Receta e ditës - Makarona furre me spinaq dhe supë me presh dhe kos / Pjesa e dytë

26 Nëntor 2018, 14:15

Receta e dytë : Supë me presh e kos

Përbërësit:

2 lgj vaj ulliri

2 presh mesatar

1 thelpi hudhër

3 lgj pure patate ose 2 patate

1 litër lëng perimesh

400 ml kos

2 të verdha veze

3 lgj lëng limoni

2 lgj gjalpë ose vaj ulliri

1 lk piper i kuq

Koper

Përgatitja:

Pastrojmë preshin dhe e presim horizontalisht në ¼ dhe më pas e grijmë shumë hollë.

Vendosim në tenxhere 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim preshin së bashku me 1 thelpi hudhër. Më pas shtojmë ujë dhe 2 dado perimesh dhe e lemë preshin të ziejë për 12-15 minuta. Nëse kemi zgjedhur patate dhe jo pure patateje i presim patatet në ¼ dhe i vendosim të ziejnë së bashku me preshin. Pasi preshi me patatet të kenë zjerë, largojmë copat e patateve dhe së bashku me një garuzhde supë i kalojmë në blender duke i kthyer në pure. E shtojmë më pas purenë tek supa dhe i lemë të marrin përsëri një valë sa të trashet lengu. Nëse dëshironi mund t’a kaloni të gjithë supën në krem, sipas preferences tuaj.

Shtojmë tek tasi me kos pak lëng limoni dhe 2 të verdha veze. E trazojmë mirë, largojmë tenxheren e supës nga zjarri që t’i bjerë pak vala dhe lugë-lugë shtojmë pak nga pak tek tasi me kos. E shtojmë më pas kosin me vezë në tenxheren e supës dhe e trazojmë mirë shumë avash. Në fund mund ta servirim me 1 lugë çaji vaj ulliri të freskët duke e spërkatur me koper ose mund t’a servirim me pak gjalpë të tretur me piper të kuq spërkatur me koper të freskët.

Programe të tjera