Kosova & Rajoni

  • Reagojnë organizatave të shoqërisë civile kundërshtojnë pakon tenderuese për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re, pak ditë pasi Komiteti Drejtues Qeveritar mori vendim. OJQ-të nismën e Qeverisë për shitjen e aksioneve prej 51 përqind për Mihjen e re dhe 69 përqind për gjenerim si dhe përfshirja e Kosovës B në pakon me Kosovën e Re e quajnë shkelje të ligjit.

  • KFOR takim me serbët në veri

    Përfaqësues të KFOR-it do të takohen sot në Zveçan me serbët nga veriu, për të shqyrtuar mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje afatgjate për lëvizjen e lirë të automjteve të EULEX-it në atë zonë. Ditë më parë rruga Mitrovicë – Zubin Potok serbët nga veriu kishin ndaluar një kolonë të automjeteve të EULEX-it, e cila ishte nisur drejt pikë kalimit kufitar në Jarinë.

  • Rita Ora flet për Kosovën

    Rita Ora, këngëtarja me prejardhje nga Kosova kohëve të fundit është duke bërë famë në tërë botën me këngët e saja dhe zërin e saj të veçantë. Kënga e saj e fundit është në vendin e parë në top listën Britaneze duke i lënë prapa saj shumë emra të famshëm të Show Biz-it britanez dhe botëror.
    Rita Ora, e familjes Sahatqia nga Prishtina, gjithashtu në intervistat e saj ndërkombëtare është duke e promovuar Kosovën dhe duke e theksuar vendin e saj të lindjes.

  • Jahjaga në “Women in the World”

    Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen e Samitit të tretë “Women in the World”. Ajo gjithashtu takoi edhe Angelina Jolie, aktoren e njohur amerikane dhe njëkohësisht ambasadoren e vullnetit të mirë të OKB-së,  të cilën e ftoi që ta vizitojë Kosovën për të parë mundësitë e zhvillimit të kinematografisë në vend.

  • Cliff: Zgjedhjet serbe në Kosovë, skuqin fytyrën e BE-së

    Pretendimet e Serbisë që të zgjerojnë mbajtjen e zgjedhjeve të tyre të përgjithshme dhe lokale edhe në territorin e Kosovës, do të ishte një shuplake e fortë fytyrës për Bashkësinë Evropiane, ka thënë të ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff. 

    Gjatë vizitës së tij që i bëri Pejës, ambasadori britanik ka treguar qëndrimin e Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale të shtetit serb, i cili ka paralajmëruar se këto zgjedhje do t’i mbajë edhe në vendbanimet me popullatë serbe në Kosovë.

  • 8 Marsi nuk është festë, është protestë

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Lëvizja VETËVENDOSJE!, organizoi tribunë me temën: “Krimet e heshtura të Serbisë gjatë luftës së fundit ” dedikuar heshtjes kolektive kundrejt viktimave, gra dhe vajza, të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
    Akuzuan Qeverinë e Kosovës se me zhvillimin e negociatave të pakusht me Serbinë promovojnë ide absurde që kërkojnë pajtimin historik shqiptaro-serb.

  • Kosova vend tranzit i drogave

    Kosova është kryesisht shtet tranzit për drogat që kanë destinacion Evropën dhe nuk është prodhues narkotikësh, kështu vlerësohet nw Raportin vjetor të publikuar nga Departamenti amerikan i shtetit. Më tej thuhet se policia nuk ka gjetur se në Kosovë rafinohet droga apo ka laborator për prodhimin e tyre, në raportin vjetor përfshihen të gjitha aspektet e tregtisë ndërkombëtare të drogës gjatë vitit 2011.

  • Kundërshtohen zgjedhjet serbe në Kosovë 

    Mbajtja e zgjedhjeve serbe në veri nuk do të kontribuojë në dialogun e brendshëm mes Qeverisë së Kosovës dhe serbëve lokal, ka thënë shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

  • Serbët sërish ia mbyllin rrugën EULEX-it

    Në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, serbët e veriut sot kanë ndaluar një kolonë të automjeteve të EULEX-it, e cila ishte nisur drejt pikë kalimit kufitar në Jarinë. Menjëherë kanë reaguar ushtarët bullgarë të KFOR-it

  • Institucionet urojnë, gratë protestojnë për 8 Mars

    Me shumë aktivitete në Kosovë do të shënohet sot 8 marsi Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në këtë ditë gratë e Kosovës i ka uruar Kryeministri Thaci  dhe Kryepalamentari Jakup Krasniqi,duke shprehur nevojën për përpjekje të vazhdueshme në avancimin e rolit të gruas në rrjedhat e përgjithshme të shoqërisë. Ndërkaq, rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon sot protestë me moton `Nuk duam lule, duam drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës`.

