-
PD e Berishës denoncon: 77 përqind e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor si jo cilësor, e ngelin në klasë
Partia Demokratike e Sali Berishës ka denoncuar sot se një vëzhgim i kryer nga aktivistë rinorë, me 600 të rinj të moshave 15-29 vjeç, e ngel në klasë sistemin arsimor shqiptar. Sipas Sekretares për Organizatat Partnere në PD, Megi Balliu 77 përqind e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor si jo cilësor, ndërsa 80 përqind i konsiderojnë shkollat si mjedise pak ose aspak të sigurta.
14 Gusht 2022, 13:15 -
Gara për kreun e FRPD, 6 kandidatë për të zëvendësuar Belind Këlliçin! Ja objektivat e tyre për të ardhur në krye
Dy muaj janë në dispozicion për të rinjtë e Rithemelimit për të zhvilluar fushatën për kreun e ri të FRPD. Të 6 kandidatët shprehen optimist për garën, ndërsa prioritet konsiderojnë kontributin dhe ndryshimet në PD. Drejtuesi i forumit rinor do të zgjidhet në fillim të muajit Tetor, në të gjitha strukturat vendore.
2 Gusht 2022, 18:52 -
Çelja e negociatave, Bumçi në Report Tv: Rama dështoi, s’është meritë e tij! BE mori këtë vendim për shkak të luftës në Ukrainë
Ado Bumçi, pjesë e Grupit të Rithemelimit ka komentuar çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv, ai thotë se ky është një zhvillim pozitiv për vendin, por shumë i vonuar.
22 Korrik 2022, 23:10 -
Sulmi kibernetik ndaj portaleve qeveritare/ Komisioni i Rithemelimit: Qeveria po fsheh informacione, mund të kenë hakëruar të dhëna të tjera të qytetarëve
Për rënien e E-Albania, Komisioni i Rithemelimit thotë se hakërimi i kryer është si një skenar hollivudian. Anëtar i këtij komisioni, Arben Ristani u shpreh se qeveria po mundohet më shumë të fsheh informacione se sa të zbulojë.Sipas tij hakërimi bëhët më i pabesueshëm n&
18 Korrik 2022, 17:59 -
Rama ‘shkollë riedukimi’ gazetarit/ Açka: Njeriu që dje rrihej për fjalën e lirë, sot është kthyer në harbutin e mediave! ‘Rithemelimi’: Shqipëria në rrezik
Partia Demokratike ka reaguar një ditë pasi kryeministri Edi Rama ka “dënuar” me tre muaj riedukim një prej gazetarëve, pasi nuk ishte dakord me pyetjen që i drejtoi gjatë konferencës për mediat.
2 Korrik 2022, 13:36 -
‘Territorialja’ dhe ‘Zgjedhorja’, Kaso: PS nuk është serioze, bën diversion brenda PD! Mbështesim sistemin proporcional me korrektim kombëtar
Ndonëse grupi i Sali Berishës është i përjashtuar nga Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore, ata kanë shprehur qëndrimin e tyre për ndryshimet që duhen bërë. Ivi Kaso, pjesë e ‘Rithemelimit’ tha në Report Tv se do preferonin sistem maxhoritar me korrektim proporcional kombëtar, nga sistemi proporcional rajonal që është aktualisht.
20 Qershor 2022, 21:58 -
Berisha mbledh krerët e degëve: Kemi 44 mijë 'luftëtarë', t'i mobilizojmë! Regjimi monist i Edi Ramës rrëzohet vetëm me një front të vërtetë opozitar
Për herë të parë pas zgjedhjeve, Sali Berisha ka mbledhur krerët e degëve të cilët dolën nga zgjedhjet që Komisioni i Rithemelimit organizoi në bazë. Kjo mbledhje u organizua me qëllim planifikimin e protestave që Berisha ka paralajmëruar që do të zhvillohen gjatë verës.
11 Qershor 2022, 12:24 -
Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale, Baçi i Rithemelimit: Nuk e njohim, do të dështojnë! Opozita përfaqësohet me të zgjedhurit e Ramës
Rithemelimi është kundër Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, pasi sipas deputet Luan Baçi anëtarët e tyre nuk përfaqësojnë opozitën, por janë një grup deputetësh në shërbim të Edi Ramës. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Baçi tregoi hapur votën e tij, e cila ka shkuar kundër këtyre komisioneve.
9 Qershor 2022, 22:56 -
Berisha për samitin e Open Balkan: Takimi i Ohrit katastrofë, Rama i trajtoi si ‘berra’ njerëzit e vrarë nga genocidi
Në një takim të zhvilluar në Elbasan me simpatizantët e tij, Sali Berisha ka komentuar samitin e Open Balkan në Ohër. Berisha tha se mesazhet e përcjella nga Ohri ishin skandaloze, ndërsa sipas tij Rama refuzon të njohë gjenocidin në Kosovë.
9 Qershor 2022, 19:54 -
“Ballkani i Hapur”, Komisioni i Rithemelimit të Berishës: Rama po i shërben në mënyrë të verbër projektit serbo-rus dhe antishqiptar
Edhe një herë tjetër Komisioni i Rithemelimit të Berishës ka dënuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama sot në Ohër të cilat sipas zëdhënëses Floriana Garo janë shërbim i projektit serbo-rus dhe anti shqiptar.
8 Qershor 2022, 14:11 -
Dvorani kandidat për President? Berisha: Simbol i korrupsionit! Rama refuzon rezolutën kundër gjenocidit në Sebrenicë, Tirana zyrtare si 'Beograd i vogël'
Sali Berisha dhe deputetët e tij do të marrin pjesë nesër në seancën për votimin e presidentit të ri, por ai bëri të qartë që vota e tyre do të shkojë kundër çdo emri që do të propozojë Partia Socialiste. Berisha tha se do të votonte kundër gjyqtarit Ardian Dvoranit nëse do propozohej, ndonëse ai ka mbështetjen e SHBA.
3 Qershor 2022, 12:26 -
Berisha zgjedh ‘të besuarit’, nënkryetarët e sekretarët! Në garë për Sekretarin e Përgjithshëm Noka e Ristani! 4 garues për nënkryetarë, Shehaj, Bylykbashi, Këlliçi e Boçi
Sali Berisha ka propozuar si kandidatë për Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Nokën dhe Arben Ristanin ndërsa për 2 nënkryetarët e partisë garojnë 4 emra, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi. Ndërkohë këshilli kombëtar votoi edhe kandidatët për një sërë sekretariatesh. Në nisje të mbledhjes së tij, Këshilli Kombëtar nderoi me titullin kryetar nderi ish presidentin e ndjerë Bujar Nishani.
3 Qershor 2022, 09:50 -
‘Rithemelimi’ e zgjodhi anëtare kryesie, Zhupa: Detyra jonë të shkojmë drejt bashkimit, ajo kryesi përfaqëson 100% të demokratëve
Deputetja Ina Zhupa ka folur për herë të parë pasi u zgjodh anëtare në kryesinë e Partisë Demokratike. Zhupa tha se duhet të shkojnë të gjithë drejt bashkimit, dhe ajo kryesi përfaqëson 100% të demokratëve
1 Qershor 2022, 13:25 -
PPE i hoqi të drejtën e votës, Sula: Kambanë alarmi, mesazh për shkatërrimin e PD-së! Sadikaj: Duhet reflektim
Kambanë alarmi e ka cilësuar deputeti demokrat, Dash Sula vendimin e Partisë Popullore Europian për t’i hequr PD-së për të votuar në Kongres. I ftuar në Report Tv, Sula thotë se mosmarrja pjesë në PPE është një mesazh shaktërrimtar për partinë. Kjo sipas Sulës, është një situatë për të ardhur keq.
31 Maj 2022, 18:05 -
Evi Kokalari ‘shpërthen’ kundër Belind Këlliçit: Manipuluat votat, jam gati të flas me emra e me fakte nëse e bëni edhe të premten
Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza ndaj Belind Këlliçit. Në një postim në Facebook, Kokalari shkruan Këlliçi se ka lobuar për tu votuar si anëtar i Kryesisë së PD-së, madje shprehet se është e gatshme që të flasë me emra e fakte konkrete nëse manipulojnë votta në votimin e së premtes për nënkryetarët e partisë dhe sekretarin e përgjithshëm.
31 Maj 2022, 16:36 -
Të premten zgjidhet Sekretari dhe nënkryetarët e PD, Baçi: Të kenë avantazh deputetët që s'mbajnë asnjë anë, për hir të bashkimit të PD
Deputeti demokrat Luan Baçi është i mendimit që në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të PD, ku duhet të zgjidhen nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm, duhet t'u jepet prioritet atyre që në këtë betejë janë të ndërmjetëm, pra që nuk mbajnë anën e asnjërën palë.
30 Maj 2022, 22:31 -
Berisha ‘çan’ PD dhe ‘Rithemelimin’, zgjedh Topallin e ‘flak’ Kokalarin e Hajdarin
Me zgjedhjet e fundit për kryesinë e re të “Rithemelimit”, apo siç pëlqen ta quajë “forumi i lartë drejtues i PD”, Sali Berisha është rikthyer në “habitatin” e vet. Ai ka bërë gjënë që di më mirë të bëjë, përjashtimin e kundërshtarëve të tij në parti.
30 Maj 2022, 21:18 -
Gjekmarkaj ironizon zgjedhjet për Kryesinë e PD: Ngushëllime atyre që s’ia dolën, të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër
Agron Gjekmarkaj ka ironizuar zgjedhjet e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit për Kryesinë e re të Partisë Demokratike. Për Gjekmarkaj, ato nuk ishin zgjedhje ku është respektuar vota, pavarësisht trumbetimit me të madhe të Sali Berishës.
29 Maj 2022, 14:11 -
Çështja më e rëndësishme është nëse bëhet apo jo PD dhe si mund të bëhet!
Në fakt, ka gjashtë muaj që flasin sikur problemi më i madh i PD është bashkimi! Në fakt ky nuk është problemi i vërtetë i demokratëve e as alternativa e të ardhmes për PD! Pas dëshirës për Bashkim, nuk qëndron asgjë tjetër, veçse dëshira për të ruajtur establishmentin dhe për ta mbajtur pushtetin për një grup të ngushtë personash që nuk kanë më asnjë lidhje reale, politike e sociale as me demokratët e as me shqiptarët!
28 Maj 2022, 20:18