Receta e ditës - Bullgur me patëllxhanë tavë me karkaleca / Pjesa e parë

15 Dhjetor 2018, 09:21

Receta e parë: Bullgur me patëllxhanë

Përbërësit

1 gotë bullgur

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 kokërr qepë

1 patëllxhan

¼ spec i kuq

Borzilok i freskët

1 lugë çaji gjalp

Kripë

Pak sheqer

2 gota ujë i zier

Përgatitja:

Lajmë dhe presim patëllxhanin në kubikë me brinjë 1 cm. i spërkatim me pak kripë dhe i vendosim kubikët në ujë me kripë për 15 minuta.  I thajmë dhe i skuqim me pak vaj. I largojmë nga tigani dhe i lëmë mënjanë.

Në tenxhere vendosim vajin e ullirit e gjalpin. Pasi të ketë shkrirë gjalpi vendosim qepën e specin dhe i kaurdisim mirë. Shtojmë bullgurin e trashë , kripë, patëllxhanët e skuqur , pak sheqer, borzilok dhe 2 gota ujë të valuar. Pasi të vendosim kapakun, e lëmë të ziejë për 15 minuta. Pasi bullguri të ketë zier e lëmë për 20 minuta të pushojë dhe më pas e servirim.