Receta e ditës - Mini pica me bukë dhe pulë me erëza / Pjesa e dytë

3 Tetor 2018, 11:48

Receta e dytë : Pulë me erza

Përbërësit:

1 kg mish pule

1 kokërr qepë

1 lugë gjelle xhinxher i grirë

1/2 tufe majdanoz

2 lugë çaji susam

Pak shafran

Vaj ulliri

400 ml lëng pule

2 thelpinj hudhër

1 lugë gjelle miell

1 lugë kafe kumin

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe fillimisht vendosim copat e pulës duke i skuqur ato 10 minuta deri sa të marrin një faqe të verdhë. I rregullojmë me kripë dhe piper të zi. Shtojmë qepën e grirë hollë, e kaurdisim duke shtuar më pas hudhrën. Shtojmë edhe xhinxherin e grirë në rende dhe i kaurdisim së bashku. I trazojmë mirë duke i pudrosur më pas me 1 lugë gjelle miell. Vazhdojmë trazimin duke shtuar majdanoz, shafran, kumin, susam, pure domate dhe lëngun e pulës. E trazojmë mirë, vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për rreth 20 minuta  në temperaturë nën-mesatare deri sa të na formohet një salcë e plotë. I shërbejmë copat e mishit me pak salcë me erëza.