Kosova & Rajoni

  • Mali i Zi ka hapur ambasadën e tij në Kosovë. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka pritur sot Radovan Milaniçin, i cili ka dorëzuar letrat e emërimit si ambasador i Malit të Zi në Kosovë. Hoxhaj ka bërë të ditur se së shpejti edhe Kosova do të caktojë përfaqësuesin e saj diplomatik në Mal të Zi.
  • Mitrovicë, serbët bllokojnë rrugën
    pas arrestimit të dy serbëve

    Një veturë e EULEX-it është sulmuar me koktej molotovi dhe gurë mbrëmë pas mesnatës, në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës. Për shkak të arrestimeve të djeshme nga ana e EULEX-it vazhdon të jetë e bllokuar edhe rruga për në Zveçan, që e bëjnë të pamundur qarkullimin.

  • Kosovë, Ban Ki Moon: Zbatimi i
    marrëveshjes në veri, sfida kryesore

    Në raportin e tij më të fundit mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, raport që ju dha "RTK-së" nga burime në New York, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon, i vlerëson hapat pozitivë të ndërmarrë nga Prishtina dhe Beogradi që çuan "në marrëveshjet historike dhe në një progres fundamental drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve". (Foto: Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB)

  • Borchardt: Në Kosovë ka
    presion ndaj dëshmitarëve

    Shefi i EULEX-it Bernd Borchardt ka hedhur poshtë kritikat se misioni të cilin ai e udhëheq është duke u bërë presion dëshmitarëve që të dëshmojnë në procese gjyqësore. Sipas tij, ata përballen me presione për të mos folur.

  • Kosovë, Hoxhaj: Lista e vetme
    serbe për zgjedhjet, jodemokratike

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur jodemokratike dhe kundër interesave të komunitetit serb, idenë e Beogradit, që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me një listë të vetme.

  • KFOR: S'do ta largojmë dhunshëm
    barrikadën mbi Ibë

    Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Volker Halbauer, ka thënë se KFOR-i është mision ne neutral ndaj statusit dhe i paanshëm dhe nuk do të urdhërojë largimin e dhunshëm të barrikadës në urën mbi lumin Ibër.

  • Gjykata ilegale në Veri të Kosovës
    mund të dënojë ish-luftëtarët e UÇK

    Një gjykatë ilegale që vepron në veriun e Kosovës, midis shumë vendimesh, ka shqiptuar edhe atë për dënimin e tetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Nga Marrëveshja e 19 prillit, e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të legjitimohen shumica e vendimeve që gjykatat ilegale kanë marrë.

  • Kosovë, serbët në veri duan
    fletëvotime pa logo të shtetit

    Fletëvotimet me logo të Republikës së Kosovës janë bërë tani shkas që anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri të Kosovës të refuzojnë të nënshkruajnë kontratat me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ata kërkojnë garanci se fletëvotimet që do të përdoren në veri të Kosovës me 3 nëntor të mos kenë asnjë shenjë të shtetit të Kosovës.

  • Presidenti serb, Nikoliç: Kemi hyrë
    sinqerisht në bisedime me Kosovën

    Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç gjatë bisedës me kryetarin e Ukrainës ka thënë se Serbia është e përkushtuar ndaj eurointegrimeve, por shprehet se nuk do ta njohë Kosovën.

  • Rusi, Putin: Nuk do ta njohim
    Kosovën, është territor se

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka thënë patriarkut serb, Irinej se “Moska edhe më tej në skenën ndërkombëtare do të mbajë qëndrimin se Kosova është juridikisht territor serb”, njofton gazeta serbe, “Novosti’.

  • Serbët, nga varfëria po u shesin
    pronat shqiptarëve të Kosovës

    Në Toplicë të Serbisë, sipas regjistrimeve të fundit nuk jeton asnjë shqiptar, thuhet se në mënyrë të fshehtë u janë shitur shumë shtëpi dhe banesa shqiptarëve nga Kosova. Dejan Milosheviç, këshilltar komunal në Kurshumli, thotë se deri tani shqiptarët në këtë zonë kanë blerë rreth 50 prona. (Në foto: Pamje nga Prokuple).

  • Thaçi: Kosova e ka përmbyllur
    dialogun për energjinë e telekomin

    "Marrëveshjet për çështjet e energjisë dhe telekomunikacionit për Kosovën tashmë janë kapitull i përmbyllur në dialogun me Serbinë", ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.

  • Kujtimet e Schröder:Pse Gjermania
    ndërhyri në luftën e Kosovës

     “Vendime: Jeta ime në politikë”, kështu titullohen kujtimet e Gerhard Schröderit. Ish-kancelari gjerman sjell detaje mbi rolin e Berlinit gjatë konfliktit në Kosovë. “Sidomos ne gjermanët s’duhej të lejonim që në Evropë të shkeleshin të drejtat e njeriut në mënyrën më brutale”.

  • Franca e shqetësuar me numrin
    e azilkërkuesve nga Kosova

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua dje në Bërdo, Slloveni, me presidentin e Republikës së Francës, François Hollande. Presidenti shprehu brengën për numrin në rritje të azilkërkuesve nga Kosova në Francë, duke thënë se kjo çështje po shkakton probleme dhe po i jep shtetit një imazh të shëmtuar.

  • Kuvendi i Kosovës, rezolutë për
    përmbylljen e mandatit të EULEX-it

    Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në lidhje me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudhën e tranzicionit.

  • Kosovë, kthehen 110 emigrantë
    që ndodheshin në Hungari

    Nga Hungaria sot është kthyer kontingjenti i parë i qytetarëve të Kosovës, të cilët ishin zënë nga autoritetet hungareze në përpjekje për të ikur drejt vendeve tjera perëndimore. Të riatdhesuarit tregojnë për kushtet e vështira që kanë kaluar në kampet e azilkërkuesve në Hungari.

  • OKB: Kosova, një ndër katër vendet
    më azilkërkuese në botë

    Afganistani, Siria, Serbia dhe Kosova (ende) të lidhura me rezolutën 1244, pastaj Kina dhe Pakistani janë pesë vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në 44 vendet më të industrializuara të botës gjatë vitit 2012", thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara në New York.

  • Bruksel, takimi Thaçi - Daçiç
    përfundon pa asnjë marrëveshje

    Takimi i 24 korrikut ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç ka përfunduar pa marrëveshje konkrete. Sipas Zyrës së Ashton, është arritur megjithatë pajtimi që të punohet në përgatitjen sa më mirë të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

  • Patriarku Irinej kërkon ndihmë
    nga Rusia për Kosovën

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka kërkuar ndihmë nga Rusia për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.“Ne kemi besim në Rusinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, - i tha ai, kryesuesit të Dumës Shtetërore Ruse.

  • Kocijancic: Ende s'konfirmohet
    marrëveshja për telekom dhe energji

    Maja Kocijancic, zëdhënësja e Catherine Ashton ka thënë para takimit Thaçi-Daçiç në Bruksel se një marrëveshje e mundshme Kosovë-Serbi për telekomin dhe energjinë ende nuk konfirmohet nga Brukseli.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv