Kosova & Rajoni
-
Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedime Borisllav Stefanoviç, ka thënë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën. Veriu i Kosovës duhet të ketë statusin special. Prishtina po ndërhyn në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, njëanshëm dhe me dhunë kundër serbëve. 17 Prill 2012, 11:09
-
Privatizimet, Qeveria shpenzon në këshilltarë të huaj
17 Prill 2012, 10:02Qeveria e Kosovës shpenzon miliona euro për të marrë këshilla projekte. Këtë vit janë paraparë 3.5 milionë euro për shërbime këshilluese. Këshilltarë ka kërkuar edhe Ministria e Tregtisë për koncesionimin e Brezovicës. MTI i ka ndarë rreth 500 mijë euro.
-
Edita Tahiri vizion Kroacinë
17 Prill 2012, 09:44Zonja Tahiri tha se të dy vendet dhe dy popujt tona ndajnë një histori të përbashkët të luftës për vetëvendosje dhe krijim të shteteve të pavarura dhe në këtë kohë i bashkon vizioni euro-atlantik dhe prosperiteti të rajonit. “Rajoni ka nevojë për më shumë bashkëpunim dhe stabilitet dhe se dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë i kontribuon këtij qëllimi” tha Pusiç gjatë takimit.
-
Tadiç: UNMIK-u, është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve
16 Prill 2012, 22:52Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se nëse komuniteti ndërkombëtar thotë se Rezoluta 1244, e cila është bazë për mbrojtjen e sovranitetit tonë në Kosovë, kjo nënkupton se UNMIK-u, është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve në territorin e Kosovës, dhe ne e respektojmë një gjë të tillë.
-
Shpërngulen 40 familje nga Veriu
16 Prill 2012, 22:25Rreth 40 familje janë shpërngulur nga lagjja “Tre Rrokaqiejt” e veriut të Mitrovicës. “Ju duhet të na kuptoni që është rrezik për ne që jetojmë këtu që vazhdimisht të dalim në televizion, sepse nuk ndjehemi të sigurt kur dimë që as institucionet tona nuk po bëjnë asgjë për ne, madje na thonë që vetë t’i mbrojmë pronat tona”, ka thënë një nga banoret.
-
Qeveria e Kosovës: Kujdes kur të udhëtoni nëpër Serbi
16 Prill 2012, 16:43Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se nuk mund t’i bëjnë thirrje të drejtpërdrejtë qytetarëve të Kosovës, qofshin ata mërgimtarë, apo qytetarë, që kalojnë transit nëpër Serbi, që të mos kalojnë nëpër këtë shtet, por kanë bërë thirrje që mundësisht t’i shfrytëzojnë rrugët e tjera, pasi që mund të jenë viktima të ndonjë arrestimi pa ndonjë argument, apo fakte ligjore.
-
Mitrovicë, KFOR patrullon së bashku me PK
16 Prill 2012, 16:23KFOR-i ka ngritur nivelin e sigurisë në veri, në lagjet me popullatë të përzier, bashkë me Policinë e Kosovës.
-
13 vjetori i rënies së gjeneral Shkëlzen Haradinajt,
16 Prill 2012, 15:40
familjarët e pakënaqur me trajtimin institucionalNë Gllogjan, në 13 vjetorin e rënies heroike nderohen dëshmoret e lirisë në mesin e të cilëve edhe gjenerali Shkëlzen Haradinaj.
-
Beograd, gjykohet Mark Koshnjeti, 30 ditë paraburgim
16 Prill 2012, 12:45Mark Koshnjetit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Prokuroria për krime lufte në Beograd. Shqiptari nga Kosova është arrestuar të shtunën nga policia serbe, ndërsa sot në Gjykatën e Lartë në Beograd ai u mor në pyetje. Mark Koshnjeti, i cili u arrestua të shtunën nga policia serbe në pikën kufitare në Merdarë akuzohet për krime lufte ndaj civilëve serbë gjatë luftës në Kosovë. Familjarët kanë deklaruar se ai kurrë nuk ka qenë në UÇK, siç pretendon pala serbe.
-
Jeremiç kritikon Bogdanoviçin,
16 Prill 2012, 12:25
marreveshjet duhet të zbatohenMinistri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka porositur liderin e opozitës, Tomislav Nikolic, se marrëveshjet e arritura me Kosovën duhet të respektohen, në të kundërten, ka thënë Jeremiq, Serbia mund të përballet me pasoja të rënda.
-
Seanca e jashtëzakonshme të mërkurën,
16 Prill 2012, 12:09
nuk përjashtohet ndërhyrja në veriNderkohe qe zv/kryeministri Kuqi nuk e ka perjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ne Veri, edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se duhet përdorur edhe forcën për zgjidhjen e çështjes së Veriut. Rexhep Selimi nga Vetëvendosje e quan absurd mbledhjen e nënshkrimeve derisa Kushtetuta e Kosovës ia mundëson kryeministrit të thërrasë seancën e jashtëzakonshme pa pasur nevojë për mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.
-
Incidentet në veri: BE, po hetohet
16 Prill 2012, 12:01Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë ka njoftuar qendrën e Bashkimit Evropian në Bruksel, se është duke u marrë intensivisht me hetimet lidhur me incidentet e fundit në veri, me ç’rast humbi jetën shqiptari Selver Haradinaj.
-
Bogdanoviç: Serbia s'do mbajë
15 Prill 2012, 14:32
zgjedhje lokale në KosovëZgjedhjet lokale serbe nuk do të mbahen në Kosovë, deklarata vjen nga ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç. Në një intervistë për Tanjug, Bogdanoviç tha se Serbia “nuk dëshiron të shkelë në asnjë mënyrë rezolutën 1244”
-
Serbia arreston ish-luftëtarin e
14 Prill 2012, 19:32
UÇK: Akuzohet për krime lufteNjë tjetër kosovar është arrrestuar nga policia serbe teksa ka lënë territorin e Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për Mark Kasnjetin, ish-luftëtar i UÇK-së, i cili u arrestua në bazë të një urdhër-arresti për krime lufte. (Në foto: Kasnjeti në të djathtë, në vitin 1998. Foto e publikuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë)
-
PDK, seancë e jashtëzakonshme,
14 Prill 2012, 12:44
11 ditë pas vrasjes së Selver HaradinajtPas kthimit të premten të Kryeministrit nga SHBA, shefi i grupit parlamentar të PDK, Adem Grabovci merr iniciativë që të mërkurën të mbahet seancë e jashtëzakonshme për veriun. Iniciativa ka arritur të marrë 45 nënshkrime të deputetëve të mërkurën në orën 14:00. Vetëvendosje thotë se habitet nga fakti që PDK ka Kryeministrin i cili ka të drejtë kushtetuse të thërras seancë të jashtëzakonshme dhe mbledh firma sikur të ishte në rolin e opozitës.
-
Fyle: Serbia të normalizojë
14 Prill 2012, 12:41
marrdhëniet me KosovënKomisioneri për zgjerimin në BE, ka dekalruar se normalizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën, mbetet kusht politik për integrimin e Serbisë. Fyle është shprehur se ky proces “mund të zgjasë një muaj, por edhe katër vjet”.
-
Ngriten çmimet e konsumit dito
13 Prill 2012, 23:31Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare ka publikuar sot, Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin mars 2012. Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat e Indeksit të tërësishëm të çmimeve të konsumit në Kosovë i cili është më i lartë për 0,1% në muajin mars 2012 krahasuar me muajin shkurt 2012. Marsi i vitit 2011 krahasuar me muajin shkurt 2011 ishte me çmime më të larta për 1,1%. Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2012 me muajin mars 2011 ishte 0,6%.
-
Serbët vendosin barrikada, ato hiqen nga banorët shqiptarë në veri
13 Prill 2012, 19:38Grupe serbësh kanë vendosur sot, në orët e hershme të mëngjesit, barrikadë në rrugën që shpie për në tri fshatrat shqiptare të komunës së Leposaviqit. Banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, të mbetur të izoluar janë organizuar e kanë ndërmarrë nisma personale për lirimin e rrugëve.
-
Tahiri letër sekrete Cooper-it
13 Prill 2012, 19:06Udheheqësja e bisedimeve Edita Tahiri përmes një letre interne të dërguar ndërmjetësit të bisedimeve Robert Cooper, ka kërkuar nga BE-ja që të bëjë presion të pala serbe në përmbushjen e marrëveshjeve të arritura. Përderisa në takimin e radhës që deklarohet se do të mbahet pas zgjedhje në Serbi , tema për të cilat pritet diskutohet janë telekomunikacioni dhe energjia.
-
Komisionit parlamentar për punë të brendshme kritikon Qeverinë
13 Prill 2012, 18:42Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për punë të brendshme u diskutua situata në pjesën veriore të Kosovës, përderisa dolën shtatë rekomandime për Ministrinë e Brendshme e cila obligohet ti ndërmarrë në atë pjesë.
