Arkiva
-
Gjykata e shkallës së parë e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 15 të rinjtë të cilët u arrestuan dy ditë më parë si autorë të një sërë vjedhjesh me dhunë të banesave, por dhe shkatërrim me eksploziv të shtyllave të tensionit të lartë 18 Shkurt 2012, 22:58
-
Rama: Shteti nën dëborë
18 Shkurt 2012, 22:11
Berisha tallet, akuza vulgareNë një shkrim të botuar sot në faqen e tij zyrtare, online, Kryetari i Partisë Socialiste bën një analizë të gjatë të situatës së krijuar në vend nga reshjet e borës, dhe tërbimi i motit i cili ka përfshirë jo vetëm vendin tonë. Por, ndryshe nga kudo jashtë Shqipërisë, sipas Ramës askund tjetër nuk është “çorodia totale e shtetit dhe sulmet e e çoroditura të pushtetit ndaj opozitës”
-
“Rugova”, Basha e heq nga njësia 7
18 Shkurt 2012, 19:50
e vendos në qendëPunonjësit e bashkisë së Tiranës shkulën dje pasdite tabelën me emrin “Ibrahim Rugova” që ishte vënë në 2008 te një rrugë e njësisë 7, ndërsa dje paradite një rrugë tjetër në Tiranë mori emrin e ish-presidentit të Kosovës, pas propozimit të kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha.
-
MB: 27 komuna të bllokuara
18 Shkurt 2012, 19:31
nga moti i keqMinistria e Brendshme lajmëroi se operacionet nga ajri të shtabit të emergjencës kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme për t’u ardhur në ndihmë banorëve në emergjencë shëndetësore dhe për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Zëdhënësi i ministrisë, Fatmir Konja deklaroi se tashmë në të gjithë vendin janë 27 komuna të bllokuara.
-
Shqiptari thyen akullin
18 Shkurt 2012, 16:52
zhytet në – 10 gradë celciusI frymëzuar edhe nga disa misioni në Rusi dhe Siberi, 48 vjeçari Ylber Haliti është zhytur të notojë në ujë të ftohtë kur termometri shënoi – 10 gradë celcius. Ai ka thyer akulli me trashësi 50 cm që kishte mbuluar liqenin e vogël të Rahovicës në zonën e Preshevës dhe më pas është futur të notojë në ujin e ftohtë.
-
Pronat, BB: Qeveria dështoi
18 Shkurt 2012, 19:15
Bum ankesash në StrasburgNë raportin e saj të fundit, Banka Botërore deklaron se, në Shqipëri marrja e pronës mbetet në ëndërr. “Qeveria dhe gjykatat në Shqipëri kanë dështuar në zgjidhjen e çështjes së pronës.” Reagojnë pronarët: Janë shtuar konfliktet dhe vrasjet për pronën. Shkon në 530 numri i ankesave në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për kthimin e pronës.
-
Lamtumirë Whitney Houston
19 Shkurt 2012, 07:22Ceremonia e funeralit të divës së muzikës u mbajt në kishën baptiste të qytetit Newark, në Nju Jersey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja Aretha Franklin ka anuluar këngën e saj në ceremoninë funebër për shkak se është e sëmurë.
-
Gara për dekan, Pipero
18 Shkurt 2012, 17:52
kërkon skualifikimin e rivalitMjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, aktualisht drejtor i politikave në ministrinë e shëndetësisë, me një shkresë zyrtare, i ka kërkuar komisionit qendror të zgjedhjeve të universitetit skualifikimin nga gara të konkurrentit Bajram Hysa me pretendimin se nuk plotësonte kriteret për të qenë në krye të këtij fakulteti, pasi ai nuk është pedagog. Reagon komisioni: Kërkesa e padrejtë.(Në foto: Studentë të universiteteteve private gjatë prezantimit të kandidaturës së Piperos)
-
Elbasan, nipi “përlan” 50 mijë euro
18 Shkurt 2012, 17:40
nga kasaforta e xhaxhaitNjë 18 vjeçari ka grabituar kasafortën e xhaxhait të tij, pronar i linjë transporti Belësh – Greqi. 50 vjeçari e ka gjetur kasafortën bosh, kur është kthyer në banesë, ndërsa policia ka prangosur të riun, Panajot Tafani.(Në foto: Valuta e vjedhur nga kasaforta)
-
Dibër, rreziku i orteqeve
18 Shkurt 2012, 19:34
evakuohen 26 familjeShtresat e dendura të dëborës të cilat prej afro dy javësh kanë fundosur gjysmën e vendit, kanë shtuar rrezikun e orteqeve. Një situatë kritike është lajmëruar në fshatin Gryknokë në qarkun e Dibrës, ndërsa shtabi i emegjencave ka avakuar 26 familje.