  • SHBA mbështet sovranitetin

    SHBA mbështet sovranitetin e Kosovës, ndërkaq zgjedhjet lokale në veri do të zgjidhnin përfaqësues, të cilët nuk kanë kurrfarë fuqie me ligjet e Kosovës, ka thënë ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Uorlik.

  • Vetëvendosja në Bruksel

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetari , Shpend Ahmeti, po qëndrojnë në një vizitë dyditore në Bruksel.

    Në takimet e zhvilluara me eurodeputetet Eduard Kukan ,Tanjo Fajon dhe Ulrike Lunaqke ata i njohtuan me shqetësimet dhe kundërshtimin e Lëvizjes Vetëvendosje me marrëveshjen e fundit të kryeministrit të Kosovës të arritur me Serbinë mbi përfaqësimin e degraduar të Republikës së Kosovës me fusnotë, si dhe për koncesionet e vazhdueshme që kjo qeveri po ia bën Serbisë.

  • Kosovë, EULEX-i përgatitet
    për reduktim të stafit

    Pavarësisht paralajmërimeve për zvogëlim të stafit, EULEX-it do t`i zgjatet mandati edhe për dy vjet. Kështu ka deklaruar komandanti për Operacione Civile të BE-së, Hansjoerg Haber. Zyrtarë të lartë evropianë kanë thënë se ky reduktim do të ndodhë vetëm në polici dhe dogana, në stafin vendor dhe ndërkombëtar. 

  • Shaban Jashari, mësuesi çlirimta

    Më 7 mars, në ditën e mësuesit u kujtuan mësimdhënësit që përkundër misionit të shpërndarjes së dijes e kishin dhe misionin patriotik për çlirimin e Kosovës. I tillë ishte edhe Shaban Jashari, Njëri ndër mësuesit e pare të krahinës së Drenicës, babai i heroit Adem Jashari.

  • Në Gjermani vritet emigranti nga Kosova - dorasi serb 

    Një shtetas serb ka qëlluar për vdekje një shqiptar nga Kosova pranë punëtorisë së tij në Bielefeld të Gjermanisë. Sipas mediave gjermane, viktima që u vra ishte 36 vjeç dhe po punonte në punëtorinë e tij që e kishte hapur si biznes privat.

  • Stefanoviq: Serbia do të marrë vendim për zgjedhjet në Kosovë

    Shefi i ekipit serb në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviq ka deklaruar se gjithnjë e më tepër po zgjerohet fronti i shteteve në Bashkësinë Ndërkombëtare të cilat janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Por ai është i bindur se Serbia do të marrë vendimin më të mirë të mundshëm.

  • Thaçi: Procesi i mbikëqyrjes përfundon në shtato

    Procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, sipas kryeministrit Thaqi pritet ti vijë fundi në muajin shtator. Në mbledhjen e Qeverisë, kreu i ekzekutivit u bëri thirrje të gjitha institucioneve që të kontribuojnë që deri në fund të qershorit të përfundohen të gjitha obligimet që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit.

  • Kosova* dhe Serbia në të parin
    takim rajonal pas marrëveshjes

    Takimi u zhvilluar në Danillovgrad të Malit të Zi me rastin i inicimit të platformës së Ballkanit perëndimor për arsim dhe trajnim.

  • Flet i zhgënjyer Rifat Jashari

    Rifat Jashari në një intervistë për RTK, pas 14 vjetëve flet për dëshmorët edhe situatën aktuale në Kosovë. I zhgënjyer me qeverisjen, trajtimin e ish pjestarëve të UÇK-së,  familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare thotë se të gjithë të rënit për liri, kanë dhënë jetën me mendime të mira për të dhënë kontributin për këtë tokë, për këtë vend.

  • Qeveria serbe ka publikuar marrëveshjen me Kosovën

    Në uebsajtin e saj zyrtar, qeveria serbe ka publikuar marrëveshjen e fundit të arritur mes Prishtinës e Beogradit rreth përfaqësimit rajonal.Por, prap Kosovën e quan me emrin kushtetues serb Kosova dhe Metohia. Linku i dokumentit: http://www.srbija.gov.rs/kosovo-metohija/index.php?id=168200

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv