-
Berisha zgjedh ‘të besuarit’, nënkryetarët e sekretarët! Në garë për Sekretarin e Përgjithshëm Noka e Ristani! 4 garues për nënkryetarë, Shehaj, Bylykbashi, Këlliçi e Boçi
Sali Berisha ka propozuar si kandidatë për Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Nokën dhe Arben Ristanin ndërsa për 2 nënkryetarët e partisë garojnë 4 emra, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi. Ndërkohë këshilli kombëtar votoi edhe kandidatët për një sërë sekretariatesh. Në nisje të mbledhjes së tij, Këshilli Kombëtar nderoi me titullin kryetar nderi ish presidentin e ndjerë Bujar Nishani.
3 Qershor 2022, 09:50 -
Eduard Zaloshnja: Veliaj dhe Këlliçi, nën hijen e Ramës dhe Berishës
Ndër politikanët e skalionit të dytë që kam testuar këtë vit në sondazhe, Erion Velaj nga e majta dhe Belind Këlliçi nga e djathta kanë kuotat më të larta, me epërsi të madhe ndaj të tjerëve. Njëri ishte fëmijë kur Ryerson erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe tjetri ende s’kishte lindur.
2 Qershor 2022, 19:41 -
FOTOLAJM/ Berisha ‘shkrihet’ së qeshuri me Meidanin në ceremoninë për Nishanin! Ndërsa dhëndri Malltezi paraqitet si në plazh
Në ceremoninë e nderimit të Presidentit Nishanit, ishin sot të pranishëm politikanët më të rëndësishëm nga e gjitha bota shqiptare, që i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Bujar Nishanit. Në homazhe kanë qenë jo vetëm demokratët, por edhe pothuajse gjithë deputetët socialistë, gazetarë, artistë etj.
2 Qershor 2022, 18:42 -
Evi Kokalari nuk ndalet, sfidon sërish Belind Këlliçin: Pse ka më shumë seç thotë Statuti anëtarë të FRPD në Këshill Kombëtar? Dil shpjegohu
Një tjetër luftë në PD, jo vetëm ajo për Selinë blu e nisur që ditën kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar por tashmë ka një luftë për pushtet edhe brenda Komisionit të Rithemelimit..
2 Qershor 2022, 17:12 -
PD, ka shumë mundësi të jetë edhe kur Ai s'do jetë më, por Ai është e sigurt se s'do jetë më, kur Ajo do të jetë përsëri aty në qeverisjen e vendit dhe të qytetarëve
Ka një opinion të caktuar publik që kërkon me çdo kusht fatin dhe ekzistencën e PD ta lidhin me një njeri të vetëm! Në fakt, ky opinion përveç se është absolutist është në të njëjtën kohë edhe fatalist!
2 Qershor 2022, 11:02 -
Të sakrifikohesh për Njëshin
Ngrirja e marrëdhënieve të PPE ( Partive Popullore Evropiane) me PD-në dhe fakti që pezullohet vota e saj nga procesi i zgjedhjeve për kreun e ri të këtij organizmi të partive të djathta e të qendres së djathtë të kontinentit të vjetër, çon në pikën zero dhe fshin gjithë historikun e partisë së parë të pluralizmit shqiptar në marrëdhëniet me ndërkombëtarët
2 Qershor 2022, 10:48 -
Ringjallja e PD-së pret vdekjen politike të Berishës
Kur dëgjon simpatizantët e Sali Berishës në këtë vit që kaloi, motivet e simpatisë së tyre janë dobësia e partisë opozitare nën drejtimin e Lulzim Bashës dhe dobësia e liderit (edhe pse benjamini i vetë Saliut). Ata më intimët e doktorit nuk i falin më shumë “pabesinë” pas shpalljes non grata.
1 Qershor 2022, 20:47 -
Mero Baze: Përse 'ithtarët' e bashkimit të PD, po shqyejnë njëri-tjetrin
Në partinë e Sali Berishës, e cila ju kundërvu Partisë Demokratike “në emër të bashkimit të demokratëve”, tani nuk gjen dot më dy vet të bashkuar me njëri tjetrin. Gjithë njerëzit afër Sali Berishës po sulmojnë njëri tjetrin, bazuar në dy akuza.
