-
Cakaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE: Vendet anëtare të kontribuojnë për forcimin e Organizatës
Ministri në Detyrë Cakaj e informoi mbi punën që po bëhet nga qeveria shqiptare për realizimin e disa objektivave dhe prioriteteve të politikës së jashtme siç janë integrimi evropian, kryesia e OSBE-së 2020 dhe marrja e një vendi jo permanent në Këshillin e Sigurimit.
18 Maj 2019, 09:36 -
Cakaj në ministerialin e KiE: Organizata edhe më e suksesshme nëse bëhet pjesë Kosova
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj theksoi se Këshilli I Evropës do të jetë edhe më i suksesshëm në rajonin e Ballkanit nëse edhe Kosova behët pjesë e saj. Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte në interes si të vetë Kosovës, ashtu dhe të organizatës.
17 Maj 2019, 13:04 -
Ministri i Jashtëm finlandez takon Cakaj: Jemi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë
Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës Timo Soini ka deklarauar se Finlanda mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Ministri në Detyrë Gent Cakaj shprehu mirënjohje ndaj ministrit Soini për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës.
16 Maj 2019, 16:52 -
Protesta, ministri i Merkel 'shuplakë' opozitës: Dhuna e përdorur nuk është aspak e tolerueshme
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij gjerman, Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth. Në fund të këtij takimi, Roth publikoi në Twitter, foton me Cakajn, ku pati edhe një koment për protestën e opozitës.
14 Maj 2019, 11:57 -
Hungaria: E papranueshme që BE të shtyjë negociatat me Shqipërinë
Ministri në detyrë Cakaj dhe ministri hungarez Szijjártó firmosën dy marrëveshje, të cilat do të rrisin më tej bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Në takim u diskutua edhe për kryesinë shqiptare të OSBE-së në vitin 2020, ku palët u dakordësuan për bashkërendimin e mëtejshëm të aktiviteteve dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
10 Maj 2019, 18:11 -
Sllovakia mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Të dy ministrat ranë dakord gjithashtu se nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë edhe në nivel rajonal duke u përqëndruar veçanërisht tek shfrytëzimi i kapaciteteve të bashkëpunimit në kuadër të grupit të Vishegradit, të cilin Sllovakia e drejton, përmes mekanizmave të fondit ndërkombëtar të Vishegradit dhe fondit të Ballkanit Perëndimor.
9 Maj 2019, 18:41 -
Cakaj “në dorë” të Metës, dërgon Sekretarin e Përgjithshëm diplomat në Spanjë
Gent Cakaj ka filluar lëvizjet në diplomaci, dhe po i duhet të marrë konsensusin e Presidentit Ilir Meta për këtë proces. Për shkak se Meta nuk e njeh si ministër të jashtëm (pasi në këtë funksion ai njeh Edi Ramën të cilin e ka dekretuar), Cakaj duhet ta përcjellë kërkesën përmes firmës së kryeministrit, akt i cili do të “testojë” marrëdhënieve të ngrira President-Qeveri.
15 Prill 2019, 16:16 -
'Nuk e njohim Kosovën', Cakaj përplaset me Daçiç: Për shkak të politikës tënde unë kam 28 vite refugjat
Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj është përplasur me homologun e tij serb Ivica Daçiç. Mësohet se shkak për përplasjen mes tyre është bërë çështja e Kosovës, sepse në fjalën e tij Daçiç është shprehur se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet pasi kjo e fundit është pjesë e saj.
12 Prill 2019, 18:08 -
Cakaj: 350 pasaporta diplomatike do t'u hiqen zyrtarëve të shtetit....kanë përfituar edhe shoferë
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ka deklaruar sot se janë 350 pasaporta diplomatike që do tu hiqen zyrtarëve, pasi janë marrë në mënyrë abuzive, saqë edhe një shofer institucioni ishte pajisur me pasaportë të tillë.
9 Prill 2019, 13:43 -
Para mbërritjes në Tiranë, Palmer takohet në Uashington me Cakajn
Gjatë qëndrimit në Uashington Ministri në Detyrë Cakaj, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer. Palmer do të jetë në 9 prill në Tiranë, nga ku pritet që kriza politike në vend të marrë një kthesë.
5 Prill 2019, 13:40 -
Kryetarja e Kongresit: SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
Kryetarja e Kongresit amerikan Pelosi, u shpreh se SHBA-të kanë mbështetur pa rezerva Shqipërinë në rrugëtimin e saj deri në anëtarësimin e plotë në NATO 10 vjet më parë e do vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe për aspiratën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
4 Prill 2019, 08:09 -
Gent Cakaj 'zhvesh' biznesmenët diplomatë nga targat diplomatike, Report Tv zbardh emrat
48 konsuj nderi kanë marrë privilegje në mënyrë të kundraligjshme në Shqipëri, duke u cilësuar si vendi unikal në botë me këtë shërbim. Ministri i Jashtëm Gent Cakaj deklaroi sot do të ndërpriten të gjitha privilegjet e këtyre konsujve të nderit, duke nisur nga dorëzimi i targave, CD që u jep atyre imunitet.
1 Prill 2019, 10:11 -
Cakaj: DASH jo raport destabilizues! Që kemi kanabis nuk është e fshehtë kozmike
Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj pranon problemet e Shqipërisë me drogën dhe korrupsionin nënvizuar në raportin e DASH, por thotë se dokumenti nuk është skandalizues, dhe se nuk do të dëmtojë negociatat.
30 Mars 2019, 15:35 -
Zyrtari i lartë gjerman: Djegia e mandateve e papërgjegjshme, atmosfera në Shqipëri e helmuar!
Pas takimit në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth flet për përshtypjet pozitive nga takimi e rrezikun që sjell polarizimi politik.
14 Mars 2019, 14:39 -
Cakaj në Gjermani: Bundestag mbështet Shqipërinë për çeljen e negociatave
Ministri në Detyrë Cakaj, u shprehu mirënjohje parlamentarëve për kontributin e gjithanshëm që Gjermania i ka ofruar Shqipërisë si në procesin e Integrimit Evropian, ashtu edhe në reformat e thella që ka ndërmarrë Shqipëria në drejtësi, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
13 Mars 2019, 14:02 -
Cakaj takim me shqiptarët në Malin e Zi: Tuzi, shembull për nevojën e bashkimit
Ministri në detyrë Cakaj duke iu referuar fitores së koalicionit “Malësia na Bashkon” për zgjedhjet lokale në Komunën e re të Tuzit, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që mbart unifikimi i mëtejshëm i mbarë spektrit politik shqiptar në Malin e Zi
9 Mars 2019, 07:43 -
Cakaj homazh për gratë që frymëzuan breza, qëndruan fuqishëm para një regjimi mizor
Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zgjedhur që në ditën ndërkombëtare të gruas të bëjë një urim ndryshme. Ai ka kujtuar pëmes një postimi gratë shqiptare që dhanë jetën për liri dhe për emancipimin e shoqrisë. Cakaj i quan ato 'Gra që fry
8 Mars 2019, 14:23 -
Cakaj në Maqedoni: Rruga e përbashkët drejt BE-së, vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit
Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Ai vlerësoi kontributin e çmuar të Kryetarit Xhaferi në finalizimin e Marrëveshjes së Prespës me miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
27 Shkurt 2019, 16:56 -
Gent Cakaj në Shkup: Vizioni shqiptar ishte vendimtar për Marrëveshjen e Prespës
Në këto takime diskutimet u përqendruan në hapat pozitivë që Maqedonia e Veriut ka shënuar së fundi, falë kontributit të pazëvendësueshëm të faktorit shqiptar, në proceset integruese Euro-Atlantike.
27 Shkurt 2019, 09:14 -
Cakaj në Maqedoni, merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të ish-Presidentit Trajkovski
Gent Cakaj mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të ish Presidentit të Maqedonisë së Veriut Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident ajror më 26 shkurt 2004 pranë Mostarit në Bosnjë e Herzegovinë.
26 Shkurt 2019, 13:56 -
Konferenca e Mynihut/ Cakaj takon zv/asistenten e Trump: Shqipëria krah SHBA-ve në sfidat globale
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga ministria e Jashtme, Hill vlerësoi kontributin e Shqipërisë për renditjen e saj përkrah SHBA-ve në adresimin e sfidave globale të sigurisë, si dhe shprehu mbështetjen e SHBA-ve për reformat në Shqipëri dhe rrugën e integrimit të Evropian.
17 Shkurt 2019, 20:23 -
Gent Cakaj merr pjesë në sesionin e 55-të të “Konferencës së Sigurisë së Mynihut”
Gent Cakaj mori pjesë në punimet e sesionit të rradhës së Konferencës së Sigurisë së Mynihut, e cila prej disa vitesh përbën një arenë të rëndësishme dhe të pavarur të liderëve globale, për të zhvilluar diskutime informale, për sfidat më aktuale të sigurisë.
17 Shkurt 2019, 15:44