Receta e ditës - Peshk me fruta të thata dhe karkaleca me salcë avokado / Pjesa e parë

26 Dhjetor 2018, 10:59

Receta e parë: Peshk me fruta të thata

Përbërësit:

2 peshq (Koc ose Levrek)

4 lgj majdanoz

2 thelpi hudhra

100gr bajame

1 spec pikant i kuq

Kripë, Piper i zi

4 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë për të valuar. Lajmë dhe thajmë peshkun dhe e spërkatim me pak kripë. Ndërkohë në grirësen e qepës  vendosim 1 e ½ tufë majdanoz të copëtuar , 2 thelpinj hudhër, bajamet, kripë e piper të zi dhe gjysmën e specit pikant. I kalojmë në grirje jo plotësisht. Bajamet nuk duhet të grihen shumë , që ti ndjejmë kur ti konsumojmë. Shtojmë pas grirjes 2 lugë gjelle vaj ulliri. Lyejmë tavën me yndyrë , vendoim peshkun të ndarë horizontalisht ose të filetuar. E mbulojmë me bajamet dhe majdanozin e grirë.

Ndërkohë në tenxheren me ujë të valuar ziejmë patatet 4 minuta . i kullojmë, i vendosim në task u shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe rozmarinë dhe i vendosim në anë të peshkut. I vendosim në furrë në temperaturën ┤ºC për 18-20 minuta. Më pas i shërbejmë.