'Alo Pa Gjurmë, më ndihmoni të gjej vajzën', fjalët drithëruese të nënës: Është gënjyer, Kejsi hape telefonin, më thuaj që je gjallë

4 Janar 2021, 15:22 | Përditesimi i fundit: 2021-01-04 15:32:05

Dhimbja e saj si nënë për mospasjen dijeni se çfarë ka ndodhur me vajzën e saj dhe ndjekja e kësaj çështje nga emisioni  i "Pa Gjurmë" në Report Tv, ka bërë që nëna e njërës prej 16-vjeçares së larguar nga shtëpia që prej 1 janarit 2021 të marrë në telefon në emisionin që po jepej live në Report Tv.

Nëna e Kejsi Ahmetaj, ka bërë apel që ta ndihmojnë të gjejnë vajzën dhe të njoftojnë policinë. Ajo ka hedhur dyshime se ajo mund të jetë gënjyer dhe rrëmbyer me qëllim trafikimin. Në një lidhje telefonike për emisionin "Pa Gjurmë", nëna e Kejsit Ahmetaj, me lot në sy, kërkon që kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e tyre apo që i ka parë të lajmërojnë policinë. Ajo gjithashtu shprehet se edhe nëse vajza mund të jetë larguar vetë nga banesa të hap telefonin dhe t'u thotë të paktën prindërve që është gjallë.