Receta e ditës - Sallatë me pule dhe perime dhe makarona me speca dhe salcë / Pjesa e dytë

17 Korrik 2018, 09:34

Receta e dytë - Makarona me speca dhe salcë

Përbërësit :

250 gr pure domate

320 gr makarona

1 lugë gjelle sheqer kaf

Borzilok (6 – 7 gjethe )

Vaj ulliri

1 kokërr qepë ( në fije )

3 açuge

1 spec i verdhë

1 spec i kuq

Kripë + piper

Përgatitja : 

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të zier makaronat. Në një tigan të thellë vendosim vaj ulliri , qepën e grirë në rrathë . E kaurdisim atë duke shtuar  edhe açuget. Vazhdojmë të kaurdisim së bashku duke shtuar pak fare ujë për të ndihmuar qepën të zbutet.

Ndërkohë specat e larë i pastrojmë nga bishtat, farat dhe fijet e brendshme. Pasi i presim fillojmë dhe bëjmë prerje në formën e shkopinjve. Kështu veprojmë për të dy specat.

Ndërkohë qepa është zbutur dhe shtojmë specat në të. I kaurdisim së bashku me kripë dhe piper të zi.

Shtojmë makarona e kripë për të zier për 10 minuta. Vazhdojmë të kaurdisim specat për 3-4 minuta. Shtojmë purenë e domates , pak sheqer kaf , borzilok dhe pak ujë nga lëngu i makaronavë dhe e lëmë salcën të ziejë.

Shtojmë makaronat e kulluara në salcë, i trazojmë duke i lënë 1 minutë në tigan dhe më pas i shërbejmë menjëherë.