Keku i Krishtlindjes dhe Sallatë festive / Pjesa e dytë

24 Dhjetor 2018, 15:31

Receta e dytë: Sallatë festive

Përbërësit:

2 patate të ziera

5 lgj majonezë

1 fileto pule (e zier)

3 lgj arra të copëtuara

2-3 vezë të ziera

1 karrotë

1 shegë

Përgatitja:

Kthejmë patatet e ziera në pure. Vendosim pjatën që do të shërbejmë dhe nëj unazë pa formë. Fillimisht shtojmë 1 shtresë me patatet e ziera. Spërkatim pataten me pak majonezë dhe e hapim në të gjithë formën si shtresë mbi purenë. Vendosim 3 lugë gjelle arra të copëtuara, i nivelojmë ato dhe i spërkatim me pak majonezë. Vendosim karrotën e grirë në rende ose të zier. E mbulojmë përsëri me majonezë. Në fund  mbulojmë sallatën me kokrra shege.