarkullimit rrugor.
7 Shtator 2023, 14:55 -
Vorë/ Kamioni 'mbulon' me zhavorr rrugën gjatë ecjes, inertet e derdhura burim aksidentesh në zonë! Gjobitet shoferi (VIDEO)
Një drejtues i një mjeti të tonazhit të rëndë është ndëshkuar me gjobë nga Policia Rrugore e Tiranës pasi ndoti me zhavorr karrexhatën gjatë ecjes. Kamioni është ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës, teksa kalonte në Vorë.
2 Shtator 2023, 11:10 -
VIDEO/ Policia gjobit në Tiranë drejtuesit që udhëtojnë me fëmijë në makinë pa sistemi fiksimi, gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë
Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka gjobitur disa drejtues mjetesh që lëvizin me fëmijë në makinë pa sistemet e fiksimit. Në videon e ndarë nga policia, vihen re raste të ndryshme, ku fëmijët janë ngjitur në baxhon e hapur të makinës, apo janë ulur në vendin e parë të pasagjerit me prindërit, pa sistemi fiksimi.
1 Shtator 2023, 20:43 -
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 3807 drejtues mjetesh gjatë muajit gusht në Lezhë! 9 në pranga, 10 në hetim
Gjatë gjithë muajit gusht, në qarkun e Lezhës janë gjobitur 3807 drejtues mjetesh për shkelje te ndryshme rrugore. Ndërkohë, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh si dhe janë vënë vë hetim në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa patentë.
1 Shtator 2023, 17:53 -
Tiranë/ Policia Rrugore kontrolle në rrugët kryesore të kryeqytetit, në fokus shoferët që qarkullojnë mbi orarin e lejuar
Policia Rrugore e Tiranës ka zbarkuar në terren për evidentimin e drejtuesve që qarkullojnë jashtë orarit të vendosur nga enti pronar i rrugës 07:00 - 20:00.
1 Shtator 2023, 13:47 -
Bënte parakalime “zig-zage”, gjobitet shoferi në Tiranë, u denoncua në rrjete sociale (VIDEO)
Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur me 40 000 lekë shoferin e një makine teksa bënte parakalime të rrezikshme nën drejtimin e mjetit. Denoncimi ndaj tij është bërë fillimisht në rrjete sociale, ndërsa më pas policia ka ushtruar kontrolle dhe ka ndaluar makinën që shfaqej në video
31 Gusht 2023, 16:58 -
Policia Rrugore kontrolle në akset kryesore në Vlorë! Arrestohen 12 shoferë dhe ndëshkohen me gjobë 831 të tjerë
Nga kontrollet e ushtruara në të gjitha akset rrugore, gjatë një jave në Vlorë, policia ka vënën në pranga 12 shoferë, ndërsa janë pezulluar 8 patenta për drejtim të parregullt të mjetit dhe nën ndikim e alkoolit.
28 Gusht 2023, 14:44 -
Vlorë/ Makinat luksoze parkojnë në vendet e gabuara, mbi 40 mjete të hequra me karrotrec (VIDEO)
Policia Rrugore në Vlorë ka nisur aplikimin e largimit të automjeteve me karrotrec! Mbi 40 automjete të hequra me karrotrec dhe mbi 350 gjoba ditore vetëm, kryesisht për parkime të gabuara dhe shpejtësi tej normës së lejuar.
1 Gusht 2023, 13:25 -
VIDEO/ Efektivët e Rrugores dhurojnë jelekë fosforeshentë për drejtuesit e motoçikletave
Efektivët e Policisë Rrugore kanë dhuruar për drejtuesit e motoçikletave jelekët fosforeshentë. Përmes këtij gjesti, Policia Rrugore po përpiqet të sensibilizojë drejtuesit e motoçikletave që të gjatë lëvizjes natën të mbajnë jelekët për të shmangur aksidente të mundshme.
31 Korrik 2023, 22:31 -
Kanabis, përndjekje, dhunë dhe vjedhje të energjisë elektrike! Arrestohen 6 persona në Tiranë, në pranga edhe 3 shoferë
Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë ditës së sotme, për vepra të ndryshme penale duke përfshirë kanabis, përndjekje, dhunë dhe vjedhje të energjisë elektrike. Ndërsa 3 shoferë u arrestuan për shkelje të ndryshme në rrugë.
29 Korrik 2023, 14:08 -
Tentoi të korruptonte policin e Rrugores për t’i shpëtuar gjobës, vihet nën hetim 25-vjeçari në Sarandë
Një 25-vjeçari është vënë nën hetim në gjendje të lirë, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, i cili e ndaloi për mosvendosje të rripit të sigurimit. Për t’i shpëtuar gjobës, i riu i ka ofruar para policit por ky i fundit nuk i ka pranuar.
29 Korrik 2023, 12:11 -
Policia rrugore kontrolle në akset kryesore në Elbasan, në pranga një drejtues mjeti dhe nën hetim 3 të tjerë! Gjobiten 1757 shoferë
Nga kontrollet e ushtruara në të gjitha akset rrugore, gjatë një jave në Elbasan, policia ka vënën në pranga 1 shofer dhe nën hetim tre të tjerë, pasi u kapën në shkelje të ndryshme në rrugë. Ndërsa janë gjobitur 1757 të tjerë.
25 Korrik 2023, 13:41 -
Shoferët e çmendur me 230 km/h në rrugën Elbasan-Tiranë! Gjobitet me 40 mijë lekë
Policia identifikoi përmes pajisjes Polisckan shoferë që shkelën rregullat e qarkullimit gjatë fundjavës duke udhëtuar me shpejtësi. Në tunelin e Krrabës u konstatua automjet me 194 kilometra në orë dhe shoferi u gjobit me 40 mijë lejë dhe iu zbritën 8 pikë nga leja e drejtimit
23 Korrik 2023, 10:54 -
Balla takim me strukturat e Policisë në Elbasan: Forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve
Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Elbasanit deklaroi se forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve."Jam këtu për t’ju udhëhequr, duke ju dëgjuar, duke ju mbështetur dhe do t&e
22 Korrik 2023, 12:30 -
Policia rrugore kontrolle në akset kryesore në Dibër, në pranga 3 shoferë! Pezullohen 7 patenta dhe gjobiten 70 drejtues mjetesh
Nga kontrollet e ushtruara në të gjitha akset rrugore në Dibër, policia ka vënën në pranga 3 shoferë dhe ka gjobitur 70 të tjerë për shkelje të ndryshme në rrugë. Ndërsa 7 patenta janë pezulluar.
17 Korrik 2023, 12:00 -
Të dehur dhe pa patentë, arrestohen 6 shoferë në Fier! Gjobiten 1700 të tjerë për shkelje të ndryshme në rrugë
Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Fierit, pasi u kapën duke i dhënë makinës në gjendje të dehur dhe pa patentë. Ndërsa mbi 1700 të tjerë janë gjobitur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.
17 Korrik 2023, 10:00 -
Policia rrugore kontrolle në akset kryesore në Tiranë, gjobë edhe këmbësorëve që kalojnë bordurat! 30 shoferë të arrestuar në një javë për shkelje
Nga kontrollet e ushtruara në të gjitha akset rrugore, gjatë një jave në Tiranë , policia ka vënën në pranga 30 shoferë dhe ka gjobitur mbi 3 mijë të tjerë për shkelje të ndryshme në rrugë.
16 Korrik 2023, 15:26