MB: 27 komuna të bllokuara nga moti i keq -
Ish -të përndjekurit, Kushtetuesja:
18 Shkurt 2012, 16:15
S’ka shpërblim për vepra penaleGjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e ish-të përndjekurve, të cilët kërkonin shfuqizimin e një neni në ligjin përkatës, sipas të cilit personi që përfiton dëmshpërblim për persekutimin, nuk e merr dot atë në rast se ka kryer dëm ndaj jetës së shtetasve të tjerë.
-
Open Data: Nga viti 2006, bien
18 Shkurt 2012, 16:05
taksat e pushtetit vendoSipas një hulumtimi të kryer nga Open Data Albania, dukenisur nga viti 2006, vihet re një rënie në taksat e mbledhura nga bashkite e komunat, e cila u theksua akoma më shumë në vitin 2007, ku u mblodhën15.7% më pak se sa në vitin 2006.
-
Qeveria, 10.3 mln euro
18 Shkurt 2012, 14:57
për shpronësimeJanë 1.4 miliardë lekë të reja, që janë disbursuar dje nga buxheti i shtetit në favor të ministrisë së Financave, për të mbuluar koston e shpronësimeve për rrugët nacionale. Përfituesit e rradhës duket të jenë pronarët në segmentin Tiranë-Elbasan, por edhe të tjerë.
-
Plumbat në gjimnaz, Drejtoria:
18 Shkurt 2012, 14:51
U zunë për gjëra të kotaRedi Qoshja, ( ne foto) maturant te gjimnazi "Ismail Qemali" është plagosur dje me armë zjarrë. Plumbi që e ka kapur në dorë, është shkrepur nga 16 vjeçari B.P, të cilin Qoshja e kishte rrahur me grushta. Sherri duket se ka nisur për një vajzë, por drejtoresha e shkollës, Vojsava Thanasi, na jep një tjetër version të kësaj ngjarjeje. Mësohet se po negociohet me prindërit e 16-vjeçarit që ai të dorëzohet.
-
Beyonce dhe Jay-Z preferojnë
18 Shkurt 2012, 14:02
pizza para Grammy-itËshtë folur shumë në media, për mungesën e superyjeve Beyonce dhe Jay-Z në ceremoninë madhështore të ndarjes së çmimeve Grammy Aw¬ards. Ndërsa duket se çifti përkundër nominimeve preferoi që të kalojë një mbrëmje së bashku.Duke ngrënë pizza.
-
Dëshiron të jetë shoqe
18 Shkurt 2012, 13:58
me Kate MiddletonNdonëse Reese Witherspoon është një aktore mjaft e famshme, ajo ka qenë nervoze në momentin që është takuar për herë të parë me dukeshën Kate Middle¬ton.
-
Scherzinger dhe Hamilton sërish bashkë?
18 Shkurt 2012, 13:48Pas ndarjes së tyre në nëntor u tha se Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton do të mbeteshin miq. Megjithatë thuhet se çifti është rikthyer së bashku. Ata janë fotografuar duke u larguar nga Olympia Theatre në Dublin një koncerti të Scherzinger.
-
Bieber-Gomez, më të dashuruar se kurrë
18 Shkurt 2012, 13:45Ata mundohen të kalojnë mjaft kohë së bashku. Duke qenë të dy personazhe mjaft të famshëm Selena Gomez dhe Justin Bieber janë gjithnjë në fokusin e mediave.
-
Jean-Claude Van Damme ndryshon look
18 Shkurt 2012, 13:40Aktori i njohur i filamve aksion Jean-Claude Van Damme shfaqet me një look të ri. Ai i ka shtuar pamjes së tij mustaqe dhe baseta të mëdhaja për filmin e tij më të ri, ‘Welcome to the Jungle’. Ajo çka vihet re më shumë tek Van Damme është fiziku i tij ende muskuloz sado që vitet kalojnë
-
Adele, padit një revistë franceze
18 Shkurt 2012, 13:38Këngëtarja Adele do të hedhë në gjyq një revistë franceze e cila ka publikuar foto që vijnë nga një video erotike të këngëtares së famshme, sipas revistës. Adele përgënjeshtroi revistën ‘Public’ e cila shkruan se video është regjistruar në një smartphone. Gjithashtu Fotot e marra prej videos janë publikuar në faqe të parë. Avokati i Adeles do të fillojë ndjekjen ligjore të rastit.
