Kosova & Rajoni

  • Vijnë reagimet e para nga kryeprokur​ori i Shtetit njëherësh kryetar i Këshillit Prokuroria​l të Kosovës, Ismet Kabashi për arrestimin e Shefit të Task-forcës kundër korrupsioni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafit. Poashtu edhe Instituti Demokratik i Kosovës  konsideron se kjo ngjarje ka rritur dyshimet e publikut se vetë politika është e përfshirë në afera korruptive.
  • Kandidatët për zgjedhjet në Ferizaj

    Janë konfirmuar disa nga kandidatët për kryetar të komunës së Ferizajt në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 29 prill të këtij muaji. LDK kandidon Adem Salihun, AAK-ja Naim Feratin, e Lëvizja Vetëvendosje Faton Topallin (foto). Ende nuk është konfirmuar emri i kandidatit nga PDK edhe pse ishte propozuar Agim Veliu.

  • Thaçi në Amerikë, nuk konfirmohet takimi me Obamën

    Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse i paralajmëruar nga burime në Kosovë, takimi me presidentin Barack Obama këtu në Washington ende nuk është konfirmuar.

  • Të indinjuar për mosorganizimin e manifestimit  të thyerjes së kufirit

    Ish ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët 13 vjet më parë ishin nën komandën e Agim Ramadanit, ndihen të indinjuar dhe të zhgënjyer nga vendimi i presidentes, Atifete Jahjaga, për të mos organizuar manifestimin tradicional “Ditët e Shqipes”.

  • Arrestimi i policeve, KFOR:
    Hetimet kryeni vetë

    "Hetimi dhe sqarimi i këtij incidenti më shumë është çështje e autoriteteve të Kosovës dhe misionit të EULEX’it, tha Dan Harway, shef i zyrës për media në KFOR. Ai shton se hetimi nuk është çështje e KFOR’it. "Pse nuk e pyesni ministrin tuaj i cili e ka thënë këtë”, aludon Harway në ministrin Rexhepi.

  • Ambasadorja e re amerikane me prioritete

    Qëndrimet e qytetarëve në veri, përkushtimi për sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial të saj dhe pavarësinë, si dhe integrimi i vendit në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare, do të jenë parimet udhëheqëse të punës së ambasadores së ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

  • Protestë para zyrës së BE-së në Prishtinë

    Me moton “Ndalni arrestimet politike të Serbisë”, Shoqata `Vatra” ka organizuar protestë para ndërtesës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

  • Shefi i antikorrupsionit
    në burg për korrupsion

    Udhëheqësi i Task-forcës së themeluar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi për luftimin e korrupsionit është arrestuar të hënën pasdite në lidhje me një hetim për akuzen e korrupsionit. Hetimi zhvillohet nga prokurorë të EULEX-it që veprojnë në Prizren dhe Pejë. Sot pritet të vendoset se a do t`u zgjatet apo jo masa e ndalimit.

  • Policet urdherohen të heshtin
    BE: Nuk ishte pengmarrje

    Lirohen policët kosovarë. Lajmin për Shqiptarja.com e konfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Dy policët e njësisë kufitare të Kosovës, të rrëmbyer nga xhandarmëria serbe të shtunën në rajonin e Merdarit, ndodhen në Kosovë. EULEX: Hetimet do vazhdojne. Rasmusen: NATO e shqetësuar. Zëdhënësja e Ashton: S'ishte pengmarrje. Dy policët janë shoqëruar në vendngjarje nga EULEX/KFOR për të kuptuar në ç'territor janë arrestuar.
    Rrëmbimi i policëve kosovarë, KFOR nis hetimet në Merdarë
    Flet polici nga burgu serb: Ishim në territorin kosovar
    Ministria e Jashtme Shqiptare: Akt kriminal, të lirohen policët
    LSI e AK: Provokim i Serbisë, të ndërhyjë Tirana
    PDSH: Shkupi të anulojë bashkëpunimin policor me Serbinë

  • NATO: Nuk e dimë ku ndodhi arrestimi i policëve

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se aleanca nuk e ka të qartë se çka ka ndodhur në kufirin Kosovë – Serbi, ku ishin arrestuar dy policë të Kosovës nga policia e Serbisë.

  • MPB falenderon ndërkombëtarët për lirimin e dy policëve

    Pas lirimit dhe arritjes në Kosovë të policëve të rrëmbyer, Shukri Bunjaku dhe Sami Beqirit, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, nëpërmes një komunikate vlerëson angazhimin dhe përpjekjet e mekanizmave ndërkombëtarë, në veçanti EULEX-in, për lirimin e zyrtarëve policor të kidnapuar nga ana e xhandarmërisë serbe, më 31 mars 2012.

  • Referenca e patates, Shqipëria
    tërhiqet pas presionit kosova

    Presioni i Prishtinës ka dhënë rezultat e para: autoritetet shqiptare kanë pranuar të kthejnë çmimin e referencës për pataten në nivelin e mëparshëm, atë prej 14 cent. Lajmi është bërë i ditur për Shqiptarja.com nga Bernard Nikaj, këshilltar i lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës. Sipas Nikaj, çmimi referent për pataten u kthye në nivelet e mëparshme që prej ditës së djeshme.

  • Do të takohen Thaçi - Obama?

    Lidershipi i Republikës së Kosovës, nesër do të niset për në SHBA, për t’u takuar me zyrtarët e shtetit amerikan. Sipas mediave në Kosovë, kësaj radhe, vetë Kryeministri Hashim Thaçi do të takohet me kryetarin e shtetit amerikan, Barack Obama.

  • AGPK: Mediat, politikisht të varura

    Implementimi i dobët i legjislacionit, mosfunksionimi i gjyqësorit, institucionet publike te politizuara, përfshirë edhe redaksitë dhe si rezultat i kësaj ka mungese te pavarësisë, presion politik, interesa politike dhe të biznesit që ndërhyjnë në lirinë e te shprehurit në media, thanë Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës.

  • Kandidati nga PDK, krijon databazën e AKI-së

    Qeveria e Kosovës ia ka besuar ndërtimin e bazës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). kompaninisë “Ing Engineering”, nga Suhareka. Por, AKI nuk e ka vërejtur afërsinë e “Ing Engineering” me PDK-në e Hashim Thaçit. Hazir Hajdari, i cili e mban pozitën e zëvendësdrejtorit gjeneral në vitin 2007 ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),

  • Rexhepi sygjeron serbët, votoni përmes postës

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se zgjedhjet parlamentare, Serbia nuk mund t’i organizojë në Kosovë. “Por, për shkak të dyshtetësisë, në qoftë se ata duan të votojnë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që nuk e prekin Kosovën, i kanë dy opsione: ose përmes postës, ose përmes komunitetit ndërkombëtar"

  • PK: Do të kundërpërgjigjemi!

    Policia e Kosovës është vënë në gjendje gatishmëri në brezin kufitar me Serbinë. Të dielën është shtuar numri i policëve kufitarë në këtë zonë pas arrestimit të dy prej kolegëve të tyre nga Xhandarmëria serbe. "Po hasëm në xhandarmërinë serbe brenda territorit do të përgjigjemi me të gjitha kapacitetet tona" tha drejtori i policisë Maxhuni.

  • Kosova ultimatum Shqipërisë
    për cmimin referent për pataten

    Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë nuk do t’i japë më afat Shqipërisë, për heqjen e çmimit referent për pataten. Nëse ky shtet edhe sot do të vazhdojë të aplikojë këtë çmim, atëherë Ministria e Tregtisë e Kosovës do të fillojë të zbatojë reciprocitet edhe me këtë shtet.

  • Rrembimi, policët kosovarë
    sot para gjykatës së Kurshumlisë

    Autorietet kosovare thonë se dy policët u rrëmbyen teksa po patrullonin në vijën kufitare, e cila edhe 13 vjet pas luftës mbetet e pashënuar, dhe se hetimet e ndërkombëtarëve EULEX, e KFOR do ta vërtetojnë. Ndërsa ministri i Brendshëm Ivica Daçiq pat deklaruar se dy policët kishin shkelur zonën e gjelbër.

  • Rrëmbimi i policëve kosovarë
    KFOR nis hetimet në Merdarë

    Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi shpreh bindjen se hetimet që po i bëjnë autoritetet ndërkombëtare, do vertetojne se policet jane arrestuar brenda territorit të Kosovës. EULEX te ndërhyje për lirimin e tyre.  Serbia jep masen ndalimit 48 orë në burgun e Kurshumlisë
    AAK e LDK dënojnë rrëmbimin e policëve
    Jahjaga: Arrestimi, sulm mbi integritetin e vendit
    LSI, AK: Provokativ, të ndërhyjë Tirana
    Qeveria: Policët u rrëmbyen në territorin tonë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv