Kosova & Rajoni

  • Një shtetas serb ka qëlluar për vdekje një shqiptar nga Kosova pranë punëtorisë së tij në Bielefeld të Gjermanisë. Sipas mediave gjermane, viktima që u vra ishte 36 vjeç dhe po punonte në punëtorinë e tij që e kishte hapur si biznes privat.
  • Stefanoviq: Serbia do të marrë vendim për zgjedhjet në Kosovë

    Shefi i ekipit serb në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviq ka deklaruar se gjithnjë e më tepër po zgjerohet fronti i shteteve në Bashkësinë Ndërkombëtare të cilat janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Por ai është i bindur se Serbia do të marrë vendimin më të mirë të mundshëm.

  • Thaçi: Procesi i mbikëqyrjes përfundon në shtato

    Procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, sipas kryeministrit Thaqi pritet ti vijë fundi në muajin shtator. Në mbledhjen e Qeverisë, kreu i ekzekutivit u bëri thirrje të gjitha institucioneve që të kontribuojnë që deri në fund të qershorit të përfundohen të gjitha obligimet që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit.

  • Kosova* dhe Serbia në të parin
    takim rajonal pas marrëveshjes

    Takimi u zhvilluar në Danillovgrad të Malit të Zi me rastin i inicimit të platformës së Ballkanit perëndimor për arsim dhe trajnim.

  • Flet i zhgënjyer Rifat Jashari

    Rifat Jashari në një intervistë për RTK, pas 14 vjetëve flet për dëshmorët edhe situatën aktuale në Kosovë. I zhgënjyer me qeverisjen, trajtimin e ish pjestarëve të UÇK-së,  familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare thotë se të gjithë të rënit për liri, kanë dhënë jetën me mendime të mira për të dhënë kontributin për këtë tokë, për këtë vend.

  • Qeveria serbe ka publikuar marrëveshjen me Kosovën

    Në uebsajtin e saj zyrtar, qeveria serbe ka publikuar marrëveshjen e fundit të arritur mes Prishtinës e Beogradit rreth përfaqësimit rajonal.Por, prap Kosovën e quan me emrin kushtetues serb Kosova dhe Metohia. Linku i dokumentit: http://www.srbija.gov.rs/kosovo-metohija/index.php?id=168200

  • Thaçi: Studimi i Fizibilitetit, mbështetje e shtetit të Kosovës

    “Kosova do të trajtohet si të gjitha vendet tjera, e barabartë, dhe ky hap, ky standard bëhet vetëm për vendet e pavarura dhe sovrane dhe të njohura ndërkombëtarisht, kjo do të bëjë shkurtimin e rrugës për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do të vazhdohet me marrëdhëniet kontraktuale me BE-në” – u shpreh kryeministri Thaçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës

  • Kryeparlamentari Krasniqi po qëndron në Zvicë

    Me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Hansjorg Valter, kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, bashkë më një delegacion të Kuvendit nga sot e deri më 9 mars po vizitojnë Zvicrën.

  • Arrestohen katër zyrtarë për korrupsion në Vushtrri

    Pas një hetimi disa mujor, Policia e Kosovës që është pjesë e Departamentit Special Antikorrupsion, ka arrestuar sot katër persona, zyrtarë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë dhe ka bastisur një numër të shtëpive dhe lokaleve në Vushtrri.

  • Arrihet marrëveshja “STAND-BY” me FMN-në

    Qeveria e Kosovës thotë se ka arritur t`i harmonizojë qëndrimet për marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që pritet të miratohet nga Bordi i FMN-së në vlerë prej 107 milionë eurosh.
    Kthimi i marrëveshjes stand-by është arritur gjatë qëndrimit në Kosovë të një delegacioni të FMN-së.

  • Krasniqi: Qeveria të raportojë para Kuvendit dhe qytetarëve

    Kyetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të dalë para Kuvendit për të sqaruar para ligjvënësve dhe qytetarëve marrëveshjet e arritura në Bruksel. Krasniqi ia ka rikujtuar Qeverisë rezolutën e Kuvendit e cila e obligon atë të njoftojë Kuvendin në baza të rregullta për marrëveshjet që arrihen në procesin e bisedimeve me Serbinë.

  • Katër të lënduar në metalurgjikun "Ferronikel"

    Katër punonjës të Ferronikelit janë lënduar lehtë pas një shpërthimi që ndodhi mbrëmë rreth orës 18 e 30 minuta në këtë kompleks në Drenas.

    Ndërkohë, me të dëgjuar shpërthimin, dhjetëra banorë të Drenasit u mblodhën para portës së Ferronikelit për të protestuar për kushte më të mira të punës, ngase shpërthimet si kjo kanë ndodhur disa herë në këtë kompleks, e nga të cilat po lëndohen punëtorët. Disa prej tyre provuan të hynin me forcë brenda në kompleks, por u zmbrapsën nga policia e cila përdori lotësjellës. . 

  • Vazhdon manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së

    Në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, e cila organizohet nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe, te shtatorja e Komandantit Zahir Pajaziti, në Prishtinë në orën 9:30, për të vazhduar homazhet te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prekaz, te shtatorja e Komandantit Mujë Krasniqi, në Klinë dhe në orën 12:30, shkon në Gllogjan për të nderuar dëshmorët e kombit. Edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! e kryesuar nga Albin Kurti dhe bashkëluftetari i Adem Jasharit, Rexhep Selimi do ta vizitojnë familjen Jashari.

  • Genocidi serb, Berisha:
    Spastrim etnik ndaj shqiptarëve

    “Sot kujtojmë kalvarin e sakrificave të popullit tonë në dy shekujt e fundit” tha Kryeministri Sali Berisha gjatë inaugurimit të ekspozitës me titull “Genocidi serb në Kosovë” që u çel sot në Tiranë.

  • Mitrovicë, të shtëna
    kundër ndërtesës së USAID

    Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri kundër ndërtesës ku ndodhen zyrat e USAID-it në Mitrovicë, raportoi gazeta e Beogradit “Blic”. (Foto arkiv)

  • BE heq Kosovën nga harta
    territoriale e Serbisë 

    Bashkimi Europian në faqen zyrtare të Internetit tashmë ka hequr Kosovën nga harta e përbashkët me Serbinë. Në webfaqen www.europa.eu, ku janë të përshkruara karakteristikat e çdo shteti në kontinentin evropian, Kosova më nuk figuron në hartën e përbashkët me Serbinë. BE ende nuk ka hapur linkun e posaçëm për Republikën e Kosovës.

  • Dell - Serbisë: Mos provo organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka paralajmëruar Serbinë që të mos provojë organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244.

  • Mitrovicë, serbët festojnë
    fitoren e Putin në Moskë

    Mediat kosovare bëjnë të ditur se serbët të hipur nëpër makinat e tyre kanë parakaluar nëpër rrugët kryesore të veriut të qytetit, duke valëvitur flamujt rusë, serbë. Janë dëgjuar dhe brohorima ”Serbia, Rusia, Putin, këngë nacionaliste e sharje kundrejt shqiptarëve.

  • Kacin: Marrëveshjet historike - Studimi i fizibilitetit jo i mjaftueshëm

    Raportuesi i Bashkimit Evropian për Serbinë, slloveni Jelko Kacin, marrëveshjet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i vlerësoi si historike, pasi që sipas tij, kjo gjë do t`i ndalojë të gjitha përpjekjet për ta bllokuar Kosovën.

  • Sot nis "Epopeja e UÇK-së"
    në kujtim të heronjve të vendit

    Nga dita e sotme për 3 ditë do të nisë manifestimi gjithëpopullor tradicional “Epopeja e UÇK-së”. Manifestimi organizohet në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes heroike Jashari, dëshmorëve të kombit dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv