Recetë e ditës - Petanik me fasule dhe pilaf bullguri me perime / Pjesa e dytë

30 Nëntor 2018, 15:00

Receta e dytë: Pilaf bullguri me perime

Përbërësit:

Vaj

1 kokërr qepë

1 spec jeshil

1 spec i kuq

1 patëllxhan

2 domate

2 filxhan çaji bullgur

4 filxhan çaji ujë

Kripë

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim 2-3 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë në të qepën e prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim mirë deri sa të zbutet.

Shtojmë në të një spec jeshil të prerë dhe atë në kubikë të vegjël duke vazhduar ta kaurdidim së bashku . Shtojmë një spec të kuq të prerë në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjne duke shtuar një patëllxhan të prerë në kubikë me brinjë 1 cm. Vazhdojmë përsëri kaurdisjen në temperaturë mesatare. Shtojmë domatet e qëruara në kubikë dhe i trazojmë duke i lënë që domatja të avullojë lëngun e saj. I vendosim kapakun për 3-5 minuta që domatja të ziejë pak.

Në fund shtojmë bullgurin, e trazojmë sa kokrrat e bullgurit të vishen pak me yndyrë dhe shtojmë ujin e nxehtë, kripë dhe e lëmë pilafin të ziejë për 15-20 minuta në temperaturë nën mesatare. Kur uji të jetë përthithur komplet, e mbulojmë tenxheren me një pecetë e më pas vendosim kapakun. Në fund mund të thërrmojmë me pirun dhe e servirim të ngrohtë.