Kosova & Rajoni

  • Fusnota si marrëveshje për prezantimin e Kosovës në takimet rajonale është zhvendosur edhe në takimet e brendshme të Kosovës, të enjten në takimin e nivelit të lartë, ku u prezantua Strategjia e Transportit Multimodal
  • Tadiç: Qytetarët e Kosovës, zemra e Serbisë

    Kandidati për president të Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se nuk mendon që Kosova është zemra e Serbisë, por qytetarët e saj. Ai ka thene se nuk heq dore nga Kosova.

  • Keqpërdorime në HENDIKOS

    Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit Shaqir Jakupi, ish kontabilist në OJQ “Hendikos”, për veprën penale përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

  • NATO: Nuk lejojmë trazira në veri

    NATO ka tërhequr vërejtjen se nuk do të lejoj që tensionet ndër-etnike në Kosovë të përshkallëzojnë në dhunë për shkak të zgjedhjeve në Serbinë fqinje më 6 maj.

  • Kosova përkujton ditën e të pagjeturve

    Sot në Kosovë me aktivitete të shumta shënohet Dita e të Pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, numri i të cilëve llogaritet të jetë rreth 1800. Me iniciativën e Nismës së Të Rinjve për Të Drejtat e Njeriut, është ngritur një memorial shumë simbolik dhe i fuqishëm me 1781 flamuj të bardhë me një pikëpyetje.

  • KFOR i përgjigjet serbëve:
    Nuk garantojmë zgjedhjet

    KFOR i përgjigjet negativisht kërkesës së serbëve të veriut për të grantuar siguri në zhvillimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Zëdhënësi Novicki ka sqaruar se detyra e KFOR-it është të sigurojë një një situatë të qetë dhe liri të lëvizjes së qytetarëve në Kosovë.

  • Kontrabanda në veri nga "mafiozët" e Veselinoviç

    Një pjesë të madhe të tregut të Kosovës me naftë, barna, drithëra, drogë e armë e mbulon Zvonko Veselinoviç. Numri më i madh i konsumatorëve të këtyre produkteve janë shqiptarë.

  • Amnesty International kritikon Eulex dhe gjyqësorin

    Amnesty International kërkon që EULEX-i, në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së, të sigurojë një program efektiv dhe të mirëfinancuar për mbrojtjen e dëshmitarëve – pa të cilën gjë nuk mund të ndodhë ndjekja penale.

  • Opozita siriane do ta pranojë shtetin e Kosovës

    Udhëheqësi i delegacionit, Amar Abduhamid, aktivist pro-demokracisë, tha se nëse opozita do të qeverisë Sirinë, kjo e fundit shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

  • Këshilli i BE do ta zgjasë mandatin e Eulex

    Në qershor të këtij viti, Këshilli i Bashkimit Evropian do të miratojë zgjatjen e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

  • Sindikata e RTK-së, kundër kryeredaktorit "qeveritar" 

    Sindikata e Pavarur e RTK-së ka kundërshtuar zgjedhjen e Mufail Limanit për Kryeredaktor të RTK-së duke e cilësuar procesin e përzgjedhjes të manipuluar dhe jashtë çdo standardi profesional.

  • SEEMO: Presion politik mbi mediat në Kosovë

    Raporti i Organizatës së Evropës Juglindore për Media (SEEMO) thotë se tregu mediatik i Kosovës është i mbushur me numër të madh të medieve të shkruara dhe elektronike, që mund të mos iu mbijetojnë sfidave ekonomike, ndërsa mediat janë subjekt i presionit politik dhe ekonomik.

  • Mbikëqyret pavarësia pa veriun e Kosovës

    Institucionet vendëse dhe ato ndërkombëtare pretendojnë që gjatë shtatorit të sivjetmë ta bëjnë Kosovën shtet plotësisht të pavarur, por pa i dhënë zgjidhje problemit të Mitrovicës dhe tri komunave veriore të banuara me shumicë serbe.

  • Jahjaga takon ambasadoret e BE:
    Nuk lejojmë zgjedhje serbe në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të BE si dhe përfaqësuesin e posacëm të BE në Prishtinë, Samuel Zhbogar. Në këtë takim Jahjaga bëri të qartë se institucionet e Kosovës janë kundër mbajtjes së çfarëdolloj zgjedhjesh të një shteti tjetër në territorin e Kosovës sepse ato shkelin sovranitetin dhe integritetin e vendit.

  • Kosovë, mbërrijnë 250 ushtarake
    shtesë nga Gjermania

    Mbërrin në Prishtinë kontigjenti i parë prej 250 ushtarësh gjermanë, pjesë e batalionit rezervë të KFOR-it. Ky kontigjent ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kurse 450 ushtarë pritet të arrijnë në Kosovë në ditët në vijim.

  • Brunei, shteti i 90-të
    që njeh Kosovën

    Arrin në 90 numri i shteteve që kanë njohur Kosovën si vend të pavarur.Konfirmimi më i fundit vjen nga shteti i Bruneit.

  • Mitrovicë, një i vdekur nga përleshja me armë

    Një i vdekur, një i plagosur rëndë është bilanci i përleshjes me amë, që ka ndodhur sot (e mërkurë) në mesditë në qender të pjesës jugore të Mitrovicës.

  • Universiteti i Prishtinës hetohet për parregullsi me pagat e profesoreve

    Universiteti i Prishtinës është duke u hetuar me dyshimet për parregullsi të shumta. Njësiti për Krime Ekonomike i Policisë së Kosovës, javë më parë ka marrë në Rektoratin e UP’së, listat e pagave për vitet 2010 e 2011. Mendohet se në disa raste paga mujore e një profesori ka mbërritur deri në 8 mijë euro. Studentët e Lëvizjes Studentore për Barazi – STUDIM KRITIKË VEPRIM, sot, e takuan rektorin Rugova në një kafene dhe ia dhanë gazetën ku shkruan për parregullsitë, por rektori e hodhi në tokë.

  • Gjatë luftës shtëpitë në Tropojë shtab të UÇK-së, 
    e sot të varfër në Kosovë 

    Gjatë luftës shtëpitë në Tropojë shtab të UÇK-së, sot në Kosovë jeton në mjerim Edhepse shumë shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë ardhur për të jëtuar në në Kosovë, banorët e viseve veriore të Shqipërisë, të cilët pësuan nga lufta e Kosovës jetojnë në mjerim.Ata shpesh nuk kanë as çati mbi kokë.

  • Bllokohen shqiptarët në veri

    Mbrëmë, në rrugën kryesore në drejtim të fshatit Kelmend, Zhazhë e Boletin, fshatra të banuara nga shqiptarët në veri, janë vënë gurë me të cilët është bllokuar qarkullimi i lirë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv