Receta e ditës - Tavë me pestil, hallvë me qumësht dhe salltë me spinaq e vezë / Pjesa e dytë

17 Tetor 2018, 15:21

Receta e dytë :Hallvë me qumësht  

Përbërësit:

1 filxhan gjalp

½ filxhan vaj bimor

3 filxhan miell

2 filxhan sheqer

1 filxhan ujë

3 filxhanë qumësht

Përgatitja:

Shkrijmë gjalpin , shtojmë vajin dhe miellin dhe e kaurdisim miellin deri sa të marrë një ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë ujin , 3 filxhan qumësht dhe trazojmë brumin e formuar. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa brumi të shkëputet nga luga. Lështu vazhdojmë dhe 5-7 minuta deri sa hallva të jetë pjekur mirë.  E shërbejmë lugë lugë në pjatë duke e shoqëruar me arra.