Arkiva

  • ELBASAN , 16 Shkurt / ATSH-Miranda Sadiku/. –  Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i bashkisë Elbasan është duke vijuar  aksionin për prishjen e  objekteve të  konsideruara pa leje brenda vijës së verdhë të qytetit. Hë hënën aksioni u përqëndrua në lagjen “5 Maji”, në afësi të bllokut të banesave sociale. Objekti i listuar për t’u prishur ishte […]
  • KAJRO – Libia: Ushtria egjiptiane vrau 64 anëtarë të ISIS-it, përfshirë tre liderë

    KAJRO, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Zëdhënësi i ushtrisë libiane, majori Mohamed Hegazy deklaroi se gjatë sulmeve të ushtrisë egjiptiane në Derna dhe Sirte u vranë 64 pjesëtarë të ISIS-it dhe tre prej liderëve të tij. ”Ndërkohë, të plagosurit janë me dhjetëra”, theksoi Hegazy, sipas faqes së internetit të gazetës egjiptiane ”Al Ahram”. Ndërkohë, Hegazy mohoi […]

  • VJENË – Kurz: Një Evropë pa hebrenj nuk është Evropë

    VJENË, 16 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz deklaroi sot se një Evropë pa hebrenj nuk do të ishte Evropë. Deklarata e Kurzit vjen pas apelit drejtuar hebrenjve për largim drejt Izraelit nga kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, menjëherë pas sulmeve në Kopenhagë. “Ne duhet të garantojmë sigurinë që hebrenjtë të mos […]

  • Maqedoni-Serbi, takohen 2 qeveritë
    firmosen 7 marrëveshje mes shteteve

    Kryeministri i serbisë Aleksandër Vuçiç i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij qeveritar mbërriti në Shkup, për të mbajtur mbledhjen e përbashkët qeveritare me Qeverinë e Nikolla Gruevskit. Ky është takimi i dytë mes dy qeverive ku të dy kabinetet shqyrtuan pika të ndryshme e të përbashkëta mes dy vendeve. Në kuadër të kësaj seance ministrat e dy qeverive mbajtën takime të ndara, ku shqyrtuan marrëveshjet midis tyre. VIDEO

  • Jahjaga viziton Panairin e prodhuesve vendorë

    PRISHTINË, 16 Shkurt /ATSH/.-Presidentja e Republikës se Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi të hënën në Prishtinë Panairin e prodhuesve vendorë “Republika ime”, në kuadër të shënimit të përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Presidentja Jahjaga diskutoi me përfaqësuesit e të gjitha bizneseve vendore, pjesëmarrëse në këtë panair. /b.j/a.gjonaj/f,n/

  • Pavarësia e Kosovës, orë e parë mësimi në të gjithë vendin

    PRISHTINË, 16 Shkurt /ATSH/.-Pavarësisë së Kosovës, shpallur në 17 Shkurtin historik të para 7 viteve, sot iu kushtua ora e parë e mësimit në shkollat kosovare. Në këtë kuadër, Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, vizitoi sot nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë. Në një bashkëbisedim me nxënësit, Jahjaga foli për rëndësinë e shpalljes […]

  • ATHINË – Cipras: Pas gjashtë muajsh Greqia do të jetë një tjetër vend

    ATHINË, 16 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ – Nuk duam kredi të reja shpëtimi, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras për revistën gjermane ”Stern” që do të publikohet të enjten. Sipas revistës, kryeministri 40-vjeçar grek, kryetar i SYRIZA-s, është i hapur për dialog dhe optimist. “Jam në favor të një zgjidhjeje nga e cila fitojnë të gjithë. Një zgjidhje […]

  • Kryeministri Mustafa viziton Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë

    PRISHTINË, 16 Shkurt /ATSH/.-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi të hënën një vizitë punë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI). Kreu i Qeverisë së Kosovës është takuar me drejtorin e AKI-së, Agron Selimaj. Burimet zyrtare të Kryeministrisë bënë të ditur se Kryeministri Mustafa diskutoi me drejtorin Selimaj dhe stafin e AKI-së, ku dhe i […]

  • Sport – Rusi – Seleksioneri Fabio Capello do shkarkohet nëse nuk kualifikon ekipin për në Euro-2016

    TIRANË, 16 shkurt /ATSH-AFP/. – Fabio Capello, seleksioneri italian i Rusise, do te shkarkohet nese nuk arrin qe te kualifikoje ekipin per ne Euro-2016, ka deklaruar te henen presidenti i Federates Ruse te Futbollit  (RFU), Nikolai Tolstykh. “Kontrata perfshin mundesine e shkarkimit te trajnerit ne rast te rezultateve te dobëta. Moskualifikimi i ekipit per ne Euro-2016 nenkupton edhe […]

  • ISIS në Libi, Renzi: nuk është
    momenti për ndërhyrje ushtarake

    Në vazhdën e situatës së tensionuar në Libi, kryeministri Italian Matteo Renzi përjashton mundësinë e një ndërhyrje ushtarake të Italisë, por ai thekson se ky nuk është momenti i duhur. Sipas Renzit Libia është një problem ndërkombëtar e jo vetëm i Italisë,e për më tepër shqetësohet sesi është kaluar nga indiferenca totale në shqetësim të palogjikshëm. VIDEO

