Receta e ditës - Pulë me salcë limoni dhe vezë me lulelakër e proshutë / Pjesa e dytë

8 Janar 2019, 15:55

Receta e dytë: Vezë me lulelakër dhe proshutë

Përbërësit:

1 lulelakër mesatare

3-4 kokrra vezë

60 gr proshutë

2 lgj parmixhan i grirë

1 thelb hudhër

3 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Ziejmë lulelakrën në ujë të valuar me kripë për 6 minuta ( aldente). Rrahim vezët, parmixhanin e grirë, kripë e piper të zi dhe i lëmë mënjanë.

Në një tigan me pak vaj, shtojmë proshutën në kubikë dhe e kaurdisim deri sa ajo të marrëngjyrë të verdhë. Shtojmë hudhrën të copëtuar, lulelakrën e zier dhe i kaurdisim mirë së bashku, pasi të kemi ulur temperaturën nën mesatare. Shtojmë vezët e përziera me parmixhan. E mbulojmë tiganin me kapak që të mpikset veza , i trazojmë ngadalë 2-3 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë.