Kosova & Rajoni

  • Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, komentoi deklaratat e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i cilin një ditë më parën deklaroi se qytetarët në veri duhet ta mbrojnë pragun e shtëpisë. Qytetarët nuk janë të obliguar që ta mbrojnë pragun e shtëpisë, pasi për këtë punë, përgjegjëse, janë institucionet.Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje që Kuvendi i Kosovës të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohej gjendja e krijuar në veri te vëndit nuk ka gjetur mbështetjen e subjekteve tjera politike, madje as atyre opozitare.
  • Veteranët e UÇK: Do të veprojmë në veri

    Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së paralajmërojnë se nëse institucionet e Kosovës nuk reagojnë ndaj veprimet të fundit në veri të shkaktuara nga huliganët serbë, atëherë ata nuk do të rrinë duarkryq.

  • Policia kufitare tërhiqet, 
    patrullon brenda territorit të Kosovës

    Nga arrestimi i dy policëve kufitarë të Kosovës, lëvizjet e forcave të rendit në afërsi të vijës kufitare janë reduktuar në masë të madhe, madje patrullimi i tyre tashmë bëhet në thellësi të territorit të Kosovës, dhe jo si rëndom afër vijës së gjelbër të kufirit me Serbinë.

  • Mitrovicë, shqiptarët në veri: Do
    mbrojmë pronat edhe me armë|

    Pas sulmeve të fundit në Mitrovicë, shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore të qytetit kanë filluar të organizohen në turne duke ruajtur ditë e natë pronat e tyre. “Nuk do t’i lëshojmë shtëpitë dhe as pronat tona”, i tha njëri prej tyre korrespondentit të Shqiptarja.com.

  • Mitrovica, Kurti kërkon ndihmën
    e Topit, Krasniqit e Jahjagës

    Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes 3 letrave të ndryshme, i ka kërkuar sot autoriteteve më të larta të Prishtinës dhe Tiranës që të reagojnë për gjendjen në Mitrovicë.

  • Zgjedhjet serbe, radikalët në Mitrovicë

    Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikolliq, dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Vuçiq, pritet të qëndrojnë në veri të Mitrovicës.Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se  Nikoliq dhe Vuçiq, nuk kanë bërë kërkesë për ta vizituar Kosovën.

  • Ivanovic: KFOR të zëvendësojë Policinë në lagjet me tensione

    Trupat paqeruajtëse të KFOR-it duhet të stacionohen në lagjet e Mitrovicës ku janë të theksuara tensionet ndëretnike, ka thënë Oliver Ivanovic për mediat kosovare.

  • Shpërthimi në Mitrovicë, AKSH
    mund të ndërhyjë në Kosovë

    Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), nëpërmjet një komunikate të nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu, ka konfirmuar qëndrimin për rishikimin e vendimit të mëhershëm për të mos vepruar edhe në Kosovë.

  • Shqiptarët në veri kërkojnë mbrojtje

    Përfaqësuesit e banorëve shqiptarë të lagjeve të pjesës veriore të shqetësuar nga ngjarjet e fundit kërkojnë nga institucionet e vendit që të shtojnë masat e sigurisë në atë pjesë. Ata kanë mbajtur sot një takim me kryetarin e Mitrovicës Avni Kastrati nga i cili kanë kërkuan që të ketë prani të Policisë Speciale të Kosovës, si dhe rivendosjen e pikave statike të Policisë në lagjet ku jetojnë shqipatërt dhe serbët në veri të Mitrovicës. Përfaqësuesit shqiptarë në veri thonë se janë të njohur emrat e Jovica Lazareviq dhe Desimir Janiçijeviq dhe se disa hetues të Policisë së Kosovës ua kanë thënë se organizata e tyre mund të qëndrojë prapa sulmeve ndaj shqiptarëve në veri.



  • Gjendje e tensionuar në veri, 
    shqiptarët po shpërngulen

    Një ndjenjë e thellë e pasigurisë ka prekur shqiptarët të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës. Banorët, kryesisht gratë dhe fëmijët, janë parë me valixhe në duar duke u larguar nga shtëpitë e tyre. Nga ora 15 është planifikuar  një protestë paqësore nga shqiptarët për vrasjen e Selver Haredinajt.

  • Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Qeverisë

    Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të brendshëm Bajram Rexhepit, Kryeministrit Hashim Thaçi dhe gjithë qeverisë së Kosovës që është bashkëpunëtore me Serbinë në incidentet të cilat po shpijnë drejt negociatave për veriun e vendit tonë dhe po e dështojnë shtetin e Kosovës”.

  • Mitrovicë, Thaci: Të ulet tensioni
    Dyshime per organizate serbe

    Kryeministri Thaci reagon nga SHBA per incidentet ne Mitrovice: Bashkepunim me nderkombetaret per uljen e tensionit. Sot situate e qete ne Mitrovice. Policia dyshon se pas atentatit me eksploziv ne banesen e familjes Haradinaj, qendron organizata serbe "Mbrojtja civile"

  • Mitrovicë, gruaja e viktimës:
    Serbët na provokojnë çdo ditë

    Qindra serbë me uniforma policie dhe të maskuar kanë bllokuar lagjen “Tre rrokaqiejtë”, e vetmja në zonën veriore të Mitrovicës që banohet edhe nga shqiptarë. Sipas dëshmitarëve, ata kanë thyer xhamat e banesave të shqiptarëve dhe kanë hequr një pikë stacioni të policisë të vendosur aty, raporton korrespondenti i Shqiptarja.com. KFOR dhe EULEX kanë bllokuar qarkullimin në urën e Ibrit për të evituar përplasjen mes dy etnive. Mediat nuk lejohen në vendngjarje dhe janë bllokuar në urën e Ibrit.
    VIDEO - Kryeministri Thaçi reagon për ngjarjen
    VIDEO - Dëshmia e gazetarit mbi sulmet e serbëve
    VIDEO - Shpërthimi në Mitrovicë, vdes babi, plagosen 4 fëmijët

  • Kushtetuta katervjeçare e shkelu

    Miratimin e Kushtetutës, katër vjet më parë, Presidentja e vlerësoi akt historik, që shpreh vullnetin e popullit të Kosovës Edhe Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se janë konsoliduar institucionet demokratike si dhe është fuqizuar sundimi i rendit dhe ligjit. Por, gjatë këtyre katër viteve të Kushtetutë, ajo është shkelur dy herë nga presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli.

  • Policia: Situatë e tensionuar në veri

    Pas vrasjes së Selver Haradinajt, Policia e Kosovës thotë se situata në këtë pjesë të vendit mbetet e tensionuar. Mbremë në lagjen Suhodoll është sulmuar Vlladimir Denoviq nga përsona ende të panjohur, i cili thuhet se ka pësuar lëndime të rënda trupore, por është jashtë rrezikut për jetë.

  • Thaçi propozon Komision Pajtimi me Serbinë

    Kryeministri Thaçi në një intervistë gjatë vizitiës së tij në Uashington kishte folur për integrimin e serbëve brenda sistemit kishte dhënë idenë për një Komision për të Vërtetën dhe për Pajtim për Kosovën që do të shëronte plagët e konflikteve në rajon. Por propozimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dy subjektet politike që janë në opozitë Vetëvendosje dhe AAK e kundërshtuan vetë idenë pa u realizuar drejtësia.

  • Serbia nuk heq dorë nga zgjedhjet edhe në Kosovë

    Qeveria serbe nuk thotë se ka marrë vendim zyrtar për heqje dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës, mirëpo një përfaqësues i saj për herë të parë ka pranuar se ky shtet do ta respektojë qëndrimin e UNMIK-ut nëse Rezoluta 1244 nuk e lejon një gjë të tillë. Zgjedhjet serbe ishin mbajtur edhe në Kosovë që nga paslufta.





  • Dell: Këtë vit bisedime
    për veriun e Kosovës

    Diplomati amerikan ka deklaruar për mediat kosovare se një vështrim më serioz i situatës në veri do të ndodhë para zhvillimit të zgjedhjeve të reja në Kosovës. Por kjo sipas tij, varet edhe nga ajo se çfarë qeverie do të ketë në Serbi.

  • Zhgobar: I shokuar nga vrasja
    Euleks e policia të hetojnë

    Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë bën thirrje për qetësi dhe lënien në dorë të policisë dhe EULEX hetimet e shpërthimit që i mori jetën një shqiptari dhe plagosi 4 fëmijët e tij në veri të Mitrovicës.

  • Vrasja e shqiptarit në Mitrovice
    Presidenca: Të kapen autorët

    Pas varrimit, Bashkëshortja e viktimës Selver Haradinaj, u shpreh shumë e zhgënjyer me institucionet e rendit dhe ato qeverisëse të Kosovës, të cilat sipas saj, asnjëherë nuk kanë treguar interesim për familjen e saj që ka jetuar nën frikë dhe trysni të vazhdueshme në veri të Mitrovicës, shpesh edhe pa bukë.( foto nga vendi i shperthimit)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv