Kosova & Rajoni

  • Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka ftuar të martën Kosovën e Serbinë që ta vazhdojnë dialogun, si dhe të përmbahen nga veprimet e dhunshme në pjesën veriore të Mitrovicës ku situata është cilësuar si e brisht
  • OKB, fjalimet pro dhe kundë

    Mediat serbe, por edhe ato të Kosovës kanë shkruar rreth fjalimeve duke ndarë dhe potencuar fjalimet pro dhe duke ironizuar ato kundër.Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe kundër, Portugalia dhe Rusia pro.

  • Rosemary di Carlo -Serbisë: Shpërbëni strukturat paralele

    Zëvendësshefja e misionit amerikan në Kombet e Bashkuara Rosemary di Carlo, në mbledhjen e të martës të KS të OKB, tha se strukturat paralele nuk kanë asnjë rol legjitim në Kosovë dhe se ato duhet të ishin shpërbërë shumë kohë më parë, në përputhje me rezolutën 1244.

  • OKB, Daçiç: Mos njihni Kosovën
    Thaçi: Shtetësia e paprekshme

    Nisi sot rreth orës 16:00 seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit për diskutimin e raportit të Ban Ki- Moon për Kosovën. Të pranishëm në seancë ishin edhe kryeministrat e të dy vendeve, Hashim Thaç i Kosovës dhe Ivica Daçiç i Serbisë. Kryeministri serb tha se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa shtoi se nuk duhet të cënohet integriteti territorial i Serbisë. Thaçi: "Pavarësia është fakt juridik e politik. Shtetësia është e paprekshme".

  • Kosovë, javë tropikale

    Gjatë kësaj jave, qytetarët e Kosovës do të përballen me temperatura të larta, të cilat sipas meteorologëve cilësohen si tropikale.

  • OKB, nis sot seanca për Kosovën

    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi merrë pjesë për herë të parë në një mbledhje të Këshillit gjatë mandatit të tij të dytë si kryeministër i Kosovës dhe siç u tha nga zyra e tij “Kosova ka vendosur që të ketë të njëjtin nivel përfaqësimi pasi Serbia po përfaqësohet po ashtu nga kryeministri i saj.”

  • Hetimet rreth vdekjes se Asanajt drejt përfundimit

    Procesi i hetimeve në rastin e Dino Asanajt është në fazën përfundimtare, tha prokurori i çështjes, Blerim Isufaj duke pohuar se shumë shpejt do ta thuhet fjala përfundimare.

  • Koalicioni PDK-AKR drejt ndarjes

    PDK, është në përgatitje për ndryshimin e Qeverisë dhe, kjo mund të ndodhë nga 10 – 15 shtatori dhe po përgatitet të lidhë koalicion me AAK-në e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

  • Thaçi niset për Nju-Jork

    Kryeministri Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Nju Jork, SHBA, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet të martën, ku pritet të shqyrtohet raporti periodik për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

  • Veterani i UÇK-së paralajmëron vetëvrasjen

    Ekrem Pajaziti nga Shala e Lipjanit nga kushtet e rënda ekonomike, si veteran i UÇK-së, i ka dërguar më një mesazh telefonik kryetarit të OMDL Xhevdet Qeriqit,se do ta vrasë veten para kuvendit të Kosovës.

  • Ulet eksporti i mallrave serbe,
    rritet eksporti shqipta

    Zyrtarë të Doganave të Kosovës konfirmojnë se importet e Serbisë po bien dhe se kompanitë kosovare kanë ndërpre importin pas vendosjes së reciprocitetit dhe kanë ndërprerë bashkëpunimit të mëhershëm me kompanitë serbe.

  • Bajrami në Prishtinë, Jahjaga e
    Thaçi: Kosova e ka të ardhme të qartë

    Në Prishtinë shumë qytetarë mëngjesin e sotëm janë mbledhur në Xhaminë e Madhe – Sulltan Mehmet Fatih, në Prishtinë, për të falur Namazin e Bajramit.  Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava duke iu drejtuar besimtarëve u ka kërkuar kultivimin e tolerancës, dashurisë ndër-njerëzore dhe të humanitetit.

  • Besimtarët musliman festojnë Fitër Bajramin

    Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit u mbajt në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë dhe nisji festën së Fitër Bajramit për besimtarë mysliman në Kosovë

  • Daçiç e Thaçi të martën bashkë
    në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

    Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në një seancë të paradites të martën do të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç.

  • Thaçi e Daçic, bashkë në KS

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i qeverisë serbe, Ivica Daçiç do të marrin pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 21 gusht në New York, ku do të shqyrtohet raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-mun për situatën në Kosovë.

  • Republika e Malit e njeh Kosovën

    Republika e Malit bëhet shteti i 92 që njeh Republikën e  Kosovës

  • Majko: Kujdes në negociatat me
    Serbinë, të mos jenë të shpejta

    Është fat për Prishtinën që në Serbi qeverisin fytyra jo simpatike për perëndimin, çfarë ishte politika e Tadiçit, por njerëz të cilët kanë ngjallur dyshime serioze lidhur me të ardhmen e Serbisë në Bashkimin Evropian. Kështu ka vlerësuar në një intervistë për “Radio Dukagjinin” ish kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko.

  • AAK e do koalicionin me PDK, pa SHIK

    Marrëveshja për një koalicion mes PDK-së dhe AAK-së do të funksionalizohej nëse PDK-në edhe pas zgjedhjeve të brendshme do ta udhëheqin Hashim Thaçi dhe fraksioni i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ish-ministrit të MTPT-së, Fatmir Limaj, por pa njerëzit e ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

  • Kuçi kërkon mbështetjen
    amerikane per traktatin

    Zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi në Ajova të ShBA-së kërkoi angazhimin e saj dhe të BE-së për Traktatin e Paqes.

  • KS, raporti mbi Kosovën me 21 Gusht

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, më 21 gusht, do të shqyrtojë raportin e rregullt tremujor të Ban Ki-Mun, në lidhje me situatën në Kosovë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv