Sport
-
Të mërkurën Partizani do të kërkojë tre pikët e radhës në kampionat në transfertë kundër Kastriotit. Për këtë sfidë trajneri i të kuqve Skënder Gega është shprehur se fitorja nuk do të jetë aspak e lehtë. Ndërkohë në Vlorë Flamurtari do të presë Luftëtarin, ndërsa Skënderbeu luan në transfertë përballë Laçit.
6 Nëntor 2018, 17:27
-
VIDEO/ Futbollisti i Kombëtares bëhet hero në Rumani, i shpëton jetën kundërshtarit
6 Nëntor 2018, 13:29Futbollisti i ekipit të Iasit, Laurentiu, në minutën e 10 të takimit goditi qëllimisht kundërshtarin Valentin Mihaila. Ky i fundit mbeti i shtrirë në fushë pa ndienja. Lojtarët që ishin në fushë me në krye Kamer Qakën thërritën me urgjencë mjekët, por para se të vinin ata, shqiptari i dha ndihmën e parë kundërshtarit.
-
Champions, Interi ndaj Barcelonës në provimin e pjekurisë, spikasin edhe Napoli-PSG e Atletico-Dortmund
6 Nëntor 2018, 11:49Ndizet Champions League. Në “San Siro-n” e 78 mijë të pranishmëve Interi pret Barcelonën në një provë force dhe pjekurie. Ende nuk dihet nëse Leo Messi do jetë titullar apo jo. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme për Champions spikasin edhe Napoli-PSG dhe Atletico Madrid-Dortmund.
-
Legjionarët/ Hamdi Salihi: Ky do të jetë sezoni i fundit
6 Nëntor 2018, 07:17Vërtet spektakolar, por për fat të keq ky mund të jetë viti i fundit që do të admirojmë “kryeveprat” e supertalentit shkodran. 34-vjeçari pranoi për “Zona Gol” se ka shumë mundësi që ky të jetë “kërcimi i fundit” i karrierës së tij .
-
Kampionati Ballkanik i Mundjes për të rinj, shkëlqejnë Shqipëria dhe Turqia
5 Nëntor 2018, 19:29Nga datat 1 në 4 nëntor është mbajtur në Shqipëri kampionati ballkanik i mundjes për të rinj ku shkëlqyen sportistët nga Turqia dhe Shqipëria. Në përfundim të garave duke iu referuar rezultateve, Martin Biba, presidenti i federatës së mundjes, deklaroi se e ardhmja e Shqipërisë është në duar të sigurta.
-
40 autobuzë me ultras-skocezë, zbulohen masat e policisë për ndeshjen e Kombëtares
5 Nëntor 2018, 15:12Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për të pritur tifozët ultras-skocezë që do të mbërrijnë në Shqipëri. Kjo gjë do të ndodhë në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Skoci.
-
Tirana kundër Kukësit, Mema: Shpresoj të mos na ndëshkojnë arbitrat
5 Nëntor 2018, 14:31Këtë të martë dhe të mërkurë luhet java e 12 e Superligës me ndeshjen hapëse që është mes Tiranës dhe Kukësit. Në prag të sfidës trajneri i bardhebluve Ardian Mema është shprehur se shpreson që Tirana të mos penalizohet nga arbitrat, ndërsa ndihmësi i Cungut te Kukësi, Hallaci, deklaron se halucinacionet në skuadër nuk janë shqetësuese.
-
Mohamed Salah-s i kushtohet një skulpturë komike, bëhet virale në rrjet (Foto)
5 Nëntor 2018, 13:11Mohamed Salah-s, një futbollist egjiptian mjaft i përfolur nga mediat sportive, i është kushtuar së fundmi një skulpturë në vendin e tij, Egjipt.
-
Transferta e Beogradit, Klopp lë jashtë Xherdan Shaqirin: Po shkojmë për futboll
5 Nëntor 2018, 12:08Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në Beograd për ndeshjen që Liverpool do të luajë të martën në Champions ndaj Crvena Zvezda. Vendimin e ka marrë trajneri Jurgen Klopp, i cili thotë se Liverpool shkon në Beograd për futboll dhe jo politikë. Shaqiri është vërshëllyer në ndeshjen e parë nga tifozët serbë pas festimit me shqiponjë që bëri në ndeshjen e Botërorit Zvicër-Serbi.
-
Botërori i peshëngritjes, Qerimaj e mbyll me 330 kg: Isha i dëmtuar, objektivin e realizova
5 Nëntor 2018, 10:03Qerimaj e mbyll garimin e tij me 330 kg në dygarësh duke ngritur 150 kg në shkëputje dhe 180 në shtytje dhe nuk bëhet fjalë për medalje.
-
Kapiteni shpëton sërish Milanin në frymën e fundit dhe e ngjit të katërtin
5 Nëntor 2018, 07:33Sfida ishte e luftuar nga të dy ekipet, ndërsa nuk munguan edhe kartonët e kuq dhe dëmtimet, pasi sulmuesi kuqezi Higuain u largua nga fusha.
-
Manchester City komandon me goleadë, Lazio dhe Torino fitojnë me poker
4 Nëntor 2018, 21:04Në Itali, Lazio mposhti me poker Spalin, po ashtu edhe Torino ekipin e Sampdorias me të njëjtin rezultat. Ndërsa fitore arritën edhe Sassuolo me Atalantën.
-
Futet nudo në fushë, lojtarët dhe tifozët shtangen nga ajo që shohin (Video)
4 Nëntor 2018, 19:20Një vajzë është futur në fushë teksa po luhej një ndeshje futbolli. Gjatë ndeshjes Rijnsburgse Boys vs Afc Amsterdam, ajo u fut bashkë me një flamur dhe filloi të kërcente si e çmendur.
-
E penalizoi dëmtimi, peshëngritësi Briken Calja jashtë podiumit në Botëror
4 Nëntor 2018, 18:36Paraqitja e kampionit të Europës nuk ishte ajo që pritej, kjo edhe për faktin se gjatë garës u duk se nuk ishte në formën më të mirë.
-
Mblidhen sot të apasionuarit pas sporteve të ujit, mbahet kampionati i parë “Canoe & Kayak Sprint”
4 Nëntor 2018, 11:20Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Kanotazhit sjellin sot Kampionatin e parë "Canoe & Kayak Sprint" në Liqenin Artificial të Tiranës.
-
Spanjë, Solari debuton me sukses edhe në kampionat, Reali gjen fitoren
4 Nëntor 2018, 10:51Trajneri i ri dhe ish-lojtari i Realit të Madridit ka debutuar me fitore në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Valladolidit.
-
Serie A/ Juventus merr trepikëshin e radhës, Interi shpartallon Genoan
4 Nëntor 2018, 10:38Skudra e Juventusit ka mundur me rezultatin 3-1 Cagliarin në "Allianz Stadium". Ndërsa Interi ka siguruar fitoren e 7-t radhazi pasi ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Xhenoan.
-
Kategoria Superiore/ Skënderbeu dhe Partizani fitojnë me vështirësi
4 Nëntor 2018, 10:31Dy kryesuesit e kampionatit marrin tre pikët me nga një gol. Memelli debuton me sukses me Laçin
-
Bundesliga/ Bayern barazon me Freigurgun, Dortmundi bën detyrën ndaj Wolfsburgut
3 Nëntor 2018, 22:50Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje shumë të rëndësishme të Bundesligës. Bayerni ka barazuar me Freiburgun, ndërsa Borussia Dortmund ka fituar ndaj Wolfsburgut.
-
Humbi jetën në një aksident ajror/ Nis ceremonia budiste për varrimin e pronarit të Leicesterit në Tajlandë
3 Nëntor 2018, 18:27Vichai Srivaddhanaprabha, ish-presidenti i Leicester është një nga personat më të pasur në shtetin e tij, por edhe në botë. Ai humbi jetën pak ditë më parë bashkë me anëtarët e ekuipazhit të tij, pak çaste nga pasi helikopteri u ngrit në ajër pak pas përfundimit të ndeshjes që Leicester luajti kundër West Ham më 27 tetor.
