Arkiva
-
11 Tetor 2014, 21:11
-
KAMERUN – Boko Haram liron 27 pengje
11 Tetor 2014, 21:11YAOUNDE, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Njëzet e shtatë pengje kineze dhe kamerunase, rrëmbyer në muajin maj dhe korrik në veriun e largët të Kamerunit, u liruan sot, njoftoi presidenti Paul Biya. “Njëzet e shtatë pengjet e rrëmbyer më 16 maj në Waza (veriun e largët të Kamerunit) dhe 27 korrik në Kolofata iu dorëzuan autoriteteve kamerunase”, […]
-
GJERMANI – Më shumë se 20 000 kurdë manifestojnë kundër ISIS-it
11 Tetor 2014, 19:09BERLIN, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 20 000 kurdë manifestuan paqësisht në rrugët e Duseldorfit kundër organizatës së Shtetit Islamik, ndërkohë që Berlini vazhdon të shqetësohet për një konflikt të mundshëm sirian në vend. Sipas policisë lokale, rreth 10 000-12 000 persona u mblodhën në fillim të manifestimit dhe më pas numri vijoi të rritet […]
-
Vlora i jep titullin “Nderi i Qarkut”, Ambasadorit të Kinës në Tiranë
11 Tetor 2014, 19:09Vlorë, 11 tetor/ATSH-Harilla Koçi/.-Në kuadrin e 65 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Këshilli i Qarkut të Vlorës akordoi Titullin “Nderi i Qarkut” për Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Ye Hao. Me këtë rast, në sallën e Teatrit “Petro Marko” në këtë qytet, u organizua një ceremoni ku ishin […]
-
Virusi Ebola, ISHP: Gatishmëri e plotë dhe survejim aktiv
11 Tetor 2014, 19:09TIRANË, 11 Tetor/ATSH/- Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Arjan Bregu, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni, Shaban Memeti, i cili i ka konfirmuar se pas analizave të kryera për rastin e dyshuar me Ebola në këtë vend ka rezultuar negativ. Sipas njoftimit zyrtar nga ISHP, […]
-
Rama thirrje tifozëve: Mbështetje kombëtares tonë
11 Tetor 2014, 19:09TIRANË, 11 Tetor/ATSH/-Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje tifozëve dhe popullit shqiptar të mbështesin kombëtaren tonë në sfidën e sotme përballë Danimarkës në “Elbasan Arena”. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri fton tifozët kuqezi të përcjellin sa më tepër energji pozitive për Kombëtaren, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale. “Forca Shqipëria […]
-
BRITANI E MADHE – Mijëra persona nën mbikëqyrje si pasojë e terrorizmit
11 Tetor 2014, 19:09LONDËR, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Shërbimet britanike të sigurisë kanë mbikëqyrur mijëra persona në Londër dhe kanë vlerësuar se të paktën një e treta e rreth 500 xhihadistëve britanikë të nisur në Siri ose Irak janë me origjinë nga Londra, deklaroi sot kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Boris Johnson. “Çdo ditë, shërbimet e sigurisë janë […]
-
Elbasan/ “Qytetar Nderi” për shkollën “Jeronim De Rada” në 50 vjetorin e maturës së parë, 1964-1968
11 Tetor 2014, 19:09ELBASAN, 11 Tetor / ATSH-Miranda Sadiku- Këshilli Bashkiak i Elbasanit i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi” shkollës Jeronim De Rada në 50 vjetorin e maturës së parë, 1964-1968. Titulli mbante motivacionin “Për përçimin e vlerave të qytetarisë në vend e më gjerë”.Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini tha se “ ky titull do t’i […]
-
Dule takim me Kongresmenë Amerikanë
11 Tetor 2014, 19:08TIRANË, 11 Tetor/ATSH/-Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule zhvilloi sot një takim me Kongresmenët Amerikanë, z. Gus M. Bilirakis dhe z. Gregory W. Meeks’ në kuadrin e vizitës së tyre në vendin tonë. Dule u shprehu Kongresmenëve Amerikanë vlerësimin për nivelin e lartë strategjik të marrëdhënieve midis dy vendeve, mbështetjes […]
-
UKRAINË – Poroshenko parashikon një takim me Putinin në Milano
11 Tetor 2014, 17:42 -
UKRAINË – Katër civilë dhe një ushtar të vrarë në Lindje të vendit
11 Tetor 2014, 17:41DONETSK (Ukrainë), 11 tetor /ATSH-AFP/ – Luftimet mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës kanë shkaktuar vdekjen e katër civilëve dhe një ushtari, theksuan sot burime zyrtare, ndërkohë që ushtria ukrainase ka progresuar në kërkim të një armëpushimi të plotë. Në Donetsk, bastioni kryesor rebel ku të shtënat janë dëgjuar edhe sot […]
-
Tifozë kosovarë mbërrijnë për të parë ndeshjen Shqipëri – Danimarkë
11 Tetor 2014, 17:41ELBASAN, 11 Tetor / ATSH-Miranda Sadiku- Sportëdashësve shqiptarë në ndeshjen mes Kombëtare dhe – Danimarkës, i janë bashkuar sot edhe shumë shtetas kosovarë, e maqedonas. Të ardhur nga Prishtina, Gjilani etj. I vetmi shqetësim për të mbetet bileta, edhe pse e kanë blerë atë me çmim pak të “ kripur” krahasur me çmimin e tregut, […]
-
Vlorë: Polica kufitare sekuestron 161 kg kanabis
11 Tetor 2014, 17:41Vlorë, 11 tetor/ATSH-Harilla Koçi/.-Policia kufitare e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi mesditën e të shtunës 161 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërkohë që arrestoi drejtuesin e një kamioni që do ta trafikonte atë drejt Italisë. Burime zyrtare të policisë kufitare bënë të ditur për ATSH-në se, lënda narkotike u bllokua në mjediset e portit, […]
-
Televizioni amerikan PBS, emision për bregdetin dhe trashëgiminë kulturore
11 Tetor 2014, 16:21TIRANË,11 Tetor /ATSH / – Për herë të parë në Shqipëri televizioni publik amerikan PBS, Public Broadcasting Corporations në një emision për bregdetin shqiptar dhe trashëgiminë kulturore. Me ftesë të Agjensisë Kombëtare të Bregdetit për të xhiruar bregdetin shqiptar dhe në veçanti Parkun Kombëtar të Butrinti, ka mbërritur në bregdetin tonë, një grup xhirimi amerikan […]
-
BE – Brukseli miraton një ndihmë prej 1,4 miliardë euro për Afganistanin
11 Tetor 2014, 16:21BRUKSEL, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Komisioni Evropian njoftoi sot se do të japë një ndihmë prej 1,4 miliardë euro gjatë periudhës 2014-2020 për zhvillimin e Afganistanit. Ky fond do të prekë kryesisht sektorët jetësor për rritjen ekonomike dhe stabilitetin social të afganistanit, si bujqësia dhe zhvillimi rural, shëndetësinë dhe përforcimin e institucioneve demokratike, shpjgon Komisioni. […]
-
Greqi, Samaras fiton votëbesimin në
11 Tetor 2014, 15:33
Parlament, “Nuk do ketë zgjedhje”Ashtu siç pritej kryeministri Grek Antonis Samaras, ka mundur të fitojë votëbesimin në parlament, duke i dhënë kështu fund spekulimeve se në vend duhet të zhvilloheshin menjëherë zgjedhje të parakohshme.
VIDEO -
Ebola, Tritan Shehu: Shqetësimet jo realiste, nuk ka rrezik për Shqipërinë
11 Tetor 2014, 15:03TIRANË, 11 Tetor/ATSH/.- Një ditë pas vdekjes në Shkup të një shtetasi britanik, i dyshuar nga virusi Ebola, mjeku Tritan Shehu, ish-deputet i PD-së, nuk i vlerëson realiste alarmet se ky virus mund të përbëjë rrezik dhe për Shqipërinë. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Shehu shkruan se këto alarme nuk janë […]
-
Rama reagon për rrugët hyrëse të kryeqytetit
11 Tetor 2014, 15:03TIRANE, 11 Tetor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama komentoi në rrjetin social ‘Twitter’ rrugët hyrëse të kryeqytetit, duke i cilësuar investimet e kryera gllabëruese për buxhetin e shtetit. “A është një hyrje kryeqyteti kjo? Dhe këto lloj rrugësh kombëtare gllabëronin buxhetin e shtetit e quheshin sukses!”, shkruan Kryeministri Rama, ndërsa postoi edhe një foto rreth aksionit të […]
-
Angli, stërvitje në masë për testimin e aftësive reaguese ndaj epidemisë Ebola
11 Tetor 2014, 15:03LONDËR, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Një stërvitje në masë, ku përfshihen qindra persona, ku edhe ministritë, parashikohet të organizohet sot në Britnai të Madhe, për të testuar aftësitë e vendit për t’u përballur me shfaqjen e rasteve të Ebolas në territorin e saj. Personeli i spitaleve që mbajnë uniforma mbrojtëse dhe shërbimet e ambulancave do […]
-
