Receta e ditës - Tavë me kërpudha, perime e vezë dhe sallatë me kuinoa tre ngjyrëshe / Pjesa e dytë

23 Nëntor 2018, 15:30

Receta e dytë: Sallatë me kuinoa (3 ngjyrëshe)

Përbërësit:

150gr kuinoa

150gr spinaq

1 avokado

1 karrotë

1-2 rrepa të kuq

Majdanoz + Nenexhik

1 kokerr lajm

2 lgj vaj ulliri

5 bajame (te coptuara)

3 lgj uthull molle

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë quinoan me ujë të bollshëm dhe e vendosim për të zier për 15-20 minuta në zjarr mesatar. Më pas e lëmë të ftohet.

Të gjitha perimet i presim në copëza të vogla ose në rende të trashë . Përgatisim dresingun me limon, kripë piper të zi, vaj ulliri dh uthull. Shtojmë dresingun mbi sallatën e përgatitur pa përzierje. Përziejmë lehtë perimet, quinoan dhe dresingun dhe i shërbejmë menjëherë.