Receta e ditës - Makarona furre me perime, supë me karrota dhe xhinxher dhe omletë me kërpudha / Pjesa e dytë

20 Shtator 2018, 15:40

Receta e dytë :Supë me karrota dhe xhinxher

Përbërësit:

2 qepë të vogla

2 cm xhinxher

500 gr karrota

2 lugë gjelle vaj ulliri

700 ml lëng perimesh

½ limon

50 gr ajkë

1 portokall

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht lajmë portokallin , grijmë lëkurën dhe aromatizojmë vajin. Në një tenxhere kaurdisim qepën sa  të tretet pak dhe shtojmë zhinxherin në feta të holla, karrotat e prera shumë hollë ,i trazojmë për dy minuta dhe i shuajmë me lëngun e një portokalli. Shtojmë lëngun e perimeve, pak kripë dhe i lëmë perimet të ziejnë për 20 minuta. Më pas kalojmë supën në blender , rregullojmë shijen me pak lëng limoni dhe shërbejmë supën duke vendosur 1 lugë çaji ajkë për çdo racion. Në fund e spërkatim me vaj të aromatizuar me lëkurën e portokallit.