Kosova & Rajoni

  • Diplomati amerikan ka deklaruar për mediat kosovare se një vështrim më serioz i situatës në veri do të ndodhë para zhvillimit të zgjedhjeve të reja në Kosovës. Por kjo sipas tij, varet edhe nga ajo se çfarë qeverie do të ketë në Serbi.
  • Serbia nuk heq dorë nga zgjedhjet edhe në Kosovë

    Qeveria serbe nuk thotë se ka marrë vendim zyrtar për heqje dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës, mirëpo një përfaqësues i saj për herë të parë ka pranuar se ky shtet do ta respektojë qëndrimin e UNMIK-ut nëse Rezoluta 1244 nuk e lejon një gjë të tillë. Zgjedhjet serbe ishin mbajtur edhe në Kosovë që nga paslufta.





  • Zhgobar: I shokuar nga vrasja
    Euleks e policia të hetojnë

    Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë bën thirrje për qetësi dhe lënien në dorë të policisë dhe EULEX hetimet e shpërthimit që i mori jetën një shqiptari dhe plagosi 4 fëmijët e tij në veri të Mitrovicës.

  • Vrasja e shqiptarit në Mitrovice
    Presidenca: Të kapen autorët

    Pas varrimit, Bashkëshortja e viktimës Selver Haradinaj, u shpreh shumë e zhgënjyer me institucionet e rendit dhe ato qeverisëse të Kosovës, të cilat sipas saj, asnjëherë nuk kanë treguar interesim për familjen e saj që ka jetuar nën frikë dhe trysni të vazhdueshme në veri të Mitrovicës, shpesh edhe pa bukë.( foto nga vendi i shperthimit)

  • Daçiç: Do pajtohemi me shqiptarët kur të ndahet Kosova, dy policët i kemi këmbye

    Ivica Daçiç nga Partia Socialiste Serbe (SPS) dhe ministër I Punëve të Brendshme të Serbisë tha se serbët dhe shqiptarë mund të pajtohen, por nuk mund të jetojnë bashkë dhe për këtë arsye nevojitet ndarja në pjesën serbe dhe atë shqiptare të Kosovës, si zgjidhje e vetme reale. Policët e Kosovës iI kemi këmbyer me serbët e arrestuar në Kosovë.

  • Shpërthimi në Mitrovicë, Vetëvendosje:
    Qeveria përgjegjëse për situatën

    Lëvizja Vetëvendosje është shprehur “e tronditur dhe e indinjuar thellë” në lidhje me shpërthimin në veri të Mitrovicës që i mori jetën një qytetari shqiptar dhe plagosi katër fëmijët e tij. Për AAK vendi është kthyer në një oazë të krimit.

  • Qeveria: Akt terrorist
    shpërthimi në Mitrovicë

    Qeveria e Republikës së Kosovës “dënon aktin terrorist”, në të cilin humbi jetën një qytetar, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

  • Shpërthim në Mitrovicë: Vdes
    shqiptari, 4 fëmijë të plagosu

    Një shpërthim në veri të Mitrovicës i ka marrë jetën një shqiptari dhe ka plagosur 4 prej fëmijëve të tij, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetsore. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës pranë vendit të njohur si “Tre rrokaqiejt” në banesën (foto) e Selver Haradinaj, 38 vjeç, i cili humbi edhe jetën.

  • Jahjaga: Jo ndarje, jo zgjedhje serbe

    Në shënimin e njëvjetorit të marrjes së postit të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga deklarohet se"Nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as shkëmbim të territoreve apo popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe nuk do të ketë zgjedhje lokale serbe në territorin e Kosovës"

  • Tahiri: Marrëveshje ose izolim

    Sikur Kosova të mos i pranonte marrëveshjet e arritura në Bruksel, do të zgjidhte izolimin ndërkombëtar. Kështu thotë kryenegociatorja kosovare në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

  • Ambasada amerikane, presion mbi kuvendin

    Dëshmitari i mbledhjes, ku zv/ambasadori amerikan u bënte presion kryetarëve të grupeve parlamentar përshkruan në detaje se çfarë kishte ndodhur brenda në mbledhjen me dyer të mbyllura pas deklarimit të opozitës se do ta bojkotojnë kuvendin.

  • Edhe polic edhe hajdut

    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një punëtor i kompanisë “Delfini”, përgjegjës për t’i ruajtur rezervat e derivateve në ndërtesën e qeverisë janë arrestuar të enjten.Ata janë kapur në flagrancë, duke vjedhur derivate dhe tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 72 orësh.

  • Lugina e Preshevës nuk voton

    Subjektet shqiptare në Luginë të Preshevës nuk e kanë ndërmend të ftojnë elektoratin e tyre për të votuar për presidentin e ardhshëm të Serbisë, në zgjedhjet që mbahen me 6 maj edhepse serbët e subjekteve politike në Serbi kanë filluar të zytarizojnë kandidaturat për President të Serbisë,

  • Thaçi: Askush i paprekshëm
    ndaj korrupsionit

    Në intervistën e tij për “Zërin e Amerikës”, Thaçi tha se kanë ndodhur disa gjëra që nuk do duhet të ndodhnin por jemi të vendosur të respektojmë sovranitetin dhe autoritetin e strukturave të Kosovës.

  • Universiteti i Prishtinës, protesta
    e studentëve: Çbunkerizohuni

    Lëvizja studentore për barazi “Studim Kritikë Veprim”, përmes një aksioni simbolik ka kërkuar nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës që të ç’bunkerizohet.

  • Tre të arrestuar për shpërdorim donacionesh të Katedrales

    Arrestohen tre persona të Bankës Kreditore- Filiali në Prizren të dyshuar për “ Shpërdorim të pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës” Kanë përvetësuar një shumë prej 187.000. euro, donacione të dedikuara për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë.

  • KFOR-i u do mbyll rrugët alternative

    Komandanti i KFOR-it për veriun e Kosovës kolonel Adolf Konrad ka njoftuar të premten edhe zyrtarisht përfaqësuesit e serbëve të veriut për urdhrin e krahu jugor të NATO-s, me seli në Napoli, me të cilin kërkohet që KFOR-i t’i mbyll të gjitha rrugët alternative në veri të Kosovës. 

  • Thaçi: Serbia vazhdon ti gënjejë serbët

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon sot vizitën në Uashington ku do të takohet me sekretarin për Tregti të SHBA-së, John Bryson.

  • Demaskojnë keqmenaxhimin
    arrestohen aktivistët e Vetëvendosje

    Tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, u arrestuan sot në Drenas, pasi realizuan aksionin për vendosjen e posterave që pasqyrojnë ndarjen joefikase dhe të padrejtë të buxhetit, për vitin 2012, për Komunën Drenasit.

  • Hamburg: Vritet në një lokal
    nate kosovari, një e plagosu

    Natën e së mërkurës në Hamburg të Gjermanisë është vrarë një 44 vjeçar, shtetas i Gjermanisë me prejardhje nga Kosova dhe është plagosur një grua kosovare. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 00:30 pas mesnate nga një grup personash të armatosur të cilët kanë hyrë dhunshëm në një lokal nate.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv