Receta e ditës - Speca të mbushur me bullgur kokërrmadh dhe makarona me pesto xhenoveze / Pjesa e parë

13 Dhjetor 2018, 07:13

Receta e parë: Speca të mbushur me bullgur kokërrmadh
Përbërësit:

Mbushja:
2 gota uji bullgur i trashë
6 lugë gjelle vaj ulliri
2 kokrra qepë
2 kokrra domate
20 gr stika pishe
20 gr rrush i thatë
Nenexhik i thatë
Sheqer pluhur
Kripë 
Majdanoz
1 thelb hudhër
Për gatim:
4 speca jeshilë
4 speca të kuq
Lëngu i një limoni
3 gota ujë
Përgatitja:
Rrushin e thatë kokërrvogël e lëmë për 5 minuta në ujë dhe më pas e kullojmë. Pastrojmë të brendshmet e specave . vendosim në një tigan bullgurin kokërrmadh dhe shtojmë qepën e grirë e majdanozin, domatet e grira në rende dhe hudhrën. Më pas sipas rradhës shtojmë stikat e pishës, rrushin e thatë, erëzat, kripën dhe sheqerin. Pasi i kaurdisim mirë të gjitha , fusim mbushjen brenda specave në mënyrë të barabartë. Pas mbushjes specat i vendosim në një tenxhere të sheshtë me kapak. Pasi të shtojmë ujin dhe lëngun e limonit, mbyllim kapakun dhe i lëmë të ziejnë për rreth 1 orë.
Pasi të kemi rreshtuar specat e mbushur në tenxhere , ngulim sipër tyre nga një kruajtëse dhëmbësh në mënyrë që uji të depërtojëmirë në to. Në momentin e fundit të zierjes, heqim ujin e tepërt dhe lëmë tenxheren në zjarr për pak minuta derisa specat të skuqen nga poshtë.