Receta e ditës - Musaka me presh dhe supë krem me kungull dimri / Pjesa e dytë

25 Tetor 2018, 15:26 | Përditesimi i fundit: 2018-10-25 15:27:13

Receta e dytë : Supë krem me kungull dimri

Përbërësit:

800gr- 1kg kungull i verdhë

1 kokërr qepë

2-3 patate

1 litër lëng perime

30 gr gjalp

3 lugë gjelle parmixhan i grirë

80ml pana

2 lugë gjelle fara kungulli

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosim tenxheren në zjarr me 1 lugë gjelle vaj ulliri e gjalp dhe e lëmë të shkrijë. Kaurdisim në të qepën sa të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë xhinxher dhe i kaurdisim të dyja duke shtuar patatet e prera hollë dhe kungullin. I trazojmë sat ë marrin pak temperaturë dhe i shuajmë me lëng perimesh. ( e lëmë supën të ziejë për 10-15 minuta). Më pas e kalojmë supën në blender dore duke kthyer patatet, xhinxherin dhe qepën në një krem me ngjyrë të artë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Shërbejmë supën duke shtuar pak krem pana dhe duke e spërkatur me fara kungulli të pjekura.