Receta e ditës - Mengjes i thjeshtë me sfoliatë, vezë dhe salçiçe, kofsha pule me kungull dhe kërpudha / Pjesa e dytë

18 Tetor 2018, 15:50

Receta e dytë: Kofsha Pule Me Kungull Dhe Kërpudha

Përbërësit:

4-6 kofsha pule

1 qepë e vogël

250ml verë e bardhë

300gr kungull

300gr kërpudha

50gr ullinj të zi

Majdanoz

Vaj ulliri

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të grirë shumë imët. Vendosim më pas kofshët e pulës të marinuara me kripë dhe piper e të pudrosura me pak miell. I skuqim ato deri sa të zverdhen pak nga të gjitha anët. I shuajmë me verë të bardhë dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta duke i kthyer kofshët herë pas here. Gjatë zierjes i kthejmë kofshët e pulës nga të gjitha anët. Shtojmë kungullin e prerë në feta të holla, kërpudhat eprerë në feta, ullinjtë dhe i trazojmë ngadalë. Shtojmë pak kripë dhe piper të zi. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare për 10-15 minuta. Në fund e spërkatim me 1 lugë gjelle majdanoz të grirë.