1 Qershor 2022, 18:53 -
Frrok Çupi: E shikoni? S’ka lajm… Njeriu e hëngri qenin
Ça ishte ajo puna e qenit me lajmin? Ca vite të shkuara, u përhap një fjalë si teori gazetarie, që thoshte “The good news isn’t news”. (Lajmi i mirë nuk është lajm)… Erdhi një ditë që edhe kjo ‘shpikje’ u duk si limonadë. Domethënë nëse një qen kafshonte për vdekje njeriun në rrugë, ky nuk ishte më lajm. ‘I butë, shumë I butë!’, bënte buzët redaktori… Lajmi duhej shumë i zi.
1 Qershor 2022, 10:51 -
Braho në Report Tv: Ja kush është presidentja e re, PS e zgjedh të shtunën
Ish-deputeti socialist Spartak Braho thotë në Report Tv se PS e zgjedh të shtunën presidentin e ri, që sipas tij do jetë femër. Ndonëse nuk përmendi emër, Braho thotë se është një ish-ministre që ndërkombëtarët e kanë pranuar pjesë të strukturave euroatlantike. Duket se Br
31 Maj 2022, 20:17 -
Përçarja e PD-së, Braho në Report Tv: Apeli nuk do e njohë Berishën, kufomë politike
Ish deputeti socialist Spartak Braho ka komentuar në Report Tv përçarjen e Partisë Demokratike. Ai thotë se Apeli nuk do t’i japë partinë Berishës. Ndërsa e cilësoi këtë të fundit si një kufomë politike.“Berisha nuk është më faktor politik,
31 Maj 2022, 20:16 -
Ish-deputeti Spartak Braho paralajmëron: Do ketë arrestime të bujshme, SPAK do vërë në pranga ministra e ish-ministra
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion do të godasë në ranget më të larta politike. Kështu shprehet ish-deputeti socialist Spartak Braho në Report Tv, i cili paralajmëron se nga hetimet e SPAK do të përfundojnë në pranga ministra aktualë, por edhe ish-ministra.
31 Maj 2022, 20:15 -
Ylli Pata: Ngrirja e PD-së në PPE, faza e parë e ndëshkimit politik
Vendimi i sekretarisë së Partisë Popullore Europiane për të hequr të drejtën e votës për delegacionin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Kongresin e Roterdamit, ka shumë gjasa që ju është bërë me ditur personave të kontaktit që PD ka në PPE.
31 Maj 2022, 18:16 -
PPE i hoqi të drejtën e votës, Sula: Kambanë alarmi, mesazh për shkatërrimin e PD-së! Sadikaj: Duhet reflektim
Kambanë alarmi e ka cilësuar deputeti demokrat, Dash Sula vendimin e Partisë Popullore Europian për t’i hequr PD-së për të votuar në Kongres. I ftuar në Report Tv, Sula thotë se mosmarrja pjesë në PPE është një mesazh shaktërrimtar për partinë. Kjo sipas Sulës, është një situatë për të ardhur keq.
31 Maj 2022, 18:05 -
Ligji i ri/ Deputetët që pinë raki dhe që janë dënuar 1 herë do t’u ndalohet njohja me sekretet e shtetit, BE-së dhe NATO-s! Shpëton Berisha i listës së zezë
Deputetët dhe çdo zyrtar publik do të verifikohet për raportin me alkoolin, spiunazh dhe tendenca kriminale, para se të pajiset me certifikatë sigurie. Kush rezulton me njollë nuk do përjashtohet nga njohja me informacionet sekrete.
31 Maj 2022, 16:55 -
Debati për Simon Mirakën përplasi demokratët, Nebil Çika për Report Tv: Berisha e përdori për të testuar Ramën! Kishte lëvizje të madhe të partnerëve
Simon Miraka ishte emri që përplasi demokratët, aq sa për herë të parë Gazment Bardhi, krahu i djathtë i ish kryetarit të PD Lulzim Basha i kujtoi Sali Berishës që është i shpallur ‘non grata’. Nebil Çika, ish kreu i shoqatës së të përndjekurve ishte i ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu tha se Berisha bëri një test me Simon Mirakën, por pretendon se është vënë menjëherë në lëvizje SHBA.
