Receta e ditës - Peshk me limon e salcë domate në furrë dhe makarona me saçiçe e speca / Pjesa e dytë

16 Tetor 2018, 15:07

Receta e dytë: Makarona me salçiçe dhe speca
Përbërësit:
400gr makarona
4 salçiçe
2-3 speca me ngjyrë
1 qepë e vogël
Borzilok
Vaj ulliri
Kripë, piper

Përgatitja:
Vendosim tenxheren në ujë për të valuar. Në një tigan vendosim pak vaj dhe kaurdisim aty salçiçet të prera në gjysëm rrathë deri sa ato të zverdhen pak. Më pas i largojmë nga tigani dhe i lëmë mënjanë. Në po atë yndyrë skuqim një qepë të vogël të prerë në fije. Sa të zbutet pak qepa shtojmë specat të prerë në shirita. Ndërkohë në tenxheren me ujë të valuar e kripë shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë aldente. Në tiganin me speca shtojmë pak ujë makaronash, salçiçet dhe i kaurdisim së bashku. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe i trazojmë mirë. Vendosim në pjatë makaronat e ziera, 2 lugë gjelle parmixhan, borzilok dhe i servirim të ngrohta.