Receta e ditës - Pulë me salcë limoni dhe vezë me lulelakër e proshutë / Pjesa e parë

8 Janar 2019, 15:56

Receta e parë: Pulë me salcë limoni

Përbërësit:

700 gr gjoks pule

2 lgj miell

1 kokërr limon (lëngu)

Kripë

1 gotë qumësht

4 lgj vaj ulliri

600-700 gr spinaq

1 lgj gjalp

Përgatitja:

Lajmë,  thajmëfiletoto e pulës, i presim në kubikë dhe i pudrosim me miell.

Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim kubikët e pulës deri sa ato të zverdhen pak për 5-7 minuta. E spërkatim me lëngun e një limoni dhe e lëmë në zjarr për 2 minuta të tjera. Shtojmë qumështin dhe e lëmë të marrë valë në temperaturë të ulët për afërsisht 8 minuta deri sad he salca të jetë trashur pak, por edhe mishi të jetë gatuar.

Gjatë gatimit të mishit, vendosim spinaqin në një tenxhere me ujë të valuar me kripë, të ziejë për 2 minuta. Më pas e kullojmë dhe e shtrydhim me qëllim që spinaqi të mos ketë ujë.

Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim spinaqin në temperaturë të lartë për 2-3 minuta. Mund të rregullojmë shijen me kripë dhe piper , arrë moskat, majdanoz e kopër.

Shërbejmë pulën me spinaq së bashku në një pjatë.