31 Maj 2022, 13:52 -
Publikohet teksti i rezolutës së Rithemelimit për gjenocidin serb në Kosovë! Firma e Berishës e para ndër propozuesit
Rithemelimi ka publikuar tekstin e kërkesës për mocion ndaj Kuvendit të finalizuar me rezolutë ku kërkon denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kërkesa kryesohet nga firma e Sali Berishës, ndërsa është firmosur edhe nga 10 deputetë të tjerë
31 Maj 2022, 11:18 -
PPE i hoqi të drejtën e votës, Çollaku në ‘5 Pyetjet’: PD po izolohet si Partia Komuniste, rrezikon të përjashtohet
Partia demokratike me në krye Sali Berishën po izolohet si Partia Komuniste. Ky ishte qëndrimi i deputetit demokrat Kreshnik Çollaku teksa komentoi në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, vendimin e për heqjen e të drejtës PD-së për të në Kongresin e Partisë Popullore Europiane.
30 Maj 2022, 22:47 -
Berisha ‘çan’ PD dhe ‘Rithemelimin’, zgjedh Topallin e ‘flak’ Kokalarin e Hajdarin
Me zgjedhjet e fundit për kryesinë e re të “Rithemelimit”, apo siç pëlqen ta quajë “forumi i lartë drejtues i PD”, Sali Berisha është rikthyer në “habitatin” e vet. Ai ka bërë gjënë që di më mirë të bëjë, përjashtimin e kundërshtarëve të tij në parti.
30 Maj 2022, 21:18 -
PPE i hoqi të drejtën e votës në Kongres, Bardhi: E pritshme! Berisha po e izolon PD për shkak të izolimit të tij
Pas vendimit të Partive Popullove Europiane për të lënë jashtë PD-së nga zgjedhjet për presidentin e ri, ka sjellë edhe reagimin e deputetit Gazment Bardhi, i cili thotë se një gjë e tillë ishte e pritshm
30 Maj 2022, 19:49 -
Minxhozi: Cinizmi në dy pamje i Berishës me partinë e tij
Fillimisht ishte ligji i heshtjes, i cili zgjati plot tetë vite. Që nga 2013, kur në PD u instalua me urdhër suprem Lulzim Basha, e deri në majin e vitit 2021, kur në të njëjtën parti erdhi një tjetër urdhër: ai për silurimin e vetë liderit suprem!
30 Maj 2022, 19:46 -
Mero Baze: SHBA e kishte vetëm me Berishën, por Evropa e ka dhe me PD e Berishës
Të gjithë ata që justifikuan veten brenda Partisë Demokratike se vendimi i SHBA kundër Sali Berishës ishte vendim i lobuar dhe nuk kishte lidhje me Partinë Demokratike, kanë tani shansin të përballen me vendimin kundër Partisë Demokratike, jo më nga SHBA por nga partitë popullore evropiane.
30 Maj 2022, 19:36 -
Shuplakë për Berishën! PPE i heq PD-së të drejtën e votës në Kongresin për presidentin e ri! Bardhi: E pritshme! Rithemelimi: Trillime pa bazë (DOKUMENTI)
Rizgjedhja e Sali Berishës në krye të PD i ka dhënë pasojat e para. Partia Popullore Europiane nuk ka ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE, duke i hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongres.
30 Maj 2022, 18:40 -
Basha do duket engjëll për Berishën, para atyre që zgjodhi në Kryesi
Verdikti personal i Lulzim Bashës ndaj liderit të PD-së, z.Berisha, ish-kryetar nga delfini i tij për ta larguar nga grupi parlamentar i PD-së, solli një turbulencë dhe tollovi në gjirin e kësaj partie, që nuk arriti ta përcillte asnjë aksion i mëparshëm i Bluve ndaj qeverisjes së Ramës.
30 Maj 2022, 18:09