Receta e ditës - Pilaf bullguri dhe salltë me bullgur / Pjesa e dytë

26 Nëntor 2018, 07:39

Receta e dytë: Sallatë me bullgur

Përbërësit:

2.5 gota ujë të ngrohtë

3 gota bullgur

½ gotë vaj ulliri

3 qepë të thata (të vogla)

5-6 qepë të njoma

2 kastraveca

5 speca jeshil të vegjël

2 domate (mesatare)

1 tufë majdanoz

1 tufë kopër

Vaj ulliri për skuqjen e qepës

1 lg salcë domate

1 lg salcë speci

1 lç kumin

Piper djegës

Piper i zi

Nenexhik

Kripë

Boronica të thata për dekor

Përgatitja:

Vendosim ujin e nxehtë në një tas dhe shtojmë në të bullgurin e  gjysmë gotë vaj ulliri. E trazojmë dhe e mbulojmë me një pecetë.

Presim qepët në kubikë të vegjël, qepët e njoma i presim në unaza, kastravecat i presim në kubikë 0,5 cm. Gjithashtu edhe specat i presim në kubikë me brinjë 0,5 cm. Domatet e qëruara nga lëkura po ashtu i preism në kubikë të vegjël. Grijmë hollë majdanozin dhe koprën.

Vendosim një tigan me vaj ulliri në zjarr dhe kaurdisim qepët deri sa ato të zbuten. Shtojmë në të salcën e domates dhe të specit, 1 lugë çaji kumin, oioer djegës, piper të zi dhe i kaurdisim mirë të gjitha së bashku.

Ndërkohë zbulojmë bullgurin, shtojmë në të qepqën, e kaurdisim me salcë dhe erza, e trazojmë dhe më pas shtojmë perimet e prera në kubikë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar në fund nenexhik të thatë, kripë dhe i përziejmë përsëri të gjitha së bashku. Në fund e servirim në tasa duke e edekoruar me boronica të thata (dhe me ndonjë gjethe sallate).