  • 'Bombat' e opozitës, Gruevski:
    Zaev lidhje me shërbimet e huaja 

    Kryeministri Nikolla Gruevski tani për tani nuk komenton por paralajmëron se së shpejti do të përgjigjet në detaje ndaj akuzave të Zoran Zaevit në opozitë. Kreu i qeverisë dhe VMRO DPMNE-së, shprehu qëndrimin e tij mbi bombat e Zaevit, por edhe për përgjegjësinë e mundshme pas pohimeve të përgjimit të bisedave. Skandal ne Shkup: Janë përgjuar 26 mijë qytetarë, edhe Ali Ahmeti

  • MOSKË – Rusia: Dënojmë sanksionet absurde dhe inkoherente të BE-së

    MOSKË, 16 shkurt /ATSH-AFP/ – Sanksionet e reja të Bashkimit Evropian janë inkoherente dhe absurde disa ditë pas samitit të Minskut në Ukrainë, denoncoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme. “Ne nënvizojmë inkoherencën dhe karakterin absurd të sanksioneve çdo herë që ka shpresa përsa i përket zgjidhjes së krizës së brendshme ukrainase, Brukseli menjëherë vendos […]

  • Kosova drejt integrimit evropian, dy prioritete këtë vit

    PRISHTINË, 16 Shkurt /ATSH-B.Jashari/.-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe përmbyllja e suksesshme e dialogut për liberalizimin e vizave me BE-në, janë dy prioritetet kryesore të Ministrisë së Integrimit Evropian të Kosovës për këtë vit. Ministri Bekim Çollaku në raportimin e tij sot para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës […]

  • LIBI – Al Thani: Sulme ushtarake përndryshe ISIS-i do të mbërrijë në Itali

    ROMË, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – U kërkoj fuqive ushtarake botërore të mbështesin Libinë dhe të ndërmarrin sulme ushtarake, përndryshe ISIS-i do të mbërrijë në vendet evropiane, veçanërisht në Itali, deklaroi sot kryeministri libian, Abdullah al Thani. “Kemi konfirmimin se al Kaeda dhe ISIS-i janë në Tripoli dhe pranë Ben Jawadit”, tha al Thani për Reuters-in. […]

  • Franca, mbështetje Kosovës drejt përmbushjes së reformave në drejtësi

    PRISHTINË, 16 Shkurt /ATSH/.-Franca vazhdon ta mbështesë Kosovën drejt përmbushjes së reformave në drejtësi, pas një takimi që Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pati të hënën me  Ambasadoren e Francës, Maryse Daviet. Ministri Kuçi, bën të ditur zyra e shtypit e MDK-së, vlerësoi bashkëpunimin që Kosova, në veçanti Ministria e Drejtësisë ka me Ambasadën e […]

  • Kosovë – Panel për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

    PRISHTINË, 16 Shkurt /ATSH/.-Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme mori vendim për formimin e Panelit Intervistues për përzgjedhjen e kandidateve për Avokatin e Popullit. Lidhur me këtë, komisioni vendosi që në panel të jenë përfaqësues nga të gjitha partitë politike, […]

  • “Foto Studio Kallfa” dhuron 2280 dokumente fotografike në Fototekën Marubi

    TIRANË, 16 Shkurt / ATSH – Të pakten 2280 dokumenteve fotografike nga “Foto Studio Kallfa”, me fotografë vëllezërit Mehmet dhe Osman Kallfa,  do ti dhurohen Fototekës Kombëtare “Marubi” në Shkodër , gjatë një ceremonie të martën, më 17 shkurt, në ambientet e Ministrisë së Kulturës  në Tiranë. Ministria e Kulturës bën me dije se kjo arkivë, […]

  • Mblidhet Ekonomia e Eurozonës
    Schauble: Jo daljes së Greqisë

    Në Bruksel janë mbledhur ministrat e Financave e të Ekonomisë së Eurozonës për të diskutuar mbi borxhin grek dhe planin e shpëtimit të vendosur nga Bashkimi Europian, Banka Qëndore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

  • Itali, rojet bregdetare shpëtojnë 2164
    emigrantë të paligjshëm nga Libia

    Rojet bregdetare Italiane kanë shpëtuar rreth 2,164 emigrantë të paligjshëm që tentonin të arrinin bregdetin italian nëpërmjet 12 anijeve të vogla, teksa udhëtonin nga jugu i Lampedusës.

  • Mbretëresha Elizabeth II uron Kosovën për përvjetorin e pavarësisë

      PRISHTINË, 16 Shkurt/ATSH/.- Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, i ka dërguar një urim presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe popullit të Kosovës me rastin e përvjetorit të shtatë të pavarësisë së Kosovës. “Kam kënaqësi që t’i dërgoj Shkëlqesisë Suaj përshëndetjet e mia më të ngrohta në festimin e ditës tuaj kombëtare, bashkë […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv