Kosova & Rajoni
-
"Marrëveshjet për çështjet e energjisë dhe telekomunikacionit për Kosovën tashmë janë kapitull i përmbyllur në dialogun me Serbinë", ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi. 26 Korrik 2013, 17:01
-
Kujtimet e Schröder:Pse Gjermania
26 Korrik 2013, 11:21
ndërhyri në luftën e Kosovës“Vendime: Jeta ime në politikë”, kështu titullohen kujtimet e Gerhard Schröderit. Ish-kancelari gjerman sjell detaje mbi rolin e Berlinit gjatë konfliktit në Kosovë. “Sidomos ne gjermanët s’duhej të lejonim që në Evropë të shkeleshin të drejtat e njeriut në mënyrën më brutale”.
-
Franca e shqetësuar me numrin
26 Korrik 2013, 07:48
e azilkërkuesve nga KosovaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua dje në Bërdo, Slloveni, me presidentin e Republikës së Francës, François Hollande. Presidenti shprehu brengën për numrin në rritje të azilkërkuesve nga Kosova në Francë, duke thënë se kjo çështje po shkakton probleme dhe po i jep shtetit një imazh të shëmtuar.
-
Kuvendi i Kosovës, rezolutë për
25 Korrik 2013, 16:37
përmbylljen e mandatit të EULEX-itKuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në lidhje me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudhën e tranzicionit.
-
Kosovë, kthehen 110 emigrantë
25 Korrik 2013, 13:21
që ndodheshin në HungariNga Hungaria sot është kthyer kontingjenti i parë i qytetarëve të Kosovës, të cilët ishin zënë nga autoritetet hungareze në përpjekje për të ikur drejt vendeve tjera perëndimore. Të riatdhesuarit tregojnë për kushtet e vështira që kanë kaluar në kampet e azilkërkuesve në Hungari.
-
OKB: Kosova, një ndër katër vendet
25 Korrik 2013, 09:15
më azilkërkuese në botëAfganistani, Siria, Serbia dhe Kosova (ende) të lidhura me rezolutën 1244, pastaj Kina dhe Pakistani janë pesë vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në 44 vendet më të industrializuara të botës gjatë vitit 2012", thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara në New York.
-
Bruksel, takimi Thaçi - Daçiç
24 Korrik 2013, 21:54
përfundon pa asnjë marrëveshjeTakimi i 24 korrikut ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç ka përfunduar pa marrëveshje konkrete. Sipas Zyrës së Ashton, është arritur megjithatë pajtimi që të punohet në përgatitjen sa më mirë të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
-
Patriarku Irinej kërkon ndihmë
24 Korrik 2013, 20:36
nga Rusia për KosovënPatriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka kërkuar ndihmë nga Rusia për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.“Ne kemi besim në Rusinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, - i tha ai, kryesuesit të Dumës Shtetërore Ruse.
-
Kocijancic: Ende s'konfirmohet
24 Korrik 2013, 14:11
marrëveshja për telekom dhe energjiMaja Kocijancic, zëdhënësja e Catherine Ashton ka thënë para takimit Thaçi-Daçiç në Bruksel se një marrëveshje e mundshme Kosovë-Serbi për telekomin dhe energjinë ende nuk konfirmohet nga Brukseli.
-
Ministria e Jashtme: Nesër nis
24 Korrik 2013, 14:16
kthimi i emigrantëve kosovarëNesër do të bëhet ripranimi i 110 qytetarëve të Kosovës nga Hungaria, ku sipas MPJ-së kosovare, numri aktual i shtetasve të Kosovës që presin kthimin është rreth 500.
-
Lubonja për "Vjesti": Krimet e luftës
24 Korrik 2013, 11:12
në Kosovë, lënë në heshtje nga frika“Në kombinim me frikën, çështja e krimeve të UÇK-së jo vetëm mbi serbët dhe romët, por edhe mbi vetë shqiptarët është temë tabu. Duhet të njihen si krime, jo nga ana e Hagës, por nga ana e atyre, të cilët krimet i quajnë heroizma, ndërsa kryesit heronj”, ka thënë Lubonja.
