Sport
-
Kombëtarja Shqiptare është poshtëruar në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve pasi është mposhtur 0-4 nga Skocia. Një humbje që pothuajse e bën fakt largimin e trajnerit Panucci, që sipas të gjitha gjasave po kalon momentet e fundit si numri 1 i stolit të kuqezinjve.
18 Nëntor 2018, 12:09 -
Kosova poshtëron Maltën, 1 barazim larg “final-four” në Ligën e Kombeve
17 Nëntor 2018, 20:34Kosova ka poshtëruar Maltën në ndeshjen e pestë të grupit në Ligën e Kombeve pasi e ka mposhtur me shifrat 5-0. Një fitore shumë e rëndësishme e të besuarve të Shaland, të cilëve në ndeshjen e fundit kundër Azerbajzhanit do t’u mjaftonte një barazim për të siguruar kualifikimin në “final-four”.
-
Skocezët i japin fund ëndrrës kuqezi për Ligën e Kombeve, mundin Shqipërinë 0-4 në “Loro Boriçi”
17 Nëntor 2018, 19:59Skocia ''shpartallon'' Shqipërinë me 10 lojtarë në Shkodër pas ndëshkimit të Mërgim Mavrajt. Skocezët fitojnë 0-4. Humbja turpëruese i jep fund rrugëtimit të Shqipërisë për në Ligën e Kombeve.
-
Tifozët skocezë 'ndezin' Shkodrën; kërcejnë gjysëm të zhveshur këngën shqiptare 'Xhamadani Vija Vija'
17 Nëntor 2018, 17:50Festa dhe atmosfera pozitive që kanë sjellë tifozët skocezë në vendin tonë është zhvendosur sot nga Tirana në Shkodër. Nën shoqërinë e muzikës dhe disa birrave, ata kanë kërcyer gjysëm të zhveshur duke sfiduar të ftohtin dhe duke krijuar një atmosferë ndryshe nga të gjithë ndeshjet e mëparshme të Kombëtares.
-
Tifozët skocezë, ‘spektakël’ fustanellash në sheshin “Nënë Tereza”, pamje pak orë para ndeshjes me kuqezinjtë (Video+Foto)
17 Nëntor 2018, 15:45Tifozët skocezë kanë dhuruar një spektakël ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në kryqytet. Ata ishin të veshur të gjithë me fustanella, e cila është një uniformë tradicionale që skocezët veshin gjatë ceremonive zyrtare dhe ngjarjeve të tjera të veçanta.
-
“I frikshmi Strakosha”, mediat skoceze ngrejnë në qiellin e shtatë portierin e Kombëtares
17 Nëntor 2018, 15:17Mediat skoceze i kanë kushtuar së fundmi një artikull portierit të kombëtares, Thomas Strakosha. Këtë të fundit, “The Herald” e ka cilësuar si një pengesë të frikshme për skuadrën kombëtare të Skocisë. Ndërsa
-
Gjermania zbret një Ligë më poshtë, Italia luan shansin e fundit kundër Portugalisë
17 Nëntor 2018, 13:21Holanda e Kuman ka mbajtur premtimin në Ligën e Kombeve duke mposhtur për herë të parë Francën që pas shpalljes kampione bote. Një fitore e “tulipanëve” që vulos njëkohësisht rënien e Gjermanisë një Ligë më poshtë. Ndërkohë sonte Italia do të ketë shansin e fundit për të shpresuar vendin e parë në grup dhe për këtë duhet të mposhti Portugalinë.
-
Liga e Kombeve, Shqipëria luan sonte shansin e fundit ndaj Skocisë/ Zbulohet formacioni
17 Nëntor 2018, 09:33Mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi” Shqipëria luan ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Skocisë. Skuadra është gati për këtë ndeshje të rëndësishme ku vlen vetëm fitorja. Trajneri Christian Panucci luan pankinën ndaj britanikëve dhe thotë se mezi po e pret një fitore. Pritet atmosferë elektrizuese në stadium ku mbi 2 mijë do jenë skocezë.
-
Formacioni/ Grezda starton si titullar sonte përballë Skocisë
17 Nëntor 2018, 07:33Grezda do të jetë titullar në formacionin bazë, ndërsa në vijën e parë nuk ndryshon asgjë nga ndeshja me Izraelin, teksa Balaj do të luajë përpara, duke qenë dhe një arsye më tepër që tifozët shkodranë të jenë të pranishëm në impiant për të mbështetur kombëtaren.
-
Përpara takimit Shqipëri-Skoci, Panucci: Jemi në moment të vështirë, duhet të fitojmë patjetër
16 Nëntor 2018, 18:14Përpara ndeshjes që pritet të zhvillohet të shtunën midis Shqipërisë dhe Skocisë, trajneri i kuqezive ka dalë sot në një konferencë për shtyp.
-
Pas bamirësisë, skocezët me fustanella ‘pushtojnë’ Tiranën në prag të ndeshjes
16 Nëntor 2018, 16:26Ndërkohë që për këtë ndeshje kanë mbërritur në Shqipëri rreth 2 mijë tifozë miq, të cilët duke përfituar nga vizita janë njohur edhe me kryeqytetin shqiptar.
-
Liga e Kombeve, nesër Shqipëri-Skoci në 'Loro Boriçi', policia publikon planin e masave
16 Nëntor 2018, 14:47Policia paralajmëron segmentet rrugore ku do të ndalohet qarkullimi, por jep edhe direksione për tifozët.
-
Kamza zgjedh pasuesin e Duros, drejtimin e merr Ernest Gjoka
16 Nëntor 2018, 09:56Klubi i Kamzës ka konfirmuar drejtuesin e ri të pankinës, Ernest Gjokën. Gjoka do të zëvendësojë Klodian Duron të shkarkuar pak ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.
-
Liga e Kombeve, Kroacia hakmerret ndaj Spanjës, Belgjika mund Islandën
16 Nëntor 2018, 09:32Kroacia hakmerret ndaj Spanjës. Nënkampionët e Botës fituan 3-2 në Zagreb në një ndeshje spektakolare ku heroi ishte Jedvaj me dy gola. Grupi A4 i Ligës së Kombeve do vendoset në ndeshjen e fundit Angli-Kroaci. Belgjika mposhti 2-0 Islandën ndërsa Bosnje Hercegovina siguroi ngjitjen në Ligën A për edicionin e ardhshëm.
-
'Hysaj me klauzolë 50 mln euro', ish-kapiteni i Napolit: Vetëm një budalla do të paguante aq para për të
15 Nëntor 2018, 21:30Ish-kapiteni i skuadrës së Napolit, Françesko Montervino në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka folur mbi mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.
-
Ekskluzive/ Braçe: Ja pse mungova në gjyq, gjuha e Dukës e njëjtë me të Berishës në parlament
15 Nëntor 2018, 19:26Erion Braçe ka humbur sot seancën e parë gjyqsore në Gjykatën e Tiranës për padinë e ngritur për shpifje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Armando Duka. Në një reagim për Report Tv, ai ka shpjeguar arsyet dhe ka kaluar në kundër akuzë ndaj palëve paditëse. Braçe gjithashtu ka ironizuar me Ministrin e Financave për 10% që federata duhet të japë në shtet si taksë për të drejtat televizive.
-
Përgatituni për dasmën e vitit, Ronaldo dhe Georgina drejt altarit
15 Nëntor 2018, 18:40Futbollisti i njohur në të gjithë botën ka vendosur të kurorëzojë lidhjen e tij me Georgina Rodriguez. Dyshja do të martohen shumë shpejt, dhe pritet që ceremonia të jetë madhështore.
-
Sërish ndryshime në Kombëtare, Lilaj i dorëzuar: Shpresoj që Liga e Kombeve të na shërbejë për të ardhmen
15 Nëntor 2018, 15:12Lista e lojtarëve të Kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme kundër Skocisë dhe Uellsit ka pësuar sot një tjetër ndryshim. Ndërkohë për përgatitjet që po zhvillohen në Durrës sot kanë folur futbollistët Sabien Lilaj dhe Enis Gavazaj, të cilët kanë treguar arsyet e rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.
-
Tifozët bujarë të Skocisë, 5 mijë paund bamirësi për fëmijët shqiptarë me sindromën “Down”
15 Nëntor 2018, 13:33Të premten në Shqipëri do të vijnë tifozët e Kombëtares skoceze të cilët kanë përgatitur një dhuratë të veçantë për shqiptarët. Ata kanë mbledhur një fond prej 5 mijë paundë të cilin do ta dhurojnë për fëmijët me sindromën “doën” dhe autizëm në vendin tonë.
-
Shqipërisë i dëmtohen edhe dy futbollistë të tjerë, Duka: Panucci-n e vlerësojmë pas ndeshjeve
14 Nëntor 2018, 19:23Lista e lojtarëve të dëmtuar është rritur te Kombëtarja shqiptare në prag të sfidave me Skocinë dhe Uellsin. 180 minuta të vështirë për Panucci-n për të cilin Armando Duka shprehet se do të ketë një vlerësim pas këtyre dy ndeshjeve.
