Receta e ditës - Lakror i çobanit dhe çorbë me thjerrëza / Pjesa e dytë

3 Dhjetor 2018, 14:53 | Përditesimi i fundit: 2018-12-03 14:53:29

Receta e dytë: Çorbë me thjerrëza

Përbërësit:

1 gotë thjerrëza jeshile

2 qepë mesatare

1 filxhan kafe pure domate

1 karrotë

1 filxhan kafe makarona (elb)

1 lugë kafe nenexhik

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë thjerrëzat dhe i vendosim në ujë për të zier në temperaturë mesatare për 20 minuta, ose mund ti vendosim në ujë që në darkë.

Në një tenxhere nxehim 2-4 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepët  e prera hollë në kubikë të vegjël. Shtojmë në të 1 filxhan pure domate ose 1 lugë gjelle salcë koncetrat. E kaurdisim salcën me qepën për 1 minutë dhe më pas shtojmë karrotën e prërë në kubikë ose shkëmbinj me gjatësi 2 cm. shtojmë 1 filxhan akfe makarona në formë elbi, 1 lugë kafe nenexhik të thatë dhe 1,2 litër ujë të nxehtë. Kullojmë thjerrëzat dhe i shtojmë në tenxheren me qepë . Shtojmë  kripë e piper të zi dhe e lëmë të ziejnë dhe për 10 minuta të tjera. Më pas e servirim të ngrohtë me bukë të thekur.