-
Kosovarët: Në kampet e Hungarisë
24 Korrik 2013, 09:31
po na keqtrajtojnë, kushte mizore!Gjendja e emigrantëve kosovarëve që gjenden nëpër burgjet dhe kampet e Hungarisë vazhdon të jetë alarmante. Disa nga ata që janë të ngujuar, raportojnë për kushte mizore në këto burgje, ndërsa kërkojnë angazhim institucional nga Prishtina, për t’u kthyer në shtëpi.
-
Kosovë, Serbët e Veriut të ndarë
23 Korrik 2013, 19:00
për çështjen e zgjedhjeve lokaleSerbët e Kosovës sërish janë të ndarë lidhur me çështjen e formimit të një liste të përbashkët, me të cilën do të hynin në zgjedhjet lokale të Kosovës. Propozimin për një listë të tillë e kishte bërë më parë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç.
-
Thaçi e Daçiç, sot rinisin bisedimet
24 Korrik 2013, 09:00
në Bruksel për zgjedhjet në VeriKryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç do të vazhdojnë sot në Bruksel raundin e ri të bisedimeve me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Temat kryesore: Zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, diskutimi për organizimin e zgjedhjeve lokale.
-
Një serb dëshmon për vrasjen e tre
23 Korrik 2013, 14:13
vëllezërve Bytyçi, në pyetje nga FBINjë serb nga Serbia ofron dëshmi ndërkombëtare për kë qëndron pas vrasjes së Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të vrarë në 9 korrik të vitit 1999, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova. Këtë fundjavë, ai ka pasur një takim me përfaqësues të Byrosë Federale për Hetime të FBI-së në Sarajevë.
-
Vulin: Serbët në Shqipëri, të kenë
23 Korrik 2013, 10:32
të drejtat e shqiptarëve në SerbiDrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se Serbia, për të gjithë serbët kudo që jetojnë ata, kërkon të drejta më të mëdha dhe të tilla si ato që ajo u jep pakicave në territorin e saj.
-
Jahjaga: Mos ikni më nga Kosova
22 Korrik 2013, 14:12
si të përvuajturit 15 vjet më parëPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shprehu brengën e saj për migrimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. "Shpreh brengën time të thellë me ato pamje të të rinjve tanë të vendosur në kampe refugjatësh, pa asnjë shpresë për të fituar një perspektivë të re", tha Jahjaga.
-
Thaçi: Serbët në Kosovë, më shumë
22 Korrik 2013, 08:49
të drejta se shqiptarët në MaqedoniKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se 3% e serbëve, që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35% e shqiptarëve, që jetojnë në Maqedoni. Sipas kryeministrit, shqiptarët në Maqedoni janë 35% dhe jo sipas regjistrimit zyrtar, 25,6%.
-
Çitaku: Negociatat e Kosovës
22 Korrik 2013, 08:34
për MSA-në nisin në shtato"Kosova pret që në prill të vitit të ardhshëm të përfundojë procesi i negociatave për MSA. Nga kjo marrëveshje Kosova do të ketë përfitime ekonomike sidomos në fushën e bujqësisë, që përbën 70 % të substancës së MSA-së. Kështu deklaroi ministrja e Integrimit të Kosovës, Vlora Çitaku.
-
"Vetëvendosje", Kurti: Kosovës i
22 Korrik 2013, 07:27
duhet një Republikë e tretë“Kosova dhe populli i saj kanë nevojë për republikën e tretë të Kosovës. Vetëm një republikë e tretë na shpëton republikën. Kjo republikë e tretë duhet të jetë republikë, që kujdeset për paqen, stabilitetin dhe sigurinë", tha dje Albin Kurti, lideri i lëvizjes "Vetëvendosje". (Në foto: Albin Kurti).