Receta e ditës - Ëmbëlsirë me sfoliatë e mollë dhe turli me thjerrëza / Pjesa e dytë

14 Shtator 2018, 16:33

Receta e dytë : Turli me thjerrëza

Përbërësit:

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

1 degë selino

1 patate

1 kungull

2 karrota

2 speca me ngjyrë

½ filxhan çaji thjerrëza

4 lugë gjelle vaj ulliri

Gjethe dafine

2-3 lugë gjelle uthull

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Hapi i parë : vendosim thjerrëzat në ujë të ftohtë dhe i lëmë si fasulet gjithë natën në ujë  dhe më pas i shpëlajmë para se ti gatuajmë, ose i vendosim në valë për 5 minuta në temperaturë mesatare, i derdhim ujin dhe vijojmë si më poshtë :

Në një tenxhere të thellë vendosim vajin e ullirit , qepën e prerë në kubikë , hudhrën e prerë në feta dhe i kaurdisim së bashku me patatet e prerë në kubikë ose shkopinj. Shtojmë karrotat, specat gjethet e dafinës dhe i kaurdisim sërish së bashku. Shtojmë thjerrëzat , 700 ml ujë të ngrohtë, kripë dhe piper të zi dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta dhe gjithçka është gati për tu shërbyer. Secili në pjatë mund të shtojë pak uthull dhe vaj ulliri të freskët.

Shënim : Nëse dëshironi në këtë recetë mund të shtoni edhe domate ose